“Gjaku I Kastriotit” nga Shkodran Tolaj, dedikim jubileut të Kosovës, është lansuar këto ditë si premierë që vjen e punuar më shumë përkushtim.

“Gjaku I Kastriotit” nga artisti Shkodran Tolaj ka ardhur fuqishëm duke sjell mesazhin e bashkimit dhe frymëzimit për brezin e ri. Artisti një postim në rrjetet sociale ka falënderuar  bashkatdhetarët, mërgimtarët, ish të burgosurit, ka kujtuar dëshmorët duke iu përkulur atyre, ka kujtuar intelektualët e krijimit të mendimit të lirë në kohë të vështira para luftës së 99-tës në Kosovës që bënë të jetësuar ëndrrën e mijëra njerëzve-Kosovën shtet.

Tolaj ndjehet i privilegjuar që si artist këndon lirshëm e plot krenari për shtetin dhe tokën e tij në këtë 10 vjetor duke sjell një projekt të punuar me shumë përkushtim e dashuri dhe me një staf të madh artistësh.

Projekti “Gjaku i Kastriotit” ka mbledhur toskë e gegë, myslimanë e katolikë, veriorë e jugorë duke krijuar kolorit veshjesh e pamjesh të jashtëzakonshme që priten të vinë bashkë me krijimin e ri muzikor.

Autor i tekstit të këngës është i madhi dhe i përjetshmi mjeshtër i fjalës Gjokë Beci, autor muzike Përparim Tomcini, ndërkaq orkestrues Ardian Kastrati.

Videoklipi është realizuar nga “M production” ndërkaq kontribut ka dhënë në ideim artisti Zeni Ballazhi. Shkodran Tolaj ka arritur të bëjë bashkë ansamble nga të gjitha trevat shqiptare: ansamblin “Emin Duraku” Shkup, “Xheladin Zeqiri” Tetovë, “Dedë Gjon Luli” Tuz, ansamblin autokton “Rugova” Dukagjin, “Kemajl Azizi” Viti, “Ardhmëria” e Gjakovës dhe Tropojës. Art në vete paraqesin loja e valltarit të parë të ansamblit “Shota” Besnik Graiçevcin dhe Afrim Alshiqin si dhe mjeshtrit të çiftelisë Fatmir Makolli.

Xhirimet janë kryer në sheshin e kryeqytetit me prezencë të qindra qytetarëve dhe në zonën e veçantë të quajtur “Guri I plakës”. Këto ditë është lansuar kënga më videoklip dhe po pëlqehet e vlerësohet nga publiku. Ndryshe Tolaj është pjesë e koncerteve që do të mbahen për 10 vjetor dhe duket që kjo të jetë kënga e vetme ekskluzive për këtë jubile dedikuar lules më të re në Ballkan-Kosovës.