Aksidenti i rëndë, përplaset për vdekje 60 vjeçari në Elbasan

Një 60 vjeçar ka humbur jetën në Elbasan pasi është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Opel”.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në aksin rrugor  Elbasan –Peqin, ku ka humbur jetën shtetasi Sokrat Boduri, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal, por ishte tepër vonë për të.

Policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit, shtetasja A.D. 48 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Gjermania e madhe fiton në sekondën e fundit me 10 lojtarë (VIDEO)

Gjermania ka rrëmbyer një fitore të madhe ndaj Suedisë në sekondat e fundit, duke iu falur një perle të Toni Kroos në sekondat e fundi të kohës shtesë. Gjermanët fituan 2-1, duke mbetur ende në garë për kualifikimin, pasi tabela e klasifikimit në grup momentalisht është si më poshtë:

1. Mexico 2 2 0 0 3:1 6
2. Germany 2 1 0 1 2:2 3
3. Sweden 2 1 0 1 2:2 3
4. South Korea 2 0 0 2 1:3 0

 

E ku ndeshjet e fundit janë Gjermani-Kore e Jugut dhe Meksikë-Suedi, ku me të gjitha shanset Gjermania fiton edhe 3 pikë, ndërsa edhe po fitoj Suedia me Meksikën (që pak gjasa ka të ndodhë), përsëri do jenë me pikë të barabarta me 6 pikë e ku kualifikohet ekipi që ka mundur tjetrin në ndeshjen mes tyre. Pra shanset janë për Gjermaninë.

Kronika e ndeshjes se sotme:

Gjermania e nisi mjaft mirë ndeshjen, teksa dha sinjalin e parë që në minutën e tretë me Draxler, i cili ishte në një pozicion të favorshëm në zonë, por goditja e tij u përplas te mbrojtësit e Suedisë. Skuadra e  Andersson reagoi menjëherë, teksa në minutën e 13-të, Berg u shfaq përballë portierit Neuer, por ai u pengua në fund nga Boateng. Arbitri Marciniak vijoi lojën, duke mos kërkuar as ndihmën e “VAR”.

Në minutën e 33-të, Berg dha një pasim fantastik në zonë për Toivonen, i cili kontrollon bukur topin dhe më pas me një parabol të lehtë mposhtë në mënyrë spektakolare Neuer, i cili mbetet i shtangur. Fraksioni i parë me gjithë rastet e krijuara u mbyll me avantazhin e suedezëve. Pjesa e dytë nisi me një ritëm të frikshëm, teksa skuadra e Low, gjeti shumë shpejt rrugën e rrjetës. Timo Werner bën një aksion mjaft të mirë në krahun e majtë, teksa Reus e devijon me fat dhe më pas shkon në rrjetë. Gjermanët fitojnë besim dhe pas dy minutash i afrohen shumë pranë golit të avantazhit me Kroos, i cili provon me një goditje në hyrje të zonës, e cila devijohet nga mbrojtësit e Suedisë dhe më pas shkon ngjitur me shtyllën duke krijuar iluzionin e golit.

10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Werner shpërdoron një mundësi shumë të mirë. Një minutë më pas Gjermania mbetet me 10 lojtarë, pasi Boateng merr kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë. Dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, Mario Gomez godet me kokë në zonë, por portieri Olsen bëri një pritje spektakolare, duke larguar topin në goditje nga këndi. Gjermanët edhe pse me një lojtarë më pak, vijojnë të dominojnë teksa në minutën e dytë shtesë, Brand provon me një goditje spektakolare në hyrje të zonës që përplaset në shtyllë.

Në sekondat e fundit të kohës së rregullt, Toni Kroos shënon një gol spektakolar. Edhe me ndihmën e Zotit goli hyri në rrjetë, duke çuar peshë një Gjermani të tërë.

Edhe në Shqipëri tifozat gjermanë janë të shumtë.

