Ushtria amerikane vret një funksionar të lartë të Al-Kaidës në Libi

Pentagoni konfirmon se një funksionar i lartë i Al-Kaidës dhe një xhihadist tjetër janë vrarë në sulmet ajrore të SHBA-së në Libi. Në sulmet e 24 marsit në afërsi të Ubarit në Libi, “dy terroristë të Al-Kaidës janë vrarë, përfshirë Musa Abu Dawud, një zyrtar i lartë i Al-Kaidës”, ka njoftuar Komanda e SHBA-së në Afrikë, përmes një deklarate për media.

“Dawud ka trajnuar rekrutët në Libi që të kryejnë sulme në rajon”, thuhet në deklaratë. Sulmet e 24 marsit, në periferi të qytetit Ubari janë kryer në koordinim me Qeverinë në Tripoli.

Ku ndahet diplomacia nga spiunazhi?

BBC/

Disa ditë më parë, kryeministrja e Britanisë, Theresa May, dëboi 23 diplomatë rusë, me argumentin se janë “oficerë të padeklaruar të shërbimeve sekrete”. Me fjalë të tjera, spiunë.

Kjo mund të surprizojë këdo që mendon se tiparet kyçe të një diplomati të mirë janë një shtrëngim dore, një përgjigje dredharake dhe aftësia për të porositur një xhin tonik në disa gjuhë të ndryshme.

Po cila është vija që ndan diplomacinë zyrtare nga bota e errët e spiunazhit?

“Çdo ambasadë ka spiunët e vet”, thotë prof. Anthony Glees, drejtor i Qendrës së Studimeve për Siguri dhe Inteligjencë në Universitetin e Buckinhgam-it.

Pikërisht sepse këtë gjë e bën çdo vend, ka një “mirëkuptim në heshtje” dhe qeveritë mbyllin njërin sy në lidhje me atë që ndodh mes ambasadave.

Por ky mirëkuptim është jetëgjatë deri në momentin që ndodh diçka e paligjshme.

“Kjo është arsyeja pse helmimi i ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij është bërë kaq problem”, thotë profesor Glees. Sigurisht, jo i gjithë stafi i një ambasade mund të jetë i mirë.

Diplomatët profesionistë mbledhin informacion duke përdorur metoda tërësisht të ligjshme që përcaktohen në Konventën e Vjenës, në vitin 1961. Puna e tyre përqendrohet në 3 fusha kryesore, që sipas qeverisë britanike renditen kështu:

Politikë – monitorojnë zhvillimet në vendin ku ndodhet ambasada dhe përfaqësojnë Britaninë në qeveri dhe në media

Tregti – ndihmojnë kompanitë britanike për tregtinë në vendet e tjera dhe promovojnë investimet britanike

Konsullatë – ndihmojnë qytetarët britanikë në vendet e tjera dhe punojnë me aplikimet për viza

“Këta janë diplomatët “e mirë”.  Por disa të tjerë, edhe pse listohen si diplomatë, në të vërtetë janë oficerë të shërbimeve sekrete. Çdo vend ka të tillë. Këta oficerë janë përgjegjës për mbledhjen në mënyrë sekrete të informacioneve. Ata e bëjnë këtë punë për tri arsye: paguhen për ta bërë, shantazhohen apo e bëjnë për arsye ideologjike”, shpjegon profesor Glees. Oficerët në ambasada janë përgjegjës për drejtimin e agjentëve. Ata vetë nuk “bëhen pis”.

Kjo na rikthen te dëbimi i diplomatëve rusë nga Britania dhe rreth 25 vende të tjera të botës. Theresa May e bëri të qartë se ishte e sigurt se ata që u dëbuan nga vendi i saj kanë qenë spiunë. Kjo është ajo që dëmton Rusinë.

“A jemi më të sigurt në Britani pas largimit të tyre? Padyshim që po. Kjo është një goditje për shërbimet sekrete ruse. Por duhet të ketë agjentë të tjerë në pritje që të vijë dikush dhe t’i udhëheqë”, shpjegon profesori.

