Neuer: Kjo nuk ishte Gjermania, ja çfarë i mungoi ekipit

Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer, është shprehur shumë i mërzitur pas eliminimit në Kupën e Botës.

“Nuk kemi bindur në asnjë ndeshje, ku mund të themi se ajo ishte përfaqësuesja gjermane. Kjo është e rëndë dhe për të ardhur keq. Mendoj se të gjithë janë shumë të zhgënjyer, që kemi humbur këtë mundësi të madhe.

Edhe në këtë ndeshje nuk ia dolëm, të bënim një paraqitje të mirë. Mendoj se skuadrës i ka munguar gatishmëria dhe vullneti për të shkuar larg në këtë kampionat. Edhe po të kishim kaluar grupet, do të ishim eliminuar maksimumi në çerekfinale”, u shpreh Neuer.

Vetting-u në Polici, policia në Maqedoni huazon modelin shqiptar

Zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, priti sot një delegacion nga MPB-ja e Maqedonisë, kryesuar nga zv.ministri Agim Nuhiu. Takimi ishte me kërkesë të palës maqedonase, për njohjen me detajet e ligjit për “Vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA” ose i njohur ndryshe si Vetting-u.

Zv.ministri Julian Hodaj bëri një prezantim të gjithë hapave të ndërmarrë për nisjen e procesit të Vetting-ut dhe ecurinë aktuale. Ai theksoi se ky proces erdhi si domosdoshmëri për t’u bashkëngjitur gjyqtarëve dhe prokurorëve me integritet, punonjës policie me të njëjtat standarde. Ai nënvizoi se ky ligj në vetvete nuk ka qëllim të jetë një ”fshesë”, por ka në fokus promovimin e pjesës së shëndoshë të Policisë së Shtetit.

Zv.ministri Nuhiu përgëzoi homologun shqiptar për hapat e ndërmarrë në këtë proces. Ai deklaroi se është arritur një kompromis në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe kërkohet që të nisë procesi i Vetting-ut. Z.Nuhiu u njoh me mekanizmat e ligjit dhe ndihmën e ekipit të ekspertëve që bënë të mundur hartimin e tij. Duke qëndruar te Vetting-u, zv.ministri Nuhiu deklaroi se fillimisht ky proces do të nisë në polici dhe më pas do të vijojë edhe në gjyqësor.

Zv.ministri Hodaj deklaroi se në procesin e Vetting-ut një rol të rëndësishëm kanë pasur asistencën ndërkombëtare nga misionet ICITAP dhe PAMECA. Ai i sugjeroi homologut maqedonas bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, si një garanci për reflektimin e standarteve ndërkombëtare të fushës dhe paanshmëri e besueshmëri të vetë procesit dhe rezultateve të tij.

E pranishme në takim ishte edhe Drejtoresha e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Anila Trimi, e cila e njohu palën maqedonase mbi punën e shërbimit.

Gjysmë ton kanabis në Sarandë

Një rulot me drogë është bllokuar në doganën e Qafë-Thanës në Sarandë. Mjeti drejtohej nga një turist italian.

Brenda rulotit janë gjetur dhe sekuestruar 383 kg kanabis dhe 96 kg kanabis në formë çokollate.

Policia kufitare ka arrestuar shtetasin italian Vito Barucceli, i cili drejtonte rulotin e mbushur me drogë. Uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbardhur personat e tjerë të përfshirë në këtë trafik të lëndëve narkotike.

Shqiptarët e Preshevës letër falënderimi Presidentit Ilir Meta

Mërgata e Luginës së Preshevës si dhe përfaqësuesit e një grupi shoqatash intelektuale e kulturore nga kjo trevë, me anë të një letre publike, i kanë shprehur falenderime Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për mbështetjen dhe përkrahjen e tij të përhershme ndaj shqiptarëve të Luginës.

Në letrën e tyre, që bëhet publike fill pasi Kreu i Shtetit ftoi për një vizitë tre ditore në Shqipëri, rreth 50 nxënës e mësues të shkollave shqipe të Medvegjës, përfaqësuesit e këtyre shoqatave shprehin mirënjohjen ndaj Presidentit Meta për angazhimin e tij të palodhur, siç edhe shprehen, për të mbështetur shqiptarët e Luginën e Preshevës.