SH

Për librin “Viti Zero”të Gëzim Lokës

Për librin “Viti Zero”të Gëzim Lokës

Nga Qazim Shehu –Vëllimi eseistik “Viti Zero” i Gëzim Lokës është një përpjekje e suksesshme në llojin e sprovës politike-  analitike të këtij autori,kur na duhet të hetojmë përmes përshkrimeve të tij një pasqyrim realist që ai i bën realitetit shqiptar në vitet plot turbulencë të tranzicionit të dhimbshëm shqiptar.Loka është një autor që vjen në këtë libër pas botimit të një monografie studimore për Lurën,një vëllimi me poezi dhe një me tregime;po kështu, ai nuk ka reshtur t`i shfaqë interesimet e tija letrare dhe publicistike në faqet e shtypit si dhe në aktivitete të ndryshme.Viti Zero ka në epiqendër , si bërthamë të shqetësimit shtjellues, një realitet gri,me tone të përkeqësuara,një realitet mbytës dhe asfiksues,ku autori nuk ka drojë ta shprehë me guxim gjithë pamjen e tij sociale,politike,psiklogjike,të interferojë mendimin dhe shetësimin e tij intelektual në mjaft problematika të ndryshme të njohura dhe të panjohura,e t`i paraqesë me dëshminë reale,jo virtuale,çka tregon se ai këtë realitet e jeton intesivisht jo nga distancat soditëse.Për t`i vënë pikën mbi i shqetësimit dhe organizimit mendimor që ai i bën librit Loka nxjerr konkluzionin se  ky realitet është produkt i moskuptimit të demokracisë,i shfrytëzimit të saj prej hapësirave që ajo jep ,me të,e për në dobi të individualizmit shterp dhe mjeran, sesa në dobi të së drejtës,zhvillimit dhe progresit dhe ecjes përpara.Në këtë hulli ideor, mund të plotësohet kuptimi kur na duhet të shkojmë tek sintagma e njohur se “çdo gjë fillon me mua”,ose për ta çuar diçka në dorën tjetër ajo më së pari duhet të kalojë tek kuota zero.Ide intersante kjo, e kapur me zgjuarsi nga autori,edhe pse është e njohur,po pak e shtjelluar ose aspak.Nuk është nevoja të përmendim këtu elitat e dështuara politike nëse mund t`i quajmë elita,të cilat gjithnjë në një paralojë të errët,e herë hapur, janë munduar ta zerojnë paraardhësin e kështu kjo lojë ka vijuar gjithnjë si një mallkim mental dhe pragmatik.E kundërta do të kishte qenë më e bukur,më inurajuese,më fisnike dhe rrjedhimisht më afër së vërtetës ,kur na duhet të pohojmë se nuk mund të ketë zhvillim pa njohjen e asaj që është arritur,duke formatuar gjithnjë atë por pa i prekur thelbin e shëndoshë.Mjerisht, gjithnjë sistemet politike në Shqipëri nuk e kanë pasë parasysh këtë,ndaj edhe kanë njohur dështimin e tyre.Mohimet historike dhe harresat e qëllimshme me figura të ndritura të saj,siçc  ndodh edhe me Dom Nikollë Kaçorrin,një figurë e madhe e Pavarësisë,kanë ardhë gjithnjë në kontekste të rrethanave të caktuara ideologjike ose prej farsës së propagandës,gjë e cila i ka rrënjët sërish në pellgun e individualizmit të sëmurë dhe egoizmit molepsës ,duke qenë se mbulimi i figurës së tyre dhe harresa do të sfumonte iks apo ypsilon “personalitet”.Dihet se tranzicioni shqiptar është shenjë e dukshme e indikacioneve paranonjake,e kulturës së dobët demokratike,e mosnjohjes së demokracisë,po njëkohësisht e pangopësisë së “liderëve”rastësorë që u bënë të rëndësishëm prej zgjedhjeve të gabura dhe injektuan në trutë e shplara mitin e liderit.Kjo solli njëkohësisht dëme shkatërrime të bazës materiale të sistemit të vjetër,anarshi dhe projeksione të gabuara që çuan në ngjarje tronditëse dhe dekurajuese që, për pak, desh çuan në shpërbërjen e shtetit shqiptar siç është viti 1997.Po kështu kontrastet sociale u thelluan,duke shtuar vazhdimisht,tone më të errta në një krah,po tone me një dritë të ligë në krahun e të pasuruarve padrejtësisht.

