Portugalia kualifikohet, por me vështirësi

Portugalia është kualifikuar me vështirësi për në raundin tjetër të Botërorit “Rusi 2018”, pasi barazoi 1-1 me Iranin, me iranianët që në minutën e katërt shtesë kishin mundësinë që të fitonin takimin dhe të nxirrnin jashtë portugezët.

Quaresma shënoi në minutën e 45 të pjesës së parë për Portugalinë, ndërsa Irani barazoi me penallti në minutën e 93, me Ansarifard.

Për t’u shënuar që Cristiano Ronaldo humbi 11-metërsh në minutën e 53, ndërsa rrezikoi të ndëshkohej me karton të kuq për një episod në minutën e 83, por pasi u vëzhgua me VAR, kapiteni portugez u ndëshkua vetëm me të verdhë.

Bie nga kati i gjashtë i pallatit, ndërron jetë 90-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një i moshuar ka rënë aksidentalisht nga kati i 6-të i pallatit. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në rrugën “Eshref Frasheri”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet F.S., 90 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.06.2018, rreth orës 04:00, në rrugën “Eshref Frasheri”, nga kati i 6- të i banesës dyshohet të ketë rënë aksidentalisht nga lartësia, shtetasi F. S., 90 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Spanja do përballet me Rusinë

Ta quajmë dramatike, është pak! Nata e kësaj të hëne në Kupën e Botës në Rusi dhuroi emocione të jashtëzakonshme dhe të kualifikuarat, pavarësisht se mund të konsideroheshin si të vendosura, u desh të derdhnin gjak deri në minutat shtesë, që nuk ishin të pakta.

Spanja kaloi nga ferri në gëzim, edhe pse s’mund të quhet parajsë me kuptimin e plotë të fjalës. “La Roja” e pa veten në disavantazh shumë shpejt, kur Maroku shënoi në minutën e 14 me anë të Boutaib, por Isco do të gjente rrugën e golit për t’i drejtuar ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultat të barabartë.

Në pjesën e dytë, atëherë kur të gjithë prisnin golin e spanjollëve, do të ishin sërish marokenët që do të shënonin, vetëm 9 minuta nga fundi i kohës së rregullt, me anë të En Nesyri.

Do të duhej vetëm ndërhyrja e VAR-it, që spanjollëve t’u regjistrohej si i vlefshëm një gol i Iago Aspas në minutën e 3-të shtesë, duke i dhënë kështu mundësinë “La Roja”-s të kualifikohen si të parat në grupin B, duke gjetur përballë në 1/8-at e finave ekipin e Rusisë.

Një kualifikim që u vendos me drithërimash, pasi edhe në ndeshjen tjetër, Portugalia nuk shkoi më shumë sesa barazimi 1-1 ndaj Iranit, duke mbetur në vendin e dytë.

SH

A ka ujë në Shemshovë!

Edhe përkundër instalimit të sistemit të ri të ujësjellësit, banorët e fshatit Shemshovë të komunës së Jegunocit, edhe më tej vazhdojnë të mos kenë ujë për pije, ndërkohë që komuna, vazhdon për çdo muaj të faturoj pagesën e ujit.

“Katër vite kam qenë vet këshilltar në komunë dhe e kam lyp ujin se Shemshova s`ka, arsyetimi ka qenë se e vjedhin ujin. Haj verës e vjedhin po edhe dimrit e kam bë të njëjtën pyetje, tani a ujisim? Jo tai e lënë lëshuar mos ngri uji, po sa lëshohet çezma për mos me ngri? Problemi këtu tek ne është te niveli mbidetar. Atje ku është vëndu rezervuari duhet të ketë pompa. Shtypje nuk ka aspak”.

“Nuk ka ujë, shtypje nuk ka prej atje ku e marrim ujin. Ujë në Jegunoc marrim”.

“Uji s’është i pastër për pije shkojmë në Përshevcë mbushim tek fushat ku rrjedh”.

Kreu i Komunës së Jegunocit Darko Bllazhevski hedh dyshime për keqpërdorimin e mundshëm të rreth 12 mijë litra kub ujë. Ai tha se mund të ju sigurojë ujë banorëve por fillimisht paralajmëron inspektim të përdorimit të ujit në këtë fshat.

“Kam projekt që prej nesër t’u lëshoj edhe pesë litra ujë në sekondë shtesë, por pasi të kontrollojmë nëse ka kyçe të zeza apo dikush e keqpërdor ujin” – tha Darko Bllazhevski, Kryetar i komunës së Jegunocit.

Gazetari: A mendoni se shkelni ligjin kur thoni se që nesër mund t`iu lëshoni ujë por nuk e bëni të njëjtën ndërkohë që ata kanë mungesë të ujit?

“Nuk mendoj se bëj shkelje ligjore sepse ne jemi shërbim i qytetarëve por si bashkësi lokale edhe qytetarët duhet të jenë servis i komunës” – u përgjigj Darko Bllazhevski, Kryetar i komunës së Jegunocit.