BBC – Përgatiti: Gazmira Sokoli

Kampion Europe/ Briken Calja hyn në histori, siguron 3 medalje ari për Shqipërinë

Briken Calja shpallet kampion i Europës në Europianin e Peshëngritjes në stilin e shkëputjes, që po mbahet në Rumani. Briken Calja ngriti 146 kg në shkëputje, dhe siguroi medaljen e artë. Calja tashmë synon edhe medaljen e arit në stilin e shkëputjes, që do të mbahet pas pak çastesh.

Në fillim ai ngriti 141 kilogramë, më pas në provën e dytë 143 kilogramë. Prova e tretë ishte edhe ajo që i dha medaljen e artë, ku Calja ngriti 146 kilogramë.

Calja ngriti 171 kilogramë ndërkohë, në stilin shtytjes. Në provën e dytë, Brikeni dështoi të ngrinte 175 kilogramë, por akomë më keq vlen të përmendet se peshëngritësi u dëmtua disi në shpinë.

Ai ngriti 175 ndërkohë në provën e tretë, dhe u shpall kampion europe në stilin e shtytjes. Gjithashtu, Calja u shpall kampion europe edhe në dygarësh, duke siguruar kështu tre medalje të arta për Shqipërinë.

Më tragjikja e Ontrantos, humbën jetën katër, nga pesë pjesëtarët e familjes Xhavara! 

21 vjet nga Tragjedia e Otrantos e 28 marsit 1997

Albert Z. ZHOLI

 

Një ngjarje tronditëse, një ngjarje e pabesueshme! Tragjedia e Otrantos e 28 marsit 1997, nuk është një histori njerëzore që harrohet lehtë. Për t’iu larguar varfërisë ekstreme dhe tragjedisë së vitit 1997, me shpresën se do të bëheshin pjesë e botës ku punohet e jetohet normalisht, më 28 mars 1997 u nisën nga brigjet e Vlorës 115 persona, shumica familjarisht. Të joshur prej trafikantëve që kishin rrëmbyer një anije “Kater i Radës”, siç quhej, ata nisën udhëtimin drejt Italisë, vendit ku shqiptarët kanë pasur “stacionin” më të afërt e të dëshiruar të emigrimit, pa e ditur se ai udhëtim, ajo shpresë do të ishin të fundit e jetës së tyre. Anija me të cilën udhëtonin 115 kërkues të jetës së qetë, u fundos pas një goditjeje katastrofike prej një anijeje italiane në ujërat e Otrantos! Kjo tragjedi e rëndë me 81 viktima të gjetura dhe 24 të zhdukur, ka ndodhur në vitin 1997! Për vite me radhë (1997-2011), familjarët zhvilluan një betejë të ashpër e këmbëngulëse me drejtësinë italiane, për të zbuluar motivin e sulmit të anijes italiane, urdhëruesit dhe autorët dhe për t’i ndëshkuar ata për këtë tragjedi të rëndë ndaj 115 njerëzve të pafajshëm e të pambrojtur. Por gjyqet u zvarritën, gjersa përfunduan në një farsë me 2 dënime të nivelit të hajdutëve të cigareve në super-markete. Ajo që ka mbetur nga tragjedia, është anija shqiptare “Kater i Radës’ i kthyer si relike në Brindizi, pllaka përkujtimore me emrat e atyre që humbën jetën, kujtesa dhe lotët e familjarëve, që bëjnë homazhe çdo 28 mars, duke hedhur lule në det, në kujtim të tyre! Ishte një tragjedi që nuk duhej të bëhej nga ata që e bënë. Nuk kishte asnjë motiv, ndërkohë që anija shqiptare “Kateri i Radës” me 115 persona në bord kishte hyrë në ujërat italiane, ishte anija luftarake italiane “Sibilla”, ajo që e goditi tragjikisht, duke shkaktuar 81 viktima, mes të cilëve 46 gra e fëmijë. Prej tyre, 57 trupa u kthyen, ndërkohë që 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar. U deshën 6 muaj pas ngjarjes, që anija “Kater i Radës” të nxirrej nga fundi i detit bashkë me një pjesë të trupave të viktimave. Në lidhje me tragjedinë e Otrantos, drejtësia bëri objekt të gjykimit si fajtorë, kapitenin e anijes italiane “Sibilla”, Fabrizio Laudadio dhe kapitenin e anijes shqiptare “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri. Me këtë ngjarje Shqipëria e përfshirë në kaosin popullor prej piramidave, përjetoi ngjarjen më të rëndë të emigracionit klandestin, ndërkohë që tragjedia e 81 viktimave të 28 marsit 1997 është kthyer në homazhe, kujtime, lule e dhimbje të familjarëve të tyre…