Po kështu deformimi,alibia e krimit,çuan edhe në interpretime të gabuara të Kanunit,duke e fajësuar atë për çdo gjë,duke harruar se fajësimi i së kaluarës, sado faj të ketë ajo,nuk mund të merret si shkas justifikues as si mbulesë  diabolike justikikuese për të përçuar një besim se për çdo gjë e ka fajin sistemi i së shkuarës.Ndoshta kjo mund të thuhej për dhjetë vitet e para, por tashmë demokracia po hyn në moshën e saj tridhjetëvjeçare.Në shkrime të tilla si:”Shëndetësia në dy kohë”,”Kanuni petku i shqyer keq i traditës “,”Planifikimet urbane dhe traumat mjedisore”,”Bukën tonë të përditshme falna sot”,”Lufta e klasave në demokracinë allashqiptare” etj,Gëzim Loka , si autor i vetëdijshëm për atë që shkruan, bën një pasqyrim të thuktë të gjithë atyre të ndodhurave dhe rrjedhave në të cilat u fut herë herë si një rrgë pa krye realiteti shqiptar; duke njohur mashtrimin si ide shpëtuese,prej serivrjes politike.Si një analist ai jep detaje nga ky realitet që kanë forcë përgjithësues,pa u ndalur gjatë në detaje konkrete,apo të dhëna e statistika institucionesh,por më tepër dëshmon mbi vëzhgimet e veta se edhe natyra e esesë më tepër këtë pranon.Po kështu i duhet të përmendë sa herë Migjenin dhe të citojë nga poezia dhe proza e tij kur i duhet të përshkruaj realitete ,episode të varfërisë dhe të mjerimit ,sidomos në lagjet periferike të metropolit ose nga zonat rurale.Ky realitet migjenian e brengos atë,por ai nuk harron se gjithë kjo katrahurë sociale “ku barkngopuri nuk pyet për barkzbraztin” siç thotë populli,e ka një emër dhe ky emër nuk është vështirë të gjendet:mungesa e shpërndarjes së drejtë të të ardhurave  dhe korrupsioni.Korrupsioni është një gangrenë e shoqërisë shqiptare,po më së shumti i klasës politike të saj,të çdo klase,prandaj,me të drejtë autori nënvizon diku se e kaluara shahet sa herë,periodikisht ose me raste të caktuara, si një mundësi për t`u hedhur hi syve njerëzve që ata të mos shohin vjedhjen dhe dështimin e sotëm të kastave politike.Dhe këtu duhet të kuptohemi,autori nuk është një mbrojtës fanatik i së shkuarës,por ai në analizën e tij nuk mund të pranojë se gjykimi ekscentrik i së shkuarës nuk mund të bëhet nga pozicioni i pavolitshëm i së sotmës brejtur nga shumë fenomene,e madje ,nga disa asish që shprehin tregues më të përkeqësuar se fenomenet homologe të ndodhur në të shkuarën.Këtu mendoj se autori mban një qëndrim të arësyetuar,larg konfodimeve,tregohet realist,dhe i vë mirë në barazpeshë faktet duke u treguar i paanshëm.

