Irinej: Të shtënat në Ivanoviqin, të shtëna në Serbi

Irinej: Të shtënat në Ivanoviqin, të shtëna në Serbi

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej ka deklaruar se Oliver Ivanoviq nuk e ka braktisur Serbinë e vjetër (kështu e quan ai Kosovën) as me çmimin jetës dhe se të shtënat kundër tij janë të shtëna në serbë dhe në Serbi.

Në deklaratën lidhur me vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare SDP, patriarku serb për tv Hram, siç përcjell rts, ka thënë se e falënderon Oliver Ivanoviqin, i cili, siç e cilësoi, “ka qenë shembulli më i ndritshëm i sojit tonë, krah për krah me priftërinjtë dhe me popët tanë e me të gjithë serbët e ndershëm si dhe me të gjitha të mirat që i ka bërë për popullin serb e për Kishën Serbe”.

“Oliver Ivanoviq si njohës i jashtëzakonshëm i situatës së vështirë në të cilën gjendet kaherë populli serb në Kosovë, ka qëndruar në rolin përfaqësuesit popullor e shoqëror”, citohet të ketë thënë patriarku, transmeton koha.net.

Ai ka theksuar se shumëkush ka qenë i detyruar të largohet nga territori i Serbisë së Vjetër.

“Ivanoviq ka duruar presionet dhe ka qenë i ekspozuar ndaj sfidave më të mëdha”, ka thënë partiaku duke shtuar se edhe pse ka pasur mundësi ta braktisë Kosovën, ai këtë kurrë nuk ka dashur ta bëjë këtë me asnjë çmim.

“Doli se, për fat të keq, këtë nuk deshi ta bënte as me çmimin e jetës”, tha ai duke ngushëlluar familjarët e Ivanoviqit dhe të gjithë serbët për vdekjen e tij e duke kërkuar nga ta që të luten për shpirtin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *