Reagon kryetari i Gjilanit për fitoren e Dritës: Fitore spektakulare

Ka reaguar Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pasi që kampioni i Kosovës, Drita e mposhti Lincolnin me rezultat 4-1

Drita mori pjesë për herë të parë në një format të ri të Ligës së Kampionëve për paraeliminatore, ku katër skuadrat më me së paku pikë luajtën në një vend për të fituar një vend në rrethin e parë të eliminimit direkt.

Pas kësaj fitoreje në facebook ka reaguar Lutfi Haziri i cili ka shkruar:

Çfarë fitore spektakolare. Drita jonë po vazhdon me na e zdritë fytyrën në Europë. Ju jeni ambasadorët tanë ma t’mirë. Urime dritasha!

#FCDrita #ChampionsLeague #Fitore.

Tragjedi në Mesdhe, mbyten 100 emigrantë, mes tyre 3 fëmijë

Të paktën 100 emigrantë janë mbytur sot në Libi, mes tyre edhe tre fëmijë. Siç duket edhe nga këto pamje të rënda, tre fëmijët e pajetë u nxorën në breg të detit, të veshur me rroba me ngjyrë të ndezur që të linin përshtypjen sikur ishin duke fjetur.

Emigrantët humbën jetën pasi varka me të cilin ata po udhëtonin drejt Europes u mbyt në Tripoli.

Trupat e pajetë të tre fëmijëve u gjetën nga roja bregdetare, ndërsa 14 persona të tjerë janë shpëtuar.

Viktimat ishin të gjithë emigrantë libianë të cilët kishin për destinacion brigjet europiane.

Tragjedia vjen në një kohë kur krerët e Bashkimit Europian përshëndetën arritjen e një marrëveshje të re mbi migracionin që mund të parandalojë kalimet e rrezikshme të emigrantëve përgjatë Mesdheut.

 

Jean Claude Van Dame ka një mesazh për Adnan Januzaj

Aktori i njohur i filmave të arteve marciale, Jean Claude Van Damme ka shkruar diçka për lojtarin kosovar, që mbron ngjyrat e Belgjikës, Adnan Januzaj

Van Damme, i cili në shumicën e filmave luan edhe me aktorë shqiptarë, ka bërë shqiponjën me duar dhe nalt fotografisë së tij ka shkruar:

“Një falënderim i madh për Adnan Januzaj i cili shënoi golin e fitore dje në Botëror për Belgjikën”, ka shkruar Van Damme.

Van Damme është me prejardhje nga Belgjika dhe po ashtu shumica e miqve të tij janë shqiptarë në Amerikë.

Njëri ndër miqtë e tij më të mirë është Pjeter Mallota, që po ashtu është aktor dhe producent i filmave aksion.

 

Drita e deklason Lincolnin, fitore historike në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës Drita ka fituar fitoren e paraeliminatorëve në Ligën e Kampionëve duke mundur skuadrën kampione nga Gjilbartari, Lincoln Reds Imps më rezultat 4-1

Edhe një fitore historike e kampionit të Kosovës, Dritës nga Gjilnani, të cilët mposhtën kampionin e Gjilbartarit, Lincoln Reds Imps sonte në Victoria Stadium.

Kështu me këtë fitore Drita do të kualifikohet në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve, ku e pret kampionin e Suedisë, Malmon.

Drita në pjesën e parë ishte një skuadër shumë më e mirë se Lincoln dhe kishte mundur të kryente punë që në këtë pjesë të parë nëse Xhevdet Shabani dhe Kryeziu do të tregoheshin më të vëmendshëm në dy raste të para.

Golin e parë për Dritën e shënoi Liridon Leci, në minutën e parë të ndeshjes.

Pas kësaj Lincoln mori situatën në dorë por nuk arritën që të shenojnë gol për shkak që gjilanasit ishin më të mirë në mbrojtje.

Në pjesën e dytë Lincoln arrin që ta barazoi rezultatin.

Corral shënoi me kokë pas një ndërprerje në minutën e 61’të të ndeshjes.