Gjyqi në Leçe, më 29 qershor 2011, vetëm 2 dënime simbolike

Tragjedia e Otrantos, e ndodhur më 28 mars të vitit 1997 është mbyllur nga Gjykata e Apelit në Leçe, duke dënuar kapitenin e anijes “Sibilla”, Fabrizo Laudadio me 2 vjet e 4 muaj burg. Ndërkaq, edhe kapiteni shqiptar i anijes “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri është dënuar me 3 vjet e 10 muaj burg, si shkaktar i vdekjes së 108 emigrantëve shqiptar. Prokurori i Përgjithshëm Giuseppe Vignola, kërkoi lirimin e kapitenit italian Laudadio, duke pretenduar se përplasja mes “Sibillas” dhe “Katerit të Radës” që kishte emigrantët shqiptarë, ishte shkaktuar nga manovrat e gabuara të komandantit të motovedetës shqiptare, për t’i shpëtuar bllokadës detare në brigjet puljeze. Por, nga pamjet filmike, të siguruar nga prokuroria italiane, shihej qartë anija “Sibilla” një flotë-anije luftarake italiane, që ka goditur në mes anijen e vogël shqiptare.

Lista emërore e 81 viktimave të gjetur e të evidentuar të tragjedisë

1. Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe

2. Blerina Fejzaj, 8 vjeçe

3. Zonja Fjezaj, 36 vjeçe

4. Mihal Fejzaj, 60 vjeç

5. Fatos Fejzaj, 39 vjeç

6. Roland Fezaj, 14 vjeç

7. Oltion Fejzaj, 13 vjeç

8. Mimoza Xhavara, 32 vjeçe

9. Kamela Xhavara, 9 vjeçe

10. Majlinda Xhavara, 4 vjeçe

11. Desantila Xhavara, 24 vjeçe,

12. Firdesa Xhavara, 1 vjeçe

13. Gerard Xhavara, 4 vjeç

14. Majlinda Roshi, 38 vjeçe

15. Qemal Roshi, 38 vjeç

16. Roland Roshi, 2 vjeç

17. Pushime Meminaj, 60 vjeçe

18. Donika Idrizi, 40 vjeçe

19. Elona Idrizi, 14 vjeçe

20. Semiranda Idrizi, 11 vjeçe

21. Romeo Andrea, 28 vjeç

22. Silvana Andrea, 18 vjeçe

23. Kristina Andrea, 2 vjeçe

24. Bardhyl Lame, 37 vjeç

25. Tushe Lame, 38 vjeçe

26. Artuela Lame, 35 vjeçe

27. Kasiani Bestrova, 6 vjeçe

28. Viktore Bestrova, 9 vjeçe

29. Konstandin Bestrova, 2 vjeç

30. Anife Begotare, 41 vjeçe

31. Rezart Begotare, 12 vjeç

32. Erald Begotare, 13 vjeç

33. Zeman Avdia, 37 vjeç

34. Nertila Avdia, 11 vjeçe

35. Olsi Avdia, 6 vjeç

36. Irma Greko, 21 vjeçe

37. Kristi Greko, 3 muajsh

38. Bardhosh Deliaj, 46 vjeç

39. Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe

40. Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe

41. Hanëme Birçe, 41 vjeçe

42. Besmir Birçe, 9 vjeç

43. Lavdosh Kaja, 22 vjeç

44. Robert Bajrami, 19 vjeç

45. Miklovan Troqe, 17 vjeç

46. Anastas Mërkuri, 30 vjeç

47. Lindita Demiri, 12 vjeçe

48. Lindita Demiri, 12 vjeçe

49. Bektash Tahiri, 47 vjeç,

50. Andi Aliaj, 17 vjeç,

51. Teferi Saliu, 48 vjeç

52. Lirim Bulla, 17 vjeç

53. Zini Muça, 27 vjeç

54. Ermal Xhaka,18 vjeç

