FIFA shpërblen Januzajn

FIFA ka shpërblyer Adnan Januzajn për paraqitjen e tij të sotme kundër Anglisë

Adnan Januzaj shënoi një supergol sot kundër Anglisë në minutën e 51’të, gol që ja sigurojë belgëve vendin e parë në grupin G dhe kalimin e tyre në 1/8 e finales.

Me këtë fitore Belgjika do të ndeshet në raundin tjetër me Japoninë, ndërkaq do ta pret fituesin e ndeshjes Brazil –Meksikë.

 

Futbolli pa gabime nuk është futboll!

Pas gabimeve që bëri portieri i Chelsea kundër Kroacisë, shoku i tij i skuadrës ua ka rikujtuar tifozëve se edhe futbollistët bëjnë gabime

Federico Fazio i ka dalë në mbrojtje të shokut të tij të skuadrës Willy Caballero duke treguar se ai ka marrë edhe kërcënime në rrjetet online pas humbjes nga Kroacia.

“Futbolli është plot gabime, sidomos kur je në pozitë të portierit është shumë e vështirë”, tha Fazio.

“Pa gabime, çdo ndeshje do të përfundonte 0-0. Kjo do të ishte e mërzitshme, sikurse ti shohësh 11 robotë duke luajtur kundër 11 robotëve. Futbolli nuk funksionon në këtë mënyrë dhe ne nuk jemi mësuar kështu”, ka thënë Fazio.

Maradona pa edukatë!

Pasi shikuam paraqitjen e Maradonas në tribunat e ndeshjes se djeshme kundër Argjentinës dhe Nigerisë, ishte një rikujtim i dhimbshëm i vështirësive të tij por ne duhet t’i pranojmë ekstremitetet e tij dhe ta pranojmë që ai nuk është as i keq e as i mirë – por i të dyjave.

Përgjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Nigerisë kemi parë disa herë Maradonën e përgjumur në zonën VIP. Është raportuar se ish-lojtari i Napolit dhe Bracelonës ishte nën ndikim të alkoolit, transmeton Gazeta Express.

Argjentina arriti të fitojë kundër Nigerisë me rezultatin 2-1, dhe kështu duke siguruar vendin në fazën tjetër.

Marcos Rojo shënoi golin e fitores në fund të ndeshjes, ndërsa festimet e çmendura të Maradonas pas fitores së Argjentinës ende po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Pas përfundimit të ndeshjes, gjendja shëndetësore e Maradonas u keqësua dhe menjëherë u intervenua mirëpo asgjë e keqe nuk ndodhi, shëndeti i tij u përmirësua pas vështirësive që hasi si pasojë e konsumimit të alkoolit.

 

Konfirmimi i datës, çështje orësh

Presidenti i Këshillit Evropian Dondal Tusk pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev konfirmoi se është çështje orësh që shefat e shteteve të BE-së të votojnë datën e kushtëzuar për çeljen e negociatave me Maqedoninë, Ai tha se kjo javë ishte frytdhënëse sa i përket aspiratave integruese të Ballaknit Perëndimor.

Ndërkohë kreyminstri Zoran Zaev tha se Maqedonia mbetet e përkushtuar në përmbushjen e kritereve ndërsa shprehu bindjen se bisedimet bazuar në praktikat e deritanishme do të zgjasin 7-8 vjet. Zaev tha se zgjerimi i Bashkimit Evorpian do të konsolidonte në radhë të parë vet Unionin.

Përmbushni reformat, BE-ja do t’ju përkrahë

Pas takimit me Tusk, kryeministri i vendit Zoran Zaev bashk me zëvendëskryeministrat Bujar Osmanin dhe Radmilla Sheqerinskën , takuan edhe komisionarin për Zgjerimin dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn. Ata konkluduan se me këtë takim praktikisht, filluan përgatitjet për kontrollin e gjendjes së kapitujve të cilat janë regjistruar bashkë me datën e negociatave.