 “Z.President, kjo çka keni bërë, është historike dhe Ju jemi shume mirënjohës. Po na duket vetja, se ne ishim tek JU, e biseduam lirshëm, ashtu sic bisedohet në Shqipëri, sepse nuk e kemi atë luks, që të flasim lirshëm në Medvegjë apo në hapësirat tjera të Luginës së Preshevës. Z. President, vizita Juaj në Medvegjë, na mbanë me shpresë, se Presidenti, nuk do na harroj edhe në të ardhmen dhe Ju e dëshmuat, se nuk na keni harruar, edhe pas disa muajve nga takimi që kishit atje, i ftuat fëmijët medvegjas, që të rrijnë me Ju, të flasin me Ju, e të shohin Shqipërinë si duhet”, – shprehen ndër të tjera në letrën e tyre publike, përfaqësuesit e shoqatave intelektuale e kulturore nga Lugina e Preshevës në mërgim.

 LETRA E PLOTË/ Letër falënderimi me sinqeritet të plotë e vëllazëror nga mërgata e Luginës së Preshevës

 Falënderim nga shpirti e zemra për Presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.llir Meta dhe stafin e Tij

 Shumë i çmuar z.President,

Përmes pak fjalëve, ne si mërgatë e Luginës së Preshevës, e përkrahur edhe nga Instituti Shkencor Helvetikë i Europës Juglindore me seli në Zvicër, si dhe nga një grup intelektualësh e veprimtarësh nga ato treva, po Ju drejtohemi përmes këtij emaili në shenjë falënderimi për çdo gjë që po bëni për Luginën në përgjithësi dhe Medvegjën në veçanti.

Z.President, kjo çka keni bërë, është historike dhe Ju jemi shume mirënjohës. Po na duket vetja, se ne ishim tek JU, e biseduam lirshëm, ashtu sic bisedohet në Shqipëri, sepse nuk e kemi atë luks, që të flasim lirshëm në Medvegjë apo në hapësirat tjera të Luginës së Preshevës.

Z.President, vizita Juaj në Medvegjë, na mbanë me shpresë, se Presidenti, nuk do na harroj edhe në të ardhmen dhe Ju e dëshmuat, se nuk na keni harruar, edhe pas disa muajve nga takimi që kishit atje, i ftuat fëmijët medvegjas, që të rrijnë me Ju, të flasin me Ju, e të shohin Shqipërinë si duhet. Stafi juaj i palodhur dhe angazhimi Juaj i jashtëzakonshëm, na bënë edhe më krenarë, se Presidenti Ilir Meta, do të jetë me ne gjithmonë.

Nuk mundemi ta fshehim atë që po na e thotë zemra, Zoti ju bekoftë Ju dhe familjen, shëndet të mirë dhe gjitha të mirat për Ju dhe më të dashurit e tuaj.

Z.President, po kërkojmë nga Ju, që t`na mundësoni një takim në Tiranë, kur të mundeni, që të vijmë një grup veprimtarësh, të pavarur politikisht, por t¨djegur për atdhe, që të flasim me Ju dhe të marrim mendime se si të veprojmë për ato treva. Ne, nuk jemi në asnjërën parti, partia jonë është atdheu, është flamuri kuq e zi. Kemi shumë besim, se do na udhëzoni më mirë se kushdo tjetër, Ne kemi nevojë për përkrahjen Tuaj dhe të shtetit shqiptarë në përgjithësi. Kemi një Shqipëri në NATO dhe një Shqipëri duke ecur sigurt për në BE. Nuk kemi nevojë për të na ndihmuar ne* mërgimtarëve me mjete, por me udhëzime, e këto udhëzime që vijnë nga Ju, do të jenë të mira për ne.

Z.President, padyshim, se kemi edhe shumë për të shkruar, por kësaj here, po Ju falënderojmë shumë dhe kurrë mërgata nuk do të jetë pasive, ajo përcjell gjendjen në atdhe dhe për çka të kërkohet, si përpara dhe sot e në të ardhmen, do të jetë arteria kryesore për të mirën e atdheut.

