Në tekstet shkollore,
s’e di çfarë është shkruar,
po di që historia,
keq është shtrembëruar!.
Historia jonë,
keq është shtrembëruar,
sot kemi një brez,
të manipuluar!
Ne jemi vërtetë,
vendi më skandal,
ku çdo bashkëpunëtor,
merr pension special!
Në krah të armikut,
kush ka bashkëpunuar,
nga Dyzet e Njëshi,
është kompensuar!
Neve po paguajmë,
ballistë e zogistë,
meqë paskan qenë,
antikomunistë!
Shteti ynë paguan,
ende tradhëtinë,
s’paguan heronjtë,
që sollën lirinë!
Historia jonë,
të krisur ka marrë,
po gjithë tradhtarët,
mbeten tradhtarë!
Duhet me patjetër,
ta dijë brezi i ri,
se shumë bashkëpunëtorë,
kish në Shqipëri!
Ata me fashizmin,
armët i bashkuan,
kundër partizanëve,
krah për krah luftuan!
Shumica e tyre,
me kokë e paguan,
po shumë drejtësisë,
atëherë i shpëtuan!
Ashtu si e nisën,
edhe e bitisën,
dhe tok me armikun,
gjithë u arratisën!
Armiqtë shqiptarë,
në kampe i pritën,
dhe si diversantë,
pisat përgatitën!
Grupe-grupe qentë,
këtu do t’i nisnin,
pushtetin popullor,
kërmat do përmbysnin!
Kur si diversantë,
na erdhën ata,
vranë pa dallim,
burra edhe gra!
Disa vite rrjesht,
në luftë të paprerë,
ranë heroikisht,
qindra oficerë!
Po Bujar Nishani,
vendin turpëroi,
kur gjithë diversantët,
këtu dekoroi!
Vulë të madhe turpi,
i vu historisë,
dhe u bë për vete.
Turpi i Shqipërisë!
Të bien dekretet,
tani s’kemi shpresë,
se Meta-Berishën,
e ka debulesë!
Se e gjithë kjo vepër,
është e Berishës,
dhe ende s’kanë rënë,
jo-dhëmbët e bishës!
Edhe që t’i vëmë,
kokë muhabetit,
Meta e do fort,
dhe mumjen e mbretit!
Vijon pjesa e dytë