Pjesa e dytë nuk ishte aq e mirë për sy me Dritën e cila kishte edhe posedimin disa herë në këtë ndeshje por raste për shënim nuk kishte.

Pjesa e rregullt e ndeshjes përfundojë më këtë rezultat, pra 1-1 dhe u deshën shtesat për ta përcaktuar fituesin.

Kur po zhvillohej minuta e 12 e shtesës së parë, Fidan Gërbeshi u ndëshkua me kartonin e kuq pasi që mori dy të verdhë, një karton që e përjashtoi atë nga ndeshja.

Por, atëherë kur nuk pritej, Drita u gjend shumë mirë në minutën e 15 të shtesës së parë ku Bernardo Lopes preku topin me dorë për t’u ndëshkuar edhe ai me karton të kuq.

Drita nuk u ndal me kaq.

Ata arritën të shënojnë edhe golin e tretë.

Xhevdet Shabani shënoi në minutën e 14 të shtesë së parë.

Nga pika e bardhë i saktë u tregua Gerbeshi që shënoi edhe golin e fitores për Dritën.

Drita nuk u ndal me kaq. Në minutën e 18 të shtesës së dytë shënoi edhe Neziraj.

Pra, Drita pas kësaj ndeshje do të ndeshet kundër kampionit të Suedisë, Malmos.

Nëse eliminohet aventura e Dritës në Europë nuk do të përfundojë pasi që në rrethin e dytë të kualifikimeve të Europa Ligë, Drita do të takohet më humbësin e çiftit 91 Dudelange (Luksemburg) / Videoton (Hungari).

Nëna e të arrestuarit për terrorizëm: Tash është tepër vonë

Angazhimet për të arrestuar personat që merren me terrorizëm, po dalin të jenë të suksesshme. Së fundmi, në prangat e policisë kanë rënë 4 kosovarë, të cilët janë arrestuar në zona të ndryshme të vendit.

Katër persona janë arrestuar në Prizren, Skenderaj dhe Gjermani, për terrorizëm

4 kosovarë kanë rënë në prangat e Policisë, në dyshimet se janë përfshirë në veprat penale që ndërlidhen me terrorizëm.

Tre prej tyre janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Skenderaj dhe Prizren, ndërkohë që një kosovarë tjetër është arrestuar nga autoritetit gjermane në bashkëpunim me organet e sigurisë së Kosovës, në Gjermani.

Drejtoria kundër Terrorizmit në Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksionin nëpërmjet një njoftimi për media.

“Gjatë këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve janë shoqëruar në Drejtorinë Kundër Terrorizmit tre (3) persona të dyshuar (R. K., A. A. dhe L. M.), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me terrorizëm”

Sipas komunikatës, aksioni në Gjermani është në koordinim të plotë më autoritetet e shtetit gjerman.

“Ky operacion policor është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet gjermane, të cilat njëkohësisht kanë zbatuar urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj të dyshuarit B. B”.

Të arrestuarave u janë konfiskuar një masë e konsiderueshme e armatimit.

Gjatë këtij operacioni në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një armë automatike AK 47, tre karikatorë të armës AK 47 me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole colt, një palë dylbi, një veturë me targa të huaja, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale dhe të cilat do të analizohen në vijim.

Me urdhër të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Ivanov të kontrollohet. nuk është mirë me mëndjen!

Pas vendimti të presidentit Gjorgje Ivanov të mos e nënshkruaj Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes me Greqinë për emrin, Parlamenti duhet ta kthejë ligjin e njëjtë në votim të dytë.

Shumica e ekspertëve vlerësojnë se Ivanov nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen edhe pas votimit të dytë, mirëpo një pjesë e tyre thonë se ai mund të lëshojë pe dhe në rast se dyshon në kushtetutshmërinë e ligjit, mund ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese.

Një pjesë madje mendojnë se duhet të konstatohet se presidenti është i penguar ta nënshkruajë ligjin dhe në atë rast atë ta nënshkruajë kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, siç ka ndodhur njëherë në vitin 1995 për shkak të atentatit ndaj ish presidentit maqedonas, Kiro Gligorov.