Komisionari Han, tha se vendimi i Këshillit evropian për caktimin e datës së negociatave ishte një sinjal serioz. Ai tha se kthim mbrapa nuk ka dhe se askush nuk mund ta ndal procesin e eurointegrimit.

“Në fakt, ne kemi nisur sot procesin, sepse vlerësimi është pjesë e gjithë procesit. Natyrisht se ka elemente të ndryshme, por me vendimin e së martës, ne, si Komision, kemi marrë dritën jeshile për të nisur punën që do të na mundësojë nisjen e negociatave zyrtarisht në mes të vitit të ardhshëm. Kjo duhet të çojë në konferencën ndërqeveritare, e cila, së paku deri në fund të vitit të ardhshëm, do të duhet të marrë vendim sa i përket hapjes së kapitujve të parë”, tha Johannes Hahn, Komisionar për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë.

Porosia e përbashkët nga takimi ishte se Maqedonia nuk ka kohë për festë dhe se janë 365 ditë për punë intensive për arritjen e negociatave të suksesshme për anëtarësimin e vendit në BE.

Edhe diplomati i Bashkimit Evropian në Shkup Lukas Holub, tha se vendi ishte në një krizë të thellë politike por me ambicie ja dolën. Sipas tij Maqedonia ka filluar me reforma, por ende ka punë për tu bërë.

“Çfarë na  pret tani? Më shumë punë për ekzekutivin, më shumë punë për Parlament, më shumë punë për gjyqësorin në të gjitha fushat e tij. Është e qartë se reformat duhet të vazhdojnë dhe të implementohen, kjo vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm për Maqedoninë”, tha Lukas Holub, diplomat i BE-së, në Shkup.

Nga ana tjetër ministri gjerman p+ër Çështjet e Evropës, Michael Roth, tha se Bashkimi Evropian, nuk bën pazare me Shqipërinë e Maqedoninë dhe se këta dy vende kanë bërë hapa të mëdha në rrugën e tyre drejtë BE-së. Sipas tij në qershor të vitit të ardhshëm të dyja vendet do ta kalojnë këtë urë drejt anëtarësimit për BE.

Ujmani e Trepça nuk bëhen pjesë e Asociacionit

Liqeni i Ujmanit dhe Trepça nuk duhet të diskutohen dhe të përfshihen në statutin e Asociacionit thotë opozita. Qeveria premton se kjo çështje nuk do të diskutohet me askënd, sepse janë pjesë të Kosovës.

Dy nga resurset më të mëdha të Kosovës, Liqeni i Ujmanit dhe Trepça janë përfshirë në diskutimet e takimit të fundit të Ekipit Menaxhues në kuadër të hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por nuk është bërë e ditur se çfarë është biseduar në këtë takim.

Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje për këtë çështje.

“Kosova i ka të caktuar kufijtë e saj dhe se edhe Ujmani edhe Trepça janë pjesë e Kosovës. Kështu që për këtë çështje Kosova nuk diskuton”, thuhet në përgjigjen elektronike të Zyrës e Kryeministrit të Kosovës dhënë për RTK-në.

E partia opozitare, LDK, kundërshton çfarëdo marrëveshje për Ujëmanin dhe Trepçën. Deputetja Vjosa Osmani thotë se Kosova ka një Kushtetutë e cila e definon kush është pronare.

S’ka vija të kuqe ndaj Serbisë

Presidenti Hashim Thaçi është kthyer nga Brukseli e Parisi, disa ditë pasi takoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të fazës së fundit të bisedimeve me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. Ai të enjten mbajti një konferencë për media, ku u bëri thirrje partive që t’i bashkohen në dialogun me Serbinë. Por, vetëm pak më vonë, Lidhja Demokratike e Kosovës i reagoi ashpër. Thaçi duhet të shpjegohet vetë, por, si duket, ka pranuar që edhe ndarja e Kosovës të jetë në tryezë të bisedimeve, e po ashtu edhe ndryshimi i Kushtetutës, kur tha se në këto negociata s’ka vija të kuqe.