Përndryshe, nëse në afat të shkurtër kohor ky problem nuk zgjidhet, banorët paralajmërojnë protesta dhe bllokime rrugësh./Alsat-M

Foli Milikija!E drejtoj gishtin te policia!

Pas incidentit që ndodhi pasditen e sotshme në komunën e Haraçinës, ku polica ka shtënë me armë në drejtim të një makine e cila dyshohej së është drejtuar nga dy persona të kërkuar me fletarrestë, ka reaguar kryetarja e kësaj komune, Milikije Halimi.

Ajo përmes një njoftimi ka kërkuar nga policia që të jetë më e kujdesshme ndaj këtyre rasteve veçanërisht në zonat e banuara.

“Kërkojmë nga policia të ketë sjellje të kujdesshme në zona të banuara. Urojmë që rasti në Haraçinë të sqarohet sa më shpejtë nga organet e rendit. Ne si komunë, nuk e arsyetojmë përdorimin e armëve në ambiente publike”, ka shkruar kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi.

Kush kë e kopjon!

Ishte një moment shokues në ndeshjen e Portugalisë kundër Iranit të hënën kur Cristiano Ronaldo, e humbet penalltinë

Si gjithmonë kur Ronaldo humbet një rast, tifozët e Messi shfaqen në rrugë.

Por, por me thënë të drejtën në këtë rast kreditët më të mira i kishte portieri që bëri një pritje fenomenale.

“VAR-i është m*t”

Maroku pa se si sistemi VAR i hoqi të drejtën legjitime për të festuar një fitore historike përballë Spanjës në minutën e 93 dhe ndeshja u mbyll me tension, pavarësisht se ekipi nga Afrika Veriore ishte i s’kualifikuar.

Goli i Iago Aspas ishte shumë i diskutuar por pavarësisht kësaj i dha iberikëve kreun e Grupit A.

Por marokeni Nordin Amrabat ishte shumë i inatosur me teknologjinë dhe në fund të ndeshjes iu drejtua kamerës duke thënë “VAR-i është m*t”.

Videoja e tij po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

 

Sarri është marrë vesh me Napolin, me Chelsean

Raportet e fundit në Itali thonë se Maurizio Sarri është liruar nga kontrata e tij me Napolin dhe ai është i lirë që ti bashkohet Chelseat.

Trajneri, ende ka kontratë me skuadrën nga Sicilia dhe skuadra angleze nuk dëshironte që të paguante klauzolën e tyre.

Tani sipas gazetës napolitane , “Il Mattino”, Sarri është marrë vesh me Napolin, me Chelsean që ende duhet të paguaj 5 milionë për të në Napoli.

Tekniku italian pritet që të nënshkruajë kontratë më vlerë 3 milionë për tri vite më skuadrën nga Stamford Bridge, derisa Chelsea do të bëj edhe një pagesë tjetër për Antonioo Conten në rast se e shkarkon.

Sarri pritet që nesër të nënshkruaj kontratë me skuadrën nga Londra, por zyrtarizimi i tij nuk do të bëhet derisa të largohet Conte.

Irani dhe Portugalia një ndeshje dramë

Irani ka qenë shumë afër që ta eliminojë Portugalinë sonte nëse Kharim do të shënonte një gol në minutat e fundit të ndeshjes

Irani dhe Portugalia janë ndarë më rezultat 1-1 në një ndeshje dramë në të cilën Ronaldo e ka humbur edhe një penallti.

Ndeshja e parë erdhi në minutën e 45’të kur Quaresma shënojë një supergol me të jashtmen për Portugalinë.

Në pjesën e dytë Portugalia sulmoi disa herë por edhe iranianët nuk ishin indiferent.

Një penallti e akorduar për Ronaldon në minutën e 53’të nuk u shndërrua në gol nga ai.

Irani vazhdoi të luftojë deri në fund të ndeshjes derisa goli erdhi në minutat shtesë pasi që VAR e zbuloi një penallti që e shkaktoj Cedric Soares.

Karim Ansarifard ishte i saktë nga penalltia por i njëjti lojtar e humbi edhe një rast ideal për ta kaluar Iranin në 1/16 e finales.

Mos ofroni para për Xhakën e Shaqirin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka kritikuar shqiptarët që po ofrojnë para nga xhepat e tyre për të paguar dënimet me gjobë të shqiptuara nga FIFA ndaj futbollistëve shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, pasi që të dy festuan golat e shënuar ndaj Serbisë, në Kupën e Botës 2018, në Rusi, duke bërë shqiponjën dykrenore me duart e tyre.

 

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ata që po japin para, vetëm sa po bëhen horë.

Nitaj ka vlerësuar se dënimi i FIFA’s ndaj futbollistëve është i rëndë, pavarësisht se bëhet fjalë për gjobë.

“Vec dy fjale per denimin e Xhakes e Shaqirit. Mos u ofroni pare se u bete hore, sepse denimi nuk eshte ceshtje e 10-15 mije frankave!”, ka shkruar Nitaj.

“Denimi eshte shume me i rende se kaq. Jane denuar dy futbollistë per shkak te shperfaqjes se flamurit te tyre!”, është shprehur ai.