Analisti politik Adrej Stojkovski, për PlusInfo sqaron se për të shpallur se presidenti është i penguar ta nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë, fillimisht duhet të plotësohen shumë kushte., në mesin e të cilëve edhe kontroll nga ekip (konzolium) psikiatrik, që do të konstatonin gjendjen psikike të presidentit.

“Siç qëndrojnë punët për momentin, gjëja e vetme që mund ta bëjmë është ta dërgojmë Ivanovin në monitorim psikiatrik dhe konzoliumi të konstatojë se personi është i rrezikshëm për vetveten dhe për rrethin, si dhe të konstatojë se për këtë arsye t’i merret aftësia për vendosje. Kjo do të nënkuptonte impiçment, respektivisht procedurë që duhet ta përcaktojë Gjykata Kushtetuese me shumicë prej dy të tretave. Edhe një opsion tjetër që mund të merret parasysh është që pyetja për impiçmentin të përfshihet në pyetjen e referendumit. Thjeshtë, te pyetja për ndryshimin e emrit, ndoshta është mirë që të shtohet edhe pyetja nëse Parlamenti duhet të nisë procedurë për impiçment të presidentit”, sqaron Stojkovski.

Në BDI ka shumë kuadro të përgatitura për të më zëvendësuar dhe udhëhequr partinë

“Unë qëndrojë pas asaj që kam thënë”, ishte përgjigja e liderit të BDI-së, pasi u pyet a do të dorëhiqet nëse Maqedonia anëtarësohet në NATO, siç kishte deklaruar kohë më parë.

Ahmeti tha se për këtë çështje do të diskutohet edhe në organet e partisë, Këshillin partiak dhe në Kongres.

Ai këto komente i bëri në emisioni “Rruga drejtë…” në Alsat M, ku shtoi se në BDI ka mjaftueshëm kuadro për ta zëvendësuar atë dhe për ta drejtuar partinë.

“Në BDI ka shumë kuadro të përgatitura për të më zëvendësuar dhe udhëhequr partinë”, u përgjigj Ahmeti pa mos konkretizuar emra./Fol

Jankullovska lindi, tani vazhdon gjykimi!

Gjykimi ndaj ish ministres së brendëshme, Gordana Jankullovska, për rastin “Tanku” të ngritur nga PSP, e që ka të bëjë me blerjen e mercedezit prej 600 mijë eurosh, do të vazhdojë më 29 gusht, psepse ish ministrja aktualisht gjendet në pushimin e lindjes.

Mbrojtja e Jankullovskës, sot në gjykatë paraqiti të gjithë dokumentacionin mjekësor. Deri në tetor, gjykatësja e lëndës, Dobrilla Kacarska, ka caktuar 25 gjykime për këtë rast. Seancat për ish ministren Jankullovska,  u ndanë nga ato të të dyshuarve të tjerë për shkak të shtatëzanisë së rrezikshme.

Për rastin ‘Tanku’, ish ndihmës minisrti në MPB, GJoko Popovski, është dënuar tashmë me 6 vjet e 6 muaj burg, ndërsa ish kryeministri Nikolla Gruevski, si nxitës për kryerjen e veprës, u dënua me 2 vjet burg.

Këshilli i BE-se konfirmon datën për negociatat

Këshilli Evropian konfirmoi vendimin e Këshillit të ministrave që në qershor të vitit të ardhshëm t’i lejojë Maqedonisë dhe Shqipërisë të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE.

Megjithatë edhe ky vendim i shefave të shteteve anëtare të BE-së si kusht për çeljen e negociatave ka vendosur përmbushjen e reformave prioritare, ndër të cilat në gjyqësor, administratë, shërbime sekrete. Për Maqedoninë kusht shtesë është edhe zbatimi i Marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit. Kryeministri bullgar, Bojko Borisov theksoi se presidenca e Bullgarisë me BE-