Nuk dihet nëse bëri një gafë, tha diçka sa për ta frikësuar LDK’në, apo diçka krejtësisht të vërtetë. Hashim Thaçi, me t’u kthyer nga Parisi, ku qëndroi pas bisedimeve që pati në Bruksel me shefin e shtetit serb, tha se në fazën e fundit të bisedimeve nuk ka vija të kuqe dhe nëse, sipas tij, nuk shfrytëzohet ky rast për marrëveshje me Serbinë, Kosova mund të shndërrohet në Palestinë.

Këto deklarata, që Thaçi mund t’i ketë menduar si një lloj presioni, në rend të parë për LDK’në opozitare, dhe për NISMA’n, që është pjesë e Qeverisë, kanë pasur kundër efekt të menjëhershëm.

Thaçit i ka reaguar ashpër LDK’ja, e cila e quajti naivitet krahasimin me Palestinën, dhe faktin që Thaçi zbuloi se në bisedimet finale me Serbinë nuk ka vija të kuqe. “Presidenti i Kosovës, i paautorizuar për të udhëhequr dialogun me Serbinë, sot, ende pa nisur mirë ky dialog, hoqi të gjitha vijat e kuqe në tavolinën e dialogut me kontestuesit e shtetësisë sonë” thuhet në reagim. Në reagim, LDK’ja e ka quajtur naiv deklarimin e Thaçit se Kosova mund të bëhet si Palestina.

“Së këndejmi, secili proces i pakushtëzuar ndaj rendit tonë kushtetues dhe secili krahasim me shtetësinë e Palestinës përbën naivitet politik të rrezikshëm dhe është skajshmërisht i dëmshëm për pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, theksohet më tej në reagim.

Tutje, LDK ka bërë thirrje që Thaçit t’i vendosen vijat e kuqe nga Kuvendi, pasi pa autorizim e ka marrë në duar fatin e vendit.

Por, Thaçi, në adresimin para gazetarëve, po ashtu ka thënë se refuzimi për të marrë pjesë në bisedime është refuzim i përballjes me Serbinë.

“Beteja me Serbinë zhvillohet tani në tavolinë në Bruksel, e jo në monologjet e thata të studiove televizive”, ka thënë ai. “Refuzimi i pjesëmarrjes në negociata është shmangie nga beteja që duhet të zhvillohet tani”, ka shtuar ai.

Por, nëse shefi i shtetit nuk ka bërë gafë, por ka thënë diçka të vërtetë për mungesën e vijave të kuqe, atëherë ai si duket vendin e ka përfshirë në diçka të rrezikshme.

Vlen të theksohet se pala kosovare, sa herë ka shkuar në bisedime, ka mbajtur qëndrime të forta, por me presion diplomatik ata kanë ndryshuar fjalët. Është e çuditshme që këtë herë Thaçi është bërë më direkt, duke thënë se nuk ka vija të kuqe qysh në fillim të procesit. Nuk dihet se çfarë i bie kjo, a nënkupton ndryshimin e Kushtetutës për Asociacionin, biseda për ndarjen e Kosovës, apo edhe koncesione tjera. Për këto, më së miri mund të deklarohet vetë Hashim Thaçi, i cili, muaj më parë, me Vuçiqin kishte folur edhe për ndarjen e Kosovës. Në fillim të muajit të kaluar, Gazeta Express ka raportuar për një takim të pesë vendeve perëndimore, të cilat kishin dakorduar një lloj kornize, brenda të së cilës duhen zhvilluar bisedimet.

Këto shtete ishin pajtuar që “më mirë të mos ketë fare marrëveshje, se marrëveshje të keqe” ndërmjet palëve.

“Marrëveshje e keqe konsiderohet ndarja e Kosovës dhe lejimi i një Republika Srpska në Kosovë”, kishte thënë një burim për Gazetën Express.

Por, si duket Thaçi ka pranuar principe tjera.

Pse kërcënohet Maradona!