Dhe ajo që përbën thelbin ideotematik të librit është egoja politike.Ndaj me të drejtë ai e emërton metaforikisht atë:”Në llogoret e përbaltura të egos politike”,një emërtim sinjifikativ dhe me domethënie,ku llogorja është streha e luftëtarit që kërkon asgjësimin e kundërshtarit,ndërsa në demokraci kundërshtarë nuk duhet të ketë,po vetëm alternativa konkuruese në një treg të hapur të mallrave ideve dhe prodhimit.Kjo rrudhje dhe ky keqkuptim i demokracisë e merakos autorin; ai shpreh shetësimin intelektual, dhe,duke vënë gishtin mbi plagë,kërkon shërimin e tyre;mjaft më ky tranzicion i stërzgjatur, që vjen nga zgjedhjet  kaotike,nga mungesa e protesës,nga mungesa e çmontimit të elitave që e kanë bërë baltë,nga varfëria dhe tregues të tjerë të mirëqenies në kuota shumë të ulëta ,dhe,të gjitha sepse si një mallkim,në krye gjithnjë zgjidhen njerëz të gabuar që nëpërmjet”Vitit Zero” duket se ndodhen në një trampolinë të sigurtë për t`u hedhur në detin e pasurimit të padrejtë dhe hipokrit.Fajësimi i elitave politike nuk është ndonjë gjë e re,ajo janë të fajësuara prej produktit të tyre,por theksimi i këtij fajësimi është një guxim intelektualI një trokitje në ndërgjegjen e sejcilit për të hapur sytë përreth e për të shikuar më mirë,kur është dashur të zgjedhim dhe të abstenojmë.Në këtë kuptim edhe këtë mesazh lbri i Lokës e sjell më së miri që merret përmes përshkrimeve të përpikta dhe me domethënien e tyre.Ja si shprehet ai:”Nuk themi ndonjë gjë të re,kur thjesht konstatojmë faktin se midis pushtetit ekzekuiv dhe popullit është vendosur një muranë e trishtë dhe e padepërtueshme që shkon deri në shurdhëri”.A qëndron ky konstatim?Patjetër që po,këtë e ka treguar realiteti tridhjet vjeçar i tranzicionit të qorollepsur që s`dihet kur do përfundojë.Jo pak rëndësi u kushton Loka njerëzve të thjeshtë,për të treguar se gjithçka nuk është zi,përkundrazi.Edhe pse plot trauma sociale ndodhën,edhe pse individualizmi njohu humnerat e veta më të misterta dhe më të frikshme,shumica e popullit e mbajti të paprekur thelbin human të solidaritetit dhe të ndihmës përkatëse.Dëshmi të shumta të një realiteti tjetër gjenden tek shumë njerëz të mirësisë dhe sinqeritetit,njerëz të punës e të sakrificës,njerëz që punuan dhe fituan me djersë duke urryer  fitimin e shpejtë dhe të padrejtë.Kjo botë njerëzore ngrihet në kontekstin e temës duke krijuar kontrastin e saj përvijues,ndërsa lexojmë për banorët mikpritës të Mokrës, që u kanë hije traditat e vjetra dhe që dinë t`i ruajnë në kushte moderne,apo kur autori flet për “Brigjet e Shkumbinit,ku vityti dhe dashuria njerëzore nuk kanë vdekur”;po kështu emrat që përmend, miq dhe të njohur,apo të panjohur që në rrethana rastësore janë bërë të njohur;autori kërkon t`i lartësojë përkundër ideve dhe qëllimeve të veta për të treguar se gjithçka që është bërë e arritshme në Shqipëri është bërë prej punës dhe djersës së këtyre njerëzve,dhe se nëse elitat politike do kishin qenë më të përgjithshme ajo që është arritur mund të ishte në kuota më të larta dhe autori do të fliste për tregues më optimist.Libri i Gëzim Lokës Viti Zero,si një përmbledhje publicistike në trajtën e esesë,sjell një kontribut vetjak në këtë lëmë dhe thur e ndërton aspekte shtjelluese përmes analizës së kujdesshme me qëllimin që të bëjë një pasqyrë jo shteruese të realiteteve të sotme.Autori bën përpjeke dhe ia arrin që esetë e veta të mos i mbingarkojë me një faktologji të thatë,po as t`i lerë pa to,përkundrazi interpretimin dhe shkoqitjen e fakteve përmes tij ai e kryen me kujdes dhe në masën e duhur.Herë herë pasazhe të caktuara marrin një ritëm rrëfimor artistik,aty ku vëzhgimet e tij janë të drejtpërdrejta nga pamje të trishtuara të realitetit,kur zbulon këto pamje duke i vëzhguar ose duke i prekur.Mesazhi qëndror i gjithë librit mund të përmblidhet në formulimin se shoqëria shqiptare kërkon rrugën e rritjes; se kjo rritje nuk mund të vijë përmes zerimit të tjetrit,as nga paranojat dhe reminishencat më të këqia me të kaluarën duke i kopjuar asaj pjesët më të errëta;ajo mund të vijë duke qenë të gjithë bashkëpjesëmarrës në demokraci dhe,nëpërmjet kësaj bashkëpjesëmartje ,duke marrë frenat e saj,e kundërta është frenim, shkuarje pas,ndërsa indiferenca vetëvrasëse…