Me shpresë, se nuk Ju kemi lodhur shumë, ju urojmë edhe njëherë, punë të mbarë Ju dhe stafit Tuaj, shëndet të mirë dhe gjitha të mirat.

Zoti ju bekoftë Ju, familjen Tuaj dhe gjithë Shqipërinë dhe tokat tjera shqiptare, kudo që ka shqiptarë, pa harruar edhe mërgatën tonë, emblemën e atdheut.

Me sinqeritet dherespekt nga:

Shoqata Humanitare “Medvegja” me qendër në Fully të Valisit- Zvicër, z.Zenel Neziri (kryet.)

Asociacioni “Sos Medvegjë-Çamëri”, me qendër në Gjenevë, z.Fadil Selmani, kryetar

Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” me qendër në Gosau të St.Gallenit, Zvicër, Ferat Rashiti (kryetar)

Shoqata Kulturore “Jehona” në Zvicër, me kryetar Musa Salihu

Këshilli Organizativ i Akademisë Përkujtimore të UÇPMB-së në Zvicër, z.Fazli Musliu, njëherit kryetar nderi i SHHLP.

Instituti Helvetik i Europës Juglindore,me qendër në Zvicër, President, Dr.Llukman Halili

Grupi i intelektualëve të Luginës së Preshevës në Zvicër, Mr.sc.Dashnim HEBIBI

Shqiptarët s’e hanë sapunin për djathë

Akuzave të Lulëzim Bashës për lidhje të tij me milionat e eurove që erdhën me “Toyota Yaris”, Taulant Balla iu përgjigj ligjërisht me dy padi.

Ato i bëri publike në emisionin “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço, ku ndër të tjera foli edhe për negociatat.

“Kallëzim penal kundër Lulzim Bashës. Dua që ta bëj një shembull në politikë këtë person. Ai ka vënë në rrezik një operacion të organeve ligjzbatuese. Informacionin që ai kishte të enjten në kuvend, tre institucione që ishin në dijeni para tij, kishin marrë të gjitha masat për vijimin e aksionit që prej së mërkurës. Dyshimet se Basha ka lidhje me këta persona të grupit kriminal, do t’i them të enjten në parlament. Njëri prej funksionareve të organeve ligjzbatuese, duke pirë kafe me Lulzimin, Kuliçin, a ku di unë, ndan informacione me ta. I papërgjgjshmi del në TV dhe i thotë delinkuentëve se është një Toyota Yaris me kaq lekë. Fat i mirë që delinkuentët nuk e dëgjuan kolegun e tyre në Kuvend”, tha Balla.

Gazetarja: Ju thatë se në Gjermani ka qenë Basha, Berisha e Kodheli. S’besoj se e thatë për t’ja kaluar asaj topin për këtë çështje?
Balla: Jo absolutisht. Kodheli ka qenë në një vizitë të suksesshme në Bundestag, ku ka parë edhe Bashën në korridoret e parlamentit duke shpërndarë traktet për të mirën e integrimit të Shqipërisë (qesh)

Numri dy i Partisë Socialiste u pyet edhe në lidhje me vendimin e një dite më parë për negociatat e Shqipërisë.

Gazetarja: Vendimin e djeshëm, a mendoni se po ja u shisni shqiptarëve si sapunin për djathë këtë cështjen e negociatave, kur thoni se keni marrë një datë?

Balla: Nuk ka dalë burrë nëne deri sot që t’u shesë shqiptarëve sapunin për djathë. Jemi rracë tepër e zgjuar ne shqiptarët… shqiptarët e dinë

Gazetarja: …që nuk janë çelur negociatat dje…

Balla: Dje shqiptarët kanë marrë urime nga përfaqësuesit më të lartë të BE.

Gazetarja: Së bashku me një listë të gjatë kushtesh që nuk i kanë plotësuar.

Balla: Të lutem…

Gazetarja: A ka dështuar qeveria me negociatat?

Balla: Ne nuk prisnim datë, për të thënë të vërtetën. Dhe këtë e kemi komunikuar shpesh herë. Dhe brenda pritshmërive tona kemi marrë dhe datën dhe dakortësinë për punën përgatitore.