Dy klipe të dy mediave në gjuhë spanjolle të cilat kishin shkruar se legjenda e futbollit kishte pësuar sulm në zemër, do të paditen nga avokati i Maradonas

Avokati i Diego Maradonas ka ofruar 300 000 peso (10800 dollarë) si shpërblim për të gjetur dy autorët e këtij lajmi të rrejshëm që thoshte se legjenda e Argjentinës ka vdekur.

Maradona është në Rusi duke e përcjellur Botërorin dhe ka qenë në tribuna në të gjitha ndeshjet e Argjentinës dhe ka festuar fitoren dramatike të vendit të tij kundër Nigerisë, e cila dërgoi këtë shtet në 1/8 e finales.

Fituesi i Botërorit të 1986 është pikturuar duke marrë tretman mjekësorë pas ndeshjes, derisa ka pasur shumë frikë për shëndetin e tij, por dy mediat spanjolle kishin thënë që Maradona ka pësuar sulm me pasoja fatale në zemër.

“Kam bërë një vendim publik dhe do të shpërblej më 300 000 peso të gjithë ata që japin informata të sakta për këtë lajm me audio. Gjithmonë në këto raste pak mund të bëhet. Por, studio e ime kanë thënë se ata janë konsultuar me ekspert te teknologjisë dhe do ta gjejnë gazetarin që e dha këtë lajm të rremë”, ka thënë avokati i tij Matias Morla për Infobae.

850 pacientë në dializë

Gentiana HasaniAUTORI:GENTIANA HASANI

Kosovarët çdo ditë e më shumë po rrezikohen nga sëmundjet e veshkave. Numri i pacientëve të cilët po preken nga këto sëmundje dhe po i nënshtrohen procesit të dializës është mjaft i madh. Në regjistrat e Shërbimit Klinik dhe Spitalor të Kosovës figurojnë rreth 850 pacientë nga e gjithë Kosova të cilët për momentin janë duke e kryer procesin e dializës. Ndërkohë që brenda një viti nga mjekët e QKUK’së lëshohen afro 20 udhëzime për pacientë që kanë nevojë për transplantimin e njërës veshke. E janë rreth 150 kosovarë që deri më tani i kanë transplantuar veshkat jashtë vendit.

Janë  10 pacientë kosovarë që brenda pesë muajve të parë të këtij viti kanë marrë dritën e gjelbërnga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për të udhëtuar jashtë Kosovës për ta bërë transplantimin e veshkave.  Fati i këtyre rasteve është edhe në duart e donatorëve të cilët eventualisht do të shprehin vullnetin për dhurim të organeve për këta pacientë.

E për këto raste nga ana e buxhetit të shtetit deri më tani janë shpenzuar 60 mijë euro. Kështukanë deklaruar për Express zyrtarë të MSH’së.

“Deri tani, brenda këtij viti, përkrahje financiare për trajtim jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike nëpërmjet Programit për TMJIShP, bazuar ne referimet e bëra nga ana e Klinikes se Nefrologjisë në ShSKUK kane kërkuar 10 paciente. Shuma e shpenzuar deri tani për këto raste është rreth 60,000.00€”, kanë deklaruar për gazetën zyrtarë nga divizioni për komunikim nga MSH.

Sipas MSH’së brenda një viti për shërbimet e hemodializës nga buxheti i shtetit shpenzohen 3 deri në 4 milionë euro për pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet e veshkave.

Ndërkohë, sipas mjekëve të QKUK’së, brenda këtij institucioni shëndetësorë brenda një viti për transplantim të orgnave udhëzohen rreth 16 pacientë. Kështu ka deklaruar, Ibrahim Rudhani, nefrolog në QKUK.

“Prej anës sonë brenda një vitit për transplantim udhëzohen 12 persona. Së paku gjatë vitit 2016 janë  afërsisht 16 udhëzime, prej tyre 12 janë transplantuar. Shumica nga këta janë në Tiranë e pjesa tjetër në Turqi”, thotë Rudhani.