55. Fatmir Geraj, 28 vjeç

56. Kastriot Sharraj, 36 vjec,

57. Përparim Mamanaj, 13 vjeç

58. Zylyma Sulejmani, 22 vjeçe

59. Krenar Sulejmani, 27 vjeç

60. Alban Sulejmani, 4 vjeç

61. Mirand Kuçuku, 28 vjeç

62. Kizeta Sulo, 21 vjeçe

63. Klodian Sulo, 2 vjeç

64. Fiqiri Sulaj, 30 vjeç

65. Ervin Sula, 15 vjeç

66. Latif Berberi, 53 vjeç

67. Maze Seferaj, 31 vjeç

68. Brunilda Seferaj, 25 vjeçe

69. David Seferaj, 1 muajsh

70. Vjollca Kaçupi, 22 vjeçe

71. Albana Botrova, 22 vjeçe

72. Merita Ferko, 32 vjeçe,

73. Bledar Ferko, 10 vjeç

74. Fredi Ferko, 8 vjeç

75. Viktori Kaçupaj, 25 vjeç,

76. Robert Llanaj, 30 vjeç,

77. Ilir Kicja, 34 vjeç

78. Maringlen Bardha, 16 vjeç

79. Kastriot Hasanbashaj, 27 vjeç

80. Klorida Hasanbashaj, 24 vjeçe

81. Xhuljana Hasanbashaj, 3 vjeçe

 

OTRANTO

 – Ajo britmë dhimbjeje mbeti e bllokuar për 14 vjet në skeletin e anijes “Kateri i Radës”, por një vepër arti do e mbajë në memorie gjatë me shekuj tragjedinë e Otrantos, natën e 28 marsit të vitit 1997. Ishte ulërima e 81 shqiptarëve që vdiqën në atë që u quajt “masakra e të Premtes së Mirë”, piskama e sotme e të afërme që humbën të dashurit, edhe e të gjithë atyre që mbrojnë të drejtat e emigrantëve.
Por, sot kjo britmë, piskamë do të shndërrohet në një himn të paqes e dashurisë, në vendin që më shumë se gjithçka përfaqëson natyrshëm kryqëzimin e rrugëve të dy popujve, Otrantoja. Lajmi u njoftua në një speciale të Quotidiano të Puljas.

Në prill 2011, nisi një seminar ndërkombëtar i artit kontemporan me temë emigracionin, që do të përqendrohet në transformimin e relikes të anijes shqiptare, “Kateri i Radës” në vepër arti, dedikuar shqiptarëve që u mbytën atë ditë marsi, trupave që nuk u gjendën kurrë, familjarëve që qajnë dhe sot e kësaj dite të humburit. 8 artistë që morën pjesë në projekt do të koordinohen me skulptorin grek Costas Varotsos. Vepra do të vendoset në hyrje të Portit të Otrantos, pranë plazhit, përballë brigjeve shqiptare. Seminari u zhvillua në datat 12 deri 20 Dhjetor dhe përfundoi me një ekspozitë ku u paraqit hapësira publike dhe private e qytetit të Otrantos me qëllim rritjen e numrit të turistëve. “Artit bashkëkohor, – tha këshilltarit i zonës për Rini dhe Paqe, Ciccarese Bruno,- është një mjet, nëpërmjet të cilit një komunitet mund të reflektojë mbi identitetin e tij dhe rolin e saj në kohë bashkëkohore, në lidhje me ngjarjet që kanë dimensionin e historisë. Kjo është arsyeja për zgjedhjen e Otrantos për të organizuar këtë vepër arti”.
Në udhëtimin e tij 14 vjeçar mes gjyqeve dhe një hap larg shkatërrimit, “Kateri i Radës” më në fund pritet të mbërrijë në stacionin e fundit. 

