Grupi i palëve të prekura nga rajoni ndërkufitar ‘Sharri’ sot në Jegunovc e ka mbajtur mbledhjen e tij të fundit të 17-të në kuadër të projektit ‘Nxitje e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillim i barabartë rajonale territorial të vendeve nga Ballkani Perëndimor në procesin drejt integrimit të BE-së’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti është financuar nga BE-ja, ndërsa e zbaton grupi i përhershëm punues për zhvillim rural me seli në Shkup dhe zyra rajonale në Prizren. Krahas nga Maqedonia dhe Kosova, në të marrin pjesë edhe përfaqësues të autoriteteve lokale, institucione publike, organizata joqeveritare, sektori i biznesit dhe faktorë të tjerë të interesuar edhe nga Shqipëria, njofton AIM.

Qëllimi kryesor është përforcimi i bashkëpunimit të këtyre faktorëve nga vendet e treta në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si kontribut në inkuadrimin e këtyre shteteve në BE.