Gazetarja: Pra që do të lindë, do lindë, por se kur do ngelë me barrë thote populli, s’i dihet…

Balla: Asnjë prej vendeve që kanë kaluar përmes këtij procesi, nuk kanë marrë një vendim, që sot është mbledhja e Këshillit, dhe nesër hapen negociatat… GSH.al

Era Istrefi dhe tifozët e Zvicrës mblidhen në Presidencë (VIDEO)

Ndeshja e sotme mes Zvicrës dhe Kosta Rikës po ndiqet me emocione dhe në ambientet e Presidencës. Kreu i shtetit, ashtu si dhe për ndeshjet e tjera të ekipit të Zvicrës, ka ftuar të jenë të pranishëm mjaft personalitete të artit dhe të kulturës. Presidenti Meta është ndër tifozët më të flaktë të Zvicrës për shkak se në këtë ekip luajnë 5 futbollistë shqiptarë.

E pranishme në presidencë është artistja Era Istefi, kënga e së cilës është dhe kolona zanore zyrtare e Botërorit Rusi 2018. Era Istrefi ndodhet në këtë aktivitet së bashku me motrën e saj, këngëtaren Nora Istrefi. Artisja e njohur ka pranuar ftesën e kreut të shtetit shqiptar Ilir Meta pak ditë para se të niset për në finalen e botërorit Rusi 2018, ku do të marrë pjesë në koncertin përmbyllës të aktivitetit. Kujtojmë që pak ditë më parë Era Istrefi refuzoi një takim me presidentin e Kosovës, Hasim Thaçi.

Në krah të Presidentit ndodhet edhe kampioni i njohur Gjetan Keta, tenori i mirënjohur Kastriot Tusha, futbollistja e njohur e kombëtares shqiptare për femra, Cyme Lulaj, këngëtarët Kastro Zizo dhe Robert Berisha, si dhe shumë personalitete të sportit e kulturës.

 

SH

FT ⏱ Shkëndija vs Osijek 3-1

Kuqezinjtë fitojnë 3:1 përballë ekipit kroat NK Osijek testin e luajtur në Kumberg të Austrisë. Kundërshtari avansoi pas pesë minutave lojë, mirëpo Shkëndija sjell përgjigje në vazhdim duke përmbysur gjithçka me golat e Eminit dhe dy herë Ibraimit.

Cancelo i bashkohet Juventusit

Portugezi Joao Cancelo zyrtarisht është një lojtar i Juventusit pasi që ka kompletuar transferimin nga Valencia për 40.4 milionë euro

Juventusi ka konfirmuar se ka paguar klauzolën e lojtarit por pagesa do të bëhet brenda tri viteve.

“Juventus lajmëron se ka arritur marrëveshje definitive me Valencian për ët blerë lojtarin Joao Pedro Cavaco Cancelo për një shumë 40.4 milionë euro, e cila pagesë do të bëhet brenda tri viteve. Kjo marrëveshje do të këtë një efekt ekonomik të mirë për ne e që fillon që nga sezoni i ri 2018/19”.

“Juventusi dhe lojtari kanë nënshkruar kontratë 5 vjeçare që do të vlenë deri më 30 qershor 2023”, thuhet në komunikatën zyrtare të Juves.

Historike, Kosova fiton dy të arta në Tarragona

Kosova sot ka rrëmbyer dy medalje të arta në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës.

Xhudistja Nora Gjakova rrëmbeu medaljen e artë, duke e mposhtur në finale italianen, Miriam Boi në kategorinë 57 kilogramë.

Kundërshtaren e saj Gjakova e mposhti me Ippon.

Të artën e fitojë edhe zhudistja Distria Krasniqi e cila rrëmbeu medaljen e artë ku e mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida.

Zvicra barazoi në ndeshjen e parë

Zvicra mund të përfundojë në vendin e parë sonte nëse arrin që ta mposht me një rezultat të thellë Kosta Rikën

Kjo është ndeshja e fundit e Zvicrës në fazën e Grupeve dhe me një fitore apo barazim kalon në fazën tjetër të grupeve.

Zvicra barazoi në ndeshjen e parë kundër Brazilit, kurse fitojë kundër Serbisë me një ndeshje dramatike më rezultat 2-1, ku Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin kreatorë të kësaj fitoreje. //

Formacioni zyrtare: