Në mënyrë të vazhdueshme i kemi biseduar të njëjtat çështje, Gjithmonë themi se Marrëveshja kornizë e Ohrit është zgjidhja për Republikën e Maqedonisë. Është marrëveshje paqeje e mbështetur nga Bashkësia ndërkombëtare, dhe nuk shoh zgjidhje tjetër përveç MO, ka thënë mbrëmë Bujar Osmani në emisionin ‘Argument’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Osmani ka vlerësuar se çështja për gjuhën nuk është mbyllur.

‘Një çështje e cila nuk është mbyllur është çështja e gjuhës. Ajo çështje është trajtuar me sukses pjesë-pjesë për shkak të kontekstit politik, për shkak të numrave në Parlament, për shkak të mungesës së dëshirës te partitë politike maqedonase. Përsëri, të mos lejojmë që të mos zbatohet tërësisht ajo pjesë (gjuha)…Asnjëherë nuk do të gjeni fjali të BDI-së se ajo çështje është mbyllur’, vlerësoi ndër të tjera Osmani.