Kthimi i mërgimtarëve pas kalimit të festave të fundvitit në Kosovë ka rikthyer kolonat dhe pritjet e gjata në pikë kalimin kufitar në Merdar.
Policia njofton se për shkak të fluksit të madh të automjeteve në këtë pikë kalim pritjet janë deri në tri orë, transmeton KTV.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha apelon tek mërgimtarët që të përdorin edhe pikat tjera kufitare për t’iu shmangur pritjeve të gjata.