Për ish-ministrin e Drejtësisë, Mihajllo Manevski, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është rreziku i përgjithshëm i Maqedonisë dhe se asgjë nuk mund t’i besohet, sepse, sipas tij, nuk është njeri që e mbanë fjalën dhe ndërron mendimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Manevski e akuzon Zaevin se e ka mbajtur peng Maqedoninë, për dy vite e gjysmë dhe se i ka keqtrajtuar qytetarët. Në kolumnën e tij, Manevski flet me gjuhë të ashpër kundër Zaevit, duke thënë se nuk i besohet as në përparimin e një shteti unitar sepse nuk reagoi për vendosjen e flamurit shqiptar, nga ana e Talat Xhaferit.

Manevskit i pengon edhe gjuha shqipe, pasi që Zaevi nuk garanton se nuk do të lejohet dygjuhësia në tërë territorin e Maqedonisë dhe se nuk do të hapen tema për ndërrimin e stemës, flamurit dhe himnit.

Në fund, Manevski thotë se populli nuk do të dorëzohet dhe nuk do të lejojë që ta humbë shtetin me procedura të paligjshme dhe jokushtetuese të Zaevit.