 

 

Më tragjikja e Ontrantos, humbën jetën katër, nga pesë pjesëtarët e familjes Xhavara!

Në këtë ngjarje humbën jetën katër nga pesë pjesëtarët e familjes Xhavara. Humbën jetën nëna me tre fëmijë, por shpëtoi kryefamiljari i kësaj familjeje Viron Xhavara. I tronditur nga kjo ngjarje makabre, babai i Mozës (e cila ndërroi jetë bashkë me tre fëmijët atë ditë, dy vajza një djalë) Dalip Maliqi, ato ditë ka mbajtur një ditar tepër rrëqethës. Kur e lexon, lotët të rrjedhin vetiu… Një ditar i rrallë i një babai zemër vrarë. Ai ka hedhur në letër mbaresa dhe kujtime me një ndjeshmëri të pazakontë. Dalipi ndërroi jetë para kohe vetëm nga kjo dhimbje… Ja disa pjesë ditari…

 

Jetëshkrimi i Dalip Maliqit

Dalip Maliqi lindi më 2 Prill  1937 në Nepravisht, Gjirokastër. Në vitet, 1945-1949, kreu me rezultate të mira shkollën fillore, Nepravisht, Gjirokastër. Në vitet 1949-1952, kreu shkollën 7-të vjeçare, në Libohovë-Gjirokastër. Në vitet 1953-1956, kreu shkollën bujqësore në Lushnjë.  Në vitet 1958-1967, komisar i postës së kufirit në Bllad, Peshkopi. Në vitet 1971-1967, komandat i postës së kufirit Butrint, Sarandë. Në vitet 1971– 1973, shkoi dhe u arsimua në Akademia  Ushtarake ku u diplomua në degën gjitharmësh. Në vitet 1973-1979,

komandant i batalionit të ndjekjes (Ministria e Punëve të Brendshme), Vlorë. Në vitet 1979-1986, Shef i Shtabit të Brigadës së Ndjekjes (Ministrinë e Punëve të Brendshme),

Tepelenë. Në vitet 1986-1993, komandant i Batalionit të Ndjekjes (Ministria e Punëve të Brendshme) Vlorë. Në vitet Maj 1993, Tetor 2000 në pension.

 

Ditë e hapur në UEJL

Maturantët , prindërit, profesorët nga shkollat e mesme dhe të gjithë të interesuarit të tjerë, të shtunën (31 mars 2018), në kudër të manifestimit “Dita e Hapur” kanë mundësinë që të njihen me programet studimore që i ofron Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) për vitin e ri akademik 2018/2019 dhe me tërë infrastrukturën përcjellëse që e posedon universiteti për studime të standardizuara ndërkombëtare.

Në Gjermani, burg të përjetshëm shqiptarit

Ashtu siç kishte kërkuar Prokuroria, edhe Gjykata gjermane e Verden e dënoi 23 vjeçarin shqiptar me burgim të përjetshëm. Ai vrau bashkëkombasin e tij përpara syve të vajzës minorene në një shkollë publike, shkruan “Der Spiegel”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 9 janar 2017 në një shkollë publike të Visselhövede. Agresori 23 vjeçar, përpara syve të vajzës, qëlloi për vdekje 46 vjeçarin Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, i cili mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku. Edhe pse Gjykata nuk e përdori fjalën “gjakmarrje” ose “hakmarrje”, u pa e qartë se dënimi maksimal erdhi për shkak të kësaj vepre, përcjell albinfo.ch.

Viktima

Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si roje sigurimi në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërhyu si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.