Sipas tij kosovarët po rrezikohen shumë nga sëmundjet e veshkave. Por, krahasuar me vendet e rajonit, numri i të prekurve sipas nefrologut është më i ulët.

“As Kosova nuk bënë përjashtim nga regjioni dhe bota. Shkaktari numër një në botë për këto sëmundje është diabeti. Por tek ne, në Kosovë numri i pacientëve që janë në dializë është shumë më i ulët në krahasim me vendet e tjera të regjionit. Sëmundjet e veshkave neglizhohen shumë në Kosovë. Duhet të jemi më të vëmendshëm karshi kësaj çështjeje”, sugjeron doktori.

Ai bënë të ditur se deri më tani në sistemin e dializës për sëmundjet e veshkave, janë rreth 836 pacientë që po e kryejnë këtë proces me gjithsejtë 316 aparate në dispozicion.

Sipas mjekëve të QKUK’së mosha mesatare e kosovarëve që sëmuren nga veshkat është prej  45 deri në 60 vjeç.  Ndërkohë që ajo e transplantimeve është prej 35 deri në 60 vjeç.

E për gjithë vitin e kaluar kanë qenë 132 pacientë të cilëve u janë lëshuar referencat për ta kryer transplantimin e veshkave dhe biopsinë jashtë Kosovës.

Çështja e transplantimit të organeve në Kosovë ka mbetur një tabu në shëndetësinë kosovare që prej rastit “Medicus”. Në këtë klinikë, e cila gjendej jo shumë larg kryeqytetit, u kryen transplantime ilegale të veshkave kryesisht në pacientë të huaj.
Express, dje ka raportuar rreth mënyrës se si 20 pacientë nga Kosova i kishin transplantuar veshkat në Pakistan, shtet ky në të cilin një veshkë gjatë vitit 2006 nga kosovarët blihej rreth 900 dollarë amerikan..Express

Thaçi : Mund të mbesim si Palestina

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas kthimit të tij nga Brukseli ka treguar se çfarë kanë biseduar atje. Shefi i shtetit ka thënë se duke qenë se ishte takimi i parë, tani për tani është folur vetëm për kornizën e marrëveshjes dhe asgjë më tepër. Ai thotë se presin ftesën e Mogherinit për takimin e ardhshëm, e që beson se do të ndodhë shpejt.

Hashim Thaçi duke folur rreth dialogut Kosovë Serbi në një konferencë për media, është shprehur se synohet arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

“Kosova ka qenë konstruktive dhe e hapur për ta zbatuar aspiratën e qytetarëve tanë për një jetë më të mirë. Por marrëveshja përfundimtare duhet të jetë ligjërisht obliguese për të gjitha palët, e mirëpres faktin që i gjithë spektri kosovar janë shprehur në favor të dialogu, partitë politike janë duke zhvilluar dialog të brendshëm politik dhe besoj që në fazën përfundimtare të marrjes së një vendimi”, ka shtuar ai.

Komponentë tjetër i këtij procesi, sipas Presidentit, duhet të jetë transparenca, derisa është zotuar se në cilësinë e Presidentit, do t’i adresohet për informimin dhe raportimin  te kuvendi dhe qeveria për këtë fazë përfundimtare të dialogut

“Marrëveshja do të dërgohet për ratifikim në Kuvend për të marr miratimin nga ligjvënësit, bisedimet në këtë fazë pres ashtu siç edhe kanë  filluar të jenë të rënda dhe të vështira. Është një konflikt për më tepër një shekullor që pritet të përmbyllet me njohjen reciproke.

“Pa njohje negociata do të ishin krejt të pakuptimta”, ka thënë ai.

Thaçi i ka përmendur edhe bisedat që janë duke bërë partitë politike në tryeza duke thënë se pret që ato të marrin një vendim dhe t’i bashkohen atij.

Ai po ashtu ka theksuar se nëse bota nuk  e pret Kosovën dhe se nëse nuk shfrytëzohet rasti për të bërë marrëveshje Kosova mund të mbetete si Palestina.