Aleksandar Dashtevski për TV Nova deklaroi se George Soros, është gjenerator i krizës në Maqedoni. Sipas tij, ata të cilët punojnë për dëshirat e tij, janë “kuklla” të Sorosit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Soros ka ndikim të madh në politikën botërore, siç është për momentin administrata e Barack Obamas dhe administrata e cila duhej të ishte e Hilari Clintonit. Kur u paraqitën bisedat në “Wikileaks” për Klinton, ishte e qartë se ai ka ndikim direkt në politikën e jashtme amerikane, tani ai e sulmon presidentin aktual amerikan dhe e quan diktator”, tha mes tjerash Dashtevski.

Ai tha se Soros manipulon me shtete të dobëta dhe i rrënon financat e tyre, identitetin dhe traditën e tyre.