Profesori ngeli gjithë klasën për një arsye të veçantë

Briliante! Profesori ngeli gjithë klasën për një arsye të veçantë

Një profesor ekonomie në Texas Tech tha se nuk kishte ngelur asnjëherë, as edhe një student të vetëm, por një herë kishte ngelur një klasë të tërë.

Klasa (studentët) këmbëngulën se socializmi funksionon, për sa kohë askush nuk do të jetë i varfër dhe askush nuk do të jetë i pasur. Profesori tha. “Dakord, do të bëjmë një eksperiment në këtë klasë për socializmin”.

“Të gjithë notat do të mesatarizohen dhe të gjithë do të marrin të njëjtën notë, kështu që askush nuk do të ngelë dhe askush nuk do të marrë A (Dhjetë)”, tha Profesori.

Pas testit të parë, notat u mesatarizuan dhe të gjithë morën B (Nëntë). Studentët që kishin studiuar shumë u mërzitën, ndërsa studentët që kishin mësuar shumë pak, ishin shumë të lumtur.

Por në testin e dytë, studentët që kishin mësuar pak nisën të mësonin edhe më pak, dhe ata që kishin studiuar shumë, menduan që, përderisa nuk do të merrnin A, nuk kishin pse mësonin aq shumë. Mesatarja në testin e dytë ishte D (7).

Askush nuk ishte i lumtur. Në testin e tretë, mesatarja ishte F.

Notat nuk u rritën asnjëherë, ndërkohë që nisën grindjet, fajësimet, dhe mëritë pasi askush nuk mësonte për të tjerët.

Për habinë e tyre të madhe, të gjithë ngelën.

Profesori u tha se edhe socializmi do të dështonte, për shkak të të njëjtit parim njerëzor të stimulit.

Sa më shumë që njerëzit të përpiqen të kenë sukses, aq më i madh do të jetë shpërblimi, por kur qeveria merr gjithë shpërblimet, askush nuk do të përpiqet të ketë sukses.

Dua | Nuk mund ta fsheh, ky është emocion…

Dua Lipa të bënë krenare që je shqiptar me gjestin që bëri së fundi!

Dua Lipa të bënë krenare që je shqiptar me gjestin që bëri së fundi!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa është ajo që na bënë krenare cdo ditë me sukseset e saj në tregun muzikor ndërkombëtar.

E sot ajo ka vendosur që me adhuruesit e saj në rrjetin social “Instagram”, të ndajë një libër të shkruar nga vet gjyshi i saj, Dr. Seit Lipa.

“Kosova në periudhën e rindërtimit” mbanë titullin libri bashkangjitur me të cilin Dua ka dhënë edhe një shpjegim.

“Gjyshi im, Seit Lipa ishte kryetar i Institutit të historisë së Kosovës, në vitet 1990-1995. Duke dashur të tregoj historinë tonë dhe prej nga vijmë është në gjakun tonë dhe po mundohem të ju tregoj njerëzve kudo që shkoj e në çdo intervistë tregoj që jam nga Kosova. Ne kemi një histori shumë interesante, prej të cilët kam mësuar nga pak çdo herë. Një artikull u përhapë së fundi rreth punës së gjyshit tim dhe desha të ndajë këtë moment me të gjithë juve” ka shkruar Dua në postimin e saj.

Jam e gëzuar me jetën dhe me të!

Zaimina flet për jetën e re me Khloe: Jam e lumtur, mendoj vetëm për të!

Vetëm pak kohë këngëtarja Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë.

Në një interviste në ‘Skype’ për ‘Pop Culture’ se çfarë po përjeton pas lindjes. “Jam shumë e lumtur. Çdo gjë e imja tashmë sillet rreth Khloe. Nuk mendoj asnjë moment për veten”, -ka treguar ajo.

E pyetur me kë ngjan më shumë, ajo ka treguar se ngjan me të atin Klodin. “Në fillim më dukej sikur ngjante me mua, por tani që po rritet çdo ditë e më shumë po merr hijen e të atit”, -ka përfunduar Zaimina.

Adelina “plas” në lot gëzimi!

Adelina “shpërthen” në lot gëzimi, emocionohet si kurrë më parë!

Me një zë të shkëlqyeshëm, e zjarrtë në performancë dhe interpretim, Adelina u emërua nga publiku si DIVA e muzikës shqiptare.

Ajo ishte e ftuara e edicionit më të ri të emisionit LEMzA në Tribuna Channel dhe ndau shumë të pathëna me pubikun e emisionit, rrëfime ekskluzive nga fëmijëria e saj, sfidat e jetës e shumçka tjetër.

Pjesa kulmore e emisionit ishte momenti kur Adelina’shpërtheu’ në lot gëzimi, ishte befasia e Valit që e emocionoi si kurrë më parë.

Hisotrin e plotë do mund ta kuptoni përmes linkut të mëposhtëm.

Ky, së bashku me shokë i hoqi flamujt e Kosovës në Prishtinë!