Vdes bateristi i Pantera, Vinnie Paul

Bateristi i bendit metal “Pantera”, Vinnie Paul, ka vdekur në moshën 54 vjeçare.

Ai e kishte themeluar këtë grup më 1981 bashkë me vëllanë e tij, Dimebag Darrell dhe Rex Brown, ndërkaq grupi ishte ndarë më 2003.

Lajmi ishte bërë i ditur në faqen zyrtare të Pantera në Facebook të premten mbrëma.

“Vincent Paul Abbott ‘Vinnie Paul’ është ndarë nga jeta”, shkruan në postim.

“Paul njihet më së miri për punën e tij si baterist në bendet Pantera dhe Hellyeah”.

“Asnjë detaj më shumë nuk është në dispozicion për momentin. Familja kërkon që t’ua respektoni privatësinë gjatë kësaj kohe”.

Rafaella Szabo, tifozja e Belgjikës prej Witsel (FOTO LAJM)

Rafaella Szabo tërheq vëmendjen e kamerave në stadiumet ruse. Bashkëshortja e Axel Witsel është një nga tifozet speciale të Belgjikës në këtë Botëror.

Në sfidën e fundit të cilën Djajtë e Kuq e fituan me rezultatin 5-2 ndaj Tunizisë, 28-vjeçarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në impiantin Otkrytiye Arena të Moskës.

Një femër me shumë klas dhe me forma super , janë këto disa nga cilësitë e bashkëshortes së Witsel me të cilin bukuroshja ka edhe 2 vajza.

 

Toivonen super gol ndaj Gjermanisë (VIDEO)

Nuk kanë fund çudirat në Kupën e Botës. Në minutën e 33-të, Berg dha një pasim fantastik në zonë për Toivonen, i cili kontrollon bukur topin dhe më pas me një parabol të lehtë mposhtë në mënyrë spektakolare Neuer, i cili mbetet i shtangur. /Koha Jonë/

SH

Mediat spanjolle zbulojnë sekretet e Sampaolit për sfidën me Nigerinë

Humbja e Kroacisë do të shoqërohet nga ndryshime të shumta te Argjentina. Caballiero është viktima e parë për disfatën kundër Kroacisë. Në Argjentinë nuk kanë më dyshime dhe për ndeshjen vendimtare kundër Nigerisë portieri titullar do të jetë Franco Armani, 31-vjeçari që luan me River Plate. Portieri i dytë i Chelsea do të paguajë gabimin e rëndë të bërë te rasti i golit të parë për kroatët shënuar nga Rebic. Ndërkohë, gazeta “AS” ka fotografuar një bllok shënimesh në dorën e Sampaoli, ku pavarësisht nga kritikat, Messi mbetet në qendër të projektit.

