Çmimi i benzinës nga mesnata do të rritet për gjysmë denarë, kurse dizeli do të mbetet me çmimin aktual edhe në dy javët e ardhshme, kështu ka vendosur KRE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimi i Eurosuper-95 do të shitet për 67 denarë, kurse çmimi i ri i Eurosuper BS-98 do të jetë 69 denarë. Eurodizel (D-E V) edhe dy javët e ardhshme do të mbetet i njëjtë (53.50 denarë) për litër, kurse Vaji ekstra i lehtë shitje me pakicë (EL-1) mbetet 42 denarë për litër.

Mazuti M-1 NS rritet për 0.718 den/kg në bazë të çmimit të deklaruar me vendimin e 26.12.2016 dhe me atë çmim të M-1 NS arrinë 28.827 den/kg.