Ky është aktivisti i VV-së që së bashku me shokë i hoqi flamujt e Kosovës në Prishtinë

Burimet e Indeksonline kanë bërë të ditur se mbrëmë gjatë heqjes së flamujve të Kosovës ka qenë i përfshirë edhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi.

Këtë rast e ka konfirmuar për “Indeksonline” edhe Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Zëdhënsja për informim e PK-së, Flora Ahmeti ka treguar se njësitet policore nga sheshi “Zahir Pajaziti” kanë shoqëruar te Stacioni Qendra tre persona të dyshuar, E.A 1995 ( emër i njohur për redaksinë),L.H 1987 dhe J.SH 1995.

“Personat e dyshuar me urdher te prokurorit jane liruar ne procedure te rregullt dhe ndaj tyre po me urdher te prokurorit eshte inicuar rasti Prishje e rendit dhe qetesise publike- vandalizem”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, “Indeksonline” mbrëmë ka siguruar video dhe fotografi ekskluzive të vendit të ngjarjes ku personat në fjalë hoqën flamujt e Republikës.

Eh, të jesh babi i DUAS!

Babai i Duas, 40 vjeçari që iu lë pa fjalë

Është njëri ndër meshkujt më të pashëm në vendin tonë. Bëhet fjalë për Dukagjin Lipën, i cili u bë i njohur shumë vite më parë, pasi që ishte vokalist i grupit ‘Oda’.

Mirëpo ai kohëve të fundit po komentohet shumë nëpër media, për shkak se është babai i këngëtares me famë botërorë Dua Lipa, shkruan Gazeta Express.

Ai ka shumë ndjekës në rrjetet e tij sociale, gjersa përkundër moshës ai duket shumë i ri, dhe është ndër meshkujt më seksi shqiptarë të brezit të tij.

Ndryshe, Dugi, është i martuar me Anesën dha kanë tre fëmijë.

Për më shumë shikoni disa fotografi të tij.

Visi | Unë jam dielli që të ndjek pas!

Më të dashuruar se kurrë, Visi ndjekës i rregullt i Lorit kudo!

Trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha është shprehur për herë të parë në një emision rreth lidhjes së saj 6-vjeçare me Vis Bajraktarin.

Por duket se për këtë intervistë radiofonike të Lorit në emisionin “You and Me” nuk ka qenë i interesuar vetëm publiku dhe ndjekësit e Lorit, por gjithashtu edhe vetë Visi.

Ai ka publikuar në SnapChat video të ndryshme ku tregonte se po e dëgjonte me vëmendje të dashurën e tij të zemrës, madje dhe po argëtohej me intervistën e saj.

Beatrix Ramosaj i kthehet zakonit të vjetër?

Beatrix Ramosaj i kthehet zakonit të vjetër?

Kohë më parë këngëtarja Beatrix Ramosaj kishte deklaruar se konsumonte duhan, madje shumë duhan, por që kishte arritur të hiqte dorë.

Megjithatë në foton e publikuar këtë të shtunë duket se Beatrix i është rikthyer zakonit të vjetër.

Në këtë foto e shohim mjaft seksi dhe me një cigare në dorë. Nuk dihet nëse këngëtarja e ka përdorur këtë cigare vetëm për efekt fotoje apo vërtet e ka rinisur.

Enca | O njeri, iku koha e kërcënimeve!

Enca ka një përgjigje për kërcënimet e ish-menaxherit të saj

Këngëtarja Enca Haxhiu së fundi ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve, pas prishjes së raporteve me tashmë ish-menaxherin e saj.

Përmes rrjeteve sociale, Kastriot Berisha kishte akuzuar Encën se kishte bërë padrejtësi dhe mashtrime pas shpinës, andaj ka shkëputur çdo marrëdhënie pune me të, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, Enca nuk i ka kushtuar shumë vëmendje këtyre akuzave dhe ka vazhduar të shpalosë nga pak rreth projektit të ri.

Ndërsa, në postimin e fundit ajo ka shkruar disa fjalë të cilat duket se janë dedikim për ish-menaxherin e saj.

“Jam e mirë, e dashur dhe e kujdesshme. Por, gjithashtu nuk pranoj të duroj gjepurat e askujt”, ka shkurar këngëtarja.

Joli | Nuk ka si ai, por ka të ngjajshëm!

Ngjashmëri e madhe: I dashuri i ri i Jolie ia kujton Brad Pitt’in

Pas divorcit me Brad Pitt, aktorja Jolie “hedh grepin” tek kolegu më ri Garrett, i cili përkujton dhe duket si Brad, shkruaj media botërore.

“Ata shkëmbyen mesazhe, dhe ranë dakord të dilnin… kështu që filloi gjithçka. Plani ishte të kishin një darkë intime”, thotë burimi i ngushtë i Jolie, transmeton gazetametro.net

Çifti ka gati 2 vite që i ka dhënë fund martesës së tyre, por thuhet se ata po mundohen të krijojnë në marrëdhënie të shëndoshë shoqërore për shkak të fëmijëve.

Roli i parë i Garrett ishte pranë Brad Pitt’it në filmin Troja.