Poshtë emrit të Messi është dikush që i fillon emri me “B”, dhe sipas mediave spanjolle mund të jetë Banega ose Biglia. Në letër lexohet një lojë 7 kundër 7 plus dy xhola. Nga njëra anë janë Ansaldi, Fazio, Lo Celso, Meza, Dybala, Pavon dhe Aguero; ndërsa Salvio, Rojo, Tagliafico, Mascherano, Di Maria, Higuain dhe Perez ishin me ekipin tjetër. Messi dhe futbollisti i lartpërmendur me “B”.

Argjentina luan gjithçka ndaj Nigerisë pasi do të duhet të fitojë me diferencë golash për të evituar surpriza të hidhura nga sfida Kroaci Islandë

Korçë, familjarët gjejnë pajetë 30 vjeçaren, konsumoi fotoksinë

Një 30 vjeçare ka ndërruar jetë në Korçë pas konsumimit të fotoksinës.

Policia thotë se familjarët gjejnë trupin e pajetë në banesë në fshatin Symiz.

Pavarësisht se është transportuar me urgjencë për në spitalin e Korçës, e reja nuk ka arritur të mbijetojë. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Kamp refugjatësh në Shqipëri? Analisti: Nëse është kusht për negociatat me BE, nuk e duam

Media e huaja e sidomos ato gjermane po i mëshojmë gjithnjë e më shumë mundësisë për ngritjen e qendrave për pritjen e azilkërkuesve në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin, e kanë mohuar faktin se në Shqipëri mund të ngrihen qendra të tilla pritje.

Po ndërsa retorika në Shqipëri është ende e paqartë, politikanët në Gjermani janë më të hapur, pasi u intereson mbajtja e emigrantëve larg vendit të tyre.

Debati kulmoi pas një deklarate të zëvendësministrit të Brendshëm Julian Hodaj, në median gjermane ZDF, i cili tha se “Shqipëria ka kapacitete të mbajë 600 mijë refugjatë”.

Por Ministria e Brendshme nxitoi ta hidhte poshtë përmes një reagimi për mediat, sipas tyre përgjigjja e Hodajt lidhet me një situatë hipotetike, dhe jo me një rast konkret.

Lidhur me këtë çështje, i ftuar në emisionin ‘Studio e hapur” me Nisida Tufën ne “News4”, analisti Ilir Kulla tha se emigrantët e paligjshëm të ikur nga vendet e luftës që ndodhen në Turqi, dhe rreth 1 milionë të tjerë në Greqi, po tentojnë të kalojnë në Europë. Po kështu 2 mln të tjerë ndodhen në Libi, e në vende të tjera.

“Ky është një problem që është prezent prej shumë vitesh. Me të ashtuquajturën ‘pranverë arabe’ dhe ‘luftë në Siri’ ne jemi gjendur gjithmonë e më shumë në qendër të vëmendjes. Tre vite më parë Europa u përball me një valë të madhe migracioni. Kryeministri i Hungarisë mori masa për bllokimin e kësaj lëvizje. Miliona refugjatë qëndrojnë në kampe në Turqi. Edhe gjendja në Greqi nuk është më e mirë. Muri i që i ka vënë Italia të ardhurve nga deti, mund të bëjë që t’i drejtohen edhe kësaj pjese të Ballkanit. Por ne nuk kemi kapacitete jo për 600 mijë, por as për 60 mijë, dhe as 6 mijë. Duhet miliarda dollarë për ngritjen e strukturave, gjë që vendi ynë nuk e ka. Shqipëria nuk është e gatshme për këtë gjë. Së pari do dëmtonte turizmin, së dyti nuk jemi të gatshëm për klimën politike që është këtu, po kështu as shoqëria shqiptare nuk është e gatshme për një gjë të tillë. Unë i kam parë kampet e refugjatëve në Liban, dhe jetojnë shumë keq. Flasin arabisht, janë kushërinj me njëri-tjetrin, kanë mënyrën e tyre të jetesës. Janë në Libi, që janë pak a shumë të ngjashëm me ta, imagjinoni në Shqipëri. Bëhet fjalë për gra, fëmijë, të moshuar. Duhen ndërtuar shkolla, qendra humanitare, etj”, u shpreh Kulla.

