Presidenti historik, Ibrahim Rugova është një prej figurave më të dashura për popullin shqiptar.

Jashtë karrierës së tij letrare dhe asaj politike, Rugova ishte i martuar me Fanën me të cilën krijoi familje. Ata u bënë prindër të tre fëmijëve, Mendimit, Ukës, dhe Teutës, shkruan rtv21.

Ndërkohë nëpër internet po qarkullojnë një fotografi të veçanta nga rinia e çiftit Rugova.

Vërehet se Fana kur ishte e re kishte një bukuri të rrallë natyrale, larg produkteve të make-up. E presidenti edhe në rininë e tij ishte i kujdesshëm në paraqitje.