Por vrasja që ndodhi në lokal, për të cilën Prenga u dënua me burg pasoi me një tjetër tragjedi se gruaja e tij humbi jetën rreth 1 vit pas burgosjes së bashkëshortit duke lënë dy fëmijë të mitur jetimë. Ajo vdiq pasi e zuri korrenti.
Në muajt e parë të vitit të kaluar Kujtim Prenga u largua në drejtim të Gjermanisë. Raportohet se ai ishte strehuar në një kamp ku kishte kërkuar azil bashkë me familjen e tij, me frikën e një hakmarrje të mundshme – gjë që fatkeqësisht ndodhi.

Digjet flamuri turk në Tetovë

Foto-ilustrim

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, ka reaguar pas një sulmi të flamurit turk në Tetovë, duke e quajtur këtë akt “iniciativë të shëmtuar provokuese”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Reagimi i ambasadores turke vjen pas një videoje të postuar në rrjetin social Facebook gjatë ditës së djeshme në të cilën shfaqen pamje të një sulmi ndaj flamurit turk.

Kara përmes llogarisë zyrtare të ambasadës në rrjetin social Facebook ka theksuar se “është tejet shqetësuese kjo iniciativë e shëmtuar provokuese ndaj flamurit tonë të çmuar që ka vlerë të madhe dhe rëndësi për kombin turk”.

“Në mënyrën më të ashpër e dënojmë këtë incident, i cili synon të nxisë ndjenjat për ligësi dhe urrejtje, duke i dëmtuar marrëdhëniet e rrënjosura vëllazërore dhe miqësore, dhe e ftojë popullin tonë për arsye të shëndosh para incidenteve të këtilla provokative jo të mira”, ka thënë ambasadorja Kara.

“Si Ambasadë, nga afër ndjekim ngjarjet dhe i kemi nisur të gjitha nismat e nevojshme nëpërmjet kanaleve diplomatike për gjetjen dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj ngjarjeje jo të hijshme që ka për qëllim flamurin tonë të lartë, si dhe parandalimin e ngjarjeve të ngjashme të mundshme”, ka shtuar ambasadorja turke, Tülin Erkal Kara.

Familja Çavkov festoi në facebook, por ky gëzim Çavkovin e riktheu në burg!

Ish-ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov mbrëmë është dërguar përsëri në qeli në Shutkë, vetëm dy ditë pasi që u lëshua në paraburgim shtëpiak.

Kjo pasi që Prokuroria Themelore ngriti tashmë akuzën për ngjarjet e 27 prillit dhe i kërkoi Gjykatës Penale që ta dërgojë në Shutkë, Çavkovin së bashku me Goran Goshevskin, nga sigurimi i ish-kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, Dushko Lazarovin dhe Oliver Popovskin nga MPB-ja dhe Munir Pepiqin nga Agjencia për Kundërzbulim. Kështu, prej gjithsej 30 personave kundër të cilëve dje u ngrit akuza për terrorizëm, pesë gjenden në paraburgim në burgun e Shkupit.

Gjykata Penale

“Lidhur me shqiptimin e masës së paraburgimit për personat M.Ç, M.P, D.L, O.P dhe G.Gj, Këshilli Penal solli vendim me të cilin e pranoi pjesërisht propozimin e prokurorisë dhe personave iu shqiptoi paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të dyshimeve të bazuara se të dyshuarit kanë kryer vepër penale kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”

Për 25 të dyshuarit e tjerë kanë vazhduar masat e tjera alternative të sigurimit që kanë qenë të shqiptuara më parë kështu që deputetët Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski mbeten në paraburgim shtëpiak, ndërsa për Lupço Dimovskin, Johan Tarçullovskin dhe dy të tjerë, vazhdojnë masat alternative të sigurisë.