Analisti tha se Shqipëria nuk i ka kushtet për të pritur emigrantë, ndërsa theksoi se nëse ngritja e kampeve të refugjatëve është një kusht për negociatat, atëherë kjo nuk duhet të ndodhë.

“Nëse negociatat me BE do të kishin një kusht të tillë, sot e 100 vjet nuk do të votoja pro një anëtarësimi të tillë. Nëse do të bëhej fjalë për fatkeqësi natyre të fqinjëve, apo situata të kësaj natyrë çështja është ndryshe, por nëse Shqipëria duhet të hapet për të bërë hotspote të njerëzve që nuk i merr më askush apo vende të G7 apo Turqia, që kanë një ekonomi të tillë sa renditen të 10 në botë. Shqipëria është një vend potencialisht i dobët për t’u përballur me kriza t tilla migratore, dhe do të kërkonte vullnetet dhe sforco shumë të mëdha. Çështja e emigrantëve të paligjshëm nuk ka të krahasuar me rastin e Kosovës. Kjo situatë kërkon një nivel tjetër të përgjigjes politike. Kush na garanton ne që këta 600 mijë që flasin sot, nuk i kalon 1 mln, 2 apo më shumë. Edhe ai që për shaka e thotë se kemi mundësi, kthehet në një aventurier”, theksoi analisti Kulla.

U mbyt në liqen, hyri të shpëtonte shokun…

47-vjeçari iranian, Malek Shara’i, banues në Manëz është mbytur aksidentalisht para 4 ditësh në liqenin e fshatit Rrotull. Ai ka humbur jeten gjatë përpjekjes për të shpëtuar jetën e njërit prej miqve të tij në liqenin Rrotull në zonën e Durrësit në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur para 4 ditësh, kur Malek, i cili ishte në breg, vuri re se njëri nga miqtë e tij që ishte futur në liqen për të notuar po mbytej për shkak të një spazme muskulare, u hodh menjëherë në liqen me të gjitha rrobat veshur dhe, me shumë përpjekje, ia doli ta nxirrte në sipërfaqe dhe ta shpëtonte. Por pas pak sekondash, edhe ai vetë u zhyt në ujë dhe nuk mundi të dilte.

Kërkimet dhe përpjekjet e mëtejshme nga katër miq të tij dhe një banor vendas, duke përdorur një barkë për ta gjetur, dështuan. Njëkohësisht, u kërkua ndihmë policisë dhe ekspertëve zhytës të qeverisë shqiptare, dhe operacioni i kërkimit vazhdoi dy herë deri në mbrëmje. Përpjekjet për të gjetur trupin e Malek-ut vazhduan të mërkurën, të enjten dhe të premten, por kanë qenë të kota deri tani.

Nga mediat bëhtë public njoftimi i organzitës që menaxhon refugjatët iranianë në Shqipëri. Anëtari i PMOI Malek Shara’i, lindur në Khorramshahr në 1970, iu bashkua NLA (Ushtrisë Kombëtare të Çlirimit) 21-vjet më parë, dhe kaloi vite të lavdishme përkushtimi në kampet Ashraf dhe Liberty.

Malek ishte një nga të mbijetuarit e masakrës së 1 shtatorit, 2013 në Kampin Ashraf në Irak, gjatë së cilës 52 anëtarë të PMOI u martirizuan gjatë një sulmi nga forcat e diktatorit të “Irakut të Ri” al-Maliki dhe mercenarët e Forcave terroriste Quds. Malek, së bashku me miqtë e tij të tjerë në Ashraf, me një guxim të pamasë dhe i paarmatosur, luftoi kundër mercenarëve. Malek do të mbahet mend gjithmonë si një simbol frymëzues nga të gjithë luftëtarët e lirisë për ndershmërinë, guximin, përkushtimin dhe devocionin e tij të madh ndaj kauzës së popullit iranian për liri.

/ SYRI.net