Një milion e 55-mijë euro jepen për tre firma të cilat duhet të mirëmbajnë rrugët. Megjithatë rrugët mbetën të pa pastruara, madje edhe kur bora ndaloi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tv Telma bën të ditur se ndërmarrja publike ”Rrugët e Maqedonisë”ka nënshkruar marrëveshje me tre kompani për mirëmbajtjen e rrugëve, por sitauta në terren tregon të kundërtën.

Zëdhënësi i qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev bëri të ditur se të gjitha kompanitë me të cilat ka marrëveshje, janë angazhuar në terren.

Firmat e angazhuara nga ”Rrugët e Maqedonisë” janë Nb-trans Company nga Tetova, që ka tre marrëveshje për mirëmbajtjen e rrugëve me një vlerë prej rreth 1.1 milionë euro, pastaj kompania Përparimi, me një marrëveshje prej 110 mijë euro dhe Joska Trans Trejd, me një marrëveshje prej 330 mijë euro.