Gjykata Penale

“Për S.V dhe K.M propozimet refuzohen si të pabaza, dhe vazhdohet masa e paraburgimit shtëpiak.  Edhe për L.D, J.T, E.D.B, dhe I.D, propozimi refuzohet si i pabazë dhe iu vazhdohen masat e shqiptuara nga Gjykata Supreme”

Ish-ministri i Brendshëm, Çavkov tashmë ka më shumë se katër muaj që po qëndron në burg. Në momentin që Çavkov u lëshua nga burgu për vetëm dy ditë, familjarët e tij kishin publikuar një fotografi në rrjetet sociale duke festuar. Të dyshuarit, siç njoftoi dje prokurori publik Lubomir Joveski, e kanë rrezikuar rendin kushtetues dhe sigurinë e shetit dhe kanë krijuar frikë e panik tek qytetarët. Prokuroria Publike dje e tregoi edhe skemën se si ka ndodhur 27 prilli. Se si ka patur koordinim mes disa policëve dhe protestuesve, dhe si u kanë ndihmuar edhe pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit dhe pjesëtar i Shërbimit Sekret. Por nuk tregoi funksionin e personit që ka qenë ideatori, ose porositësi i dhunës.

Sipas akuzës, pesë deputetët e akuzuar, Kërsto Mukovski, Lupço Dimovski, Sasho Vasilevski, Johan Tarçullovski dhe Elena Bozhinovska ua kanë hapur derën protestuesve, ndërsa njëri prej tyre besohet se ka folur në telefon me njërin prej organizatorëve të protestës që ka qenë jashtë gjatë momenteve kritike, dhe e ka urdhëruar hyrjen e protestuesve në Kuvend. /SHENJA

Vendi ku u gjet e vdekur Adea Shabani nga Shkupi (VIDEO)

Mediat amerikane kanë publikuar videon nga vendi ku u gjet e varrosur studentja nga Maqedonia, Adea Shabani, e cila u zhduk më shumë se një muaj më parë në Los Anxhelos.

Trupi i vajzës së re u gjet në një varr të cekët në Kaliforni jugore, rreth 80 km nga Sacramento

Adea u zhduk më 23 shkurt nga shtëpia e saj në Los Anxhelos. Hetimet nuk ka dhënë ndonjë rezultat derisa fundjavën e kaluar, kur Chris Spoc, aktori 33-vjeçar me të cilin Adea ishte në lidhje romantike kreu vetëvrasje me të shtëna në kokë. U zbulua se ai ishte një nga të dyshuarit kryesorë në hetimin për Adean e zhdukur. Në të njëjtën kohë, mediat kanë shkruar se policia ka një dëshmitar, i cili pa aktoren duke u futur me dhunë në bagazhin e makinës së Chris.

Adea u zhvendos në Amerikë dy vjet më parë. Ajo studioi në Akademinë e Stella Adler dhe u përpoq të bënte një karrierë në Hollywood.

Këtu është gjetur varri, nga ku është nxjerrë trupi i pajëtë i studentes dhe është dorëzuar për autopsi, e cila nesër do të zbulojë të gjitha detajet./TetovaSot

 

Vetëvritet aktori i programit televiziv britanik, nuk mund t’i bënte ballë pleqërisë

Vetëvritet aktori i programit televiziv britanik, nuk mund t’i bënte ballë pleqërisë

Kevin Rowley, 47-vjeçar, aktor i programit të kamotshëm televiziv në Britani të Madhe, “Coronation Street”, është vetëvrarë pasi nuk mund të përballonte pleqërinë, ka njoftuar sot një gjykatë në Manchester.

Rowley i njohur për shoqërinë si një “burrë i buzëqeshur”, ka luftuar ankthet të cilat nuk i ka përballuar gjatë moshave 30 dhe 40 vjeçare.

Ai ishte gjetur i ngufatur në krevatin e tij të shtëpisë në Hulme të Manchesterit, më 15 gusht të vitit 2017.

Në dëshminë para gjykatës, vëllai i tij Paul, ka thënë se Kevini e telefononte shpesh për të marrë këshilla pasi nuk mund të përballonte moshën 30 dhe 40 vjeçare.

“Më telefononte shpesh dhe problemet u bën më të shpeshta kur bëhej më i moshuar”, ka thënë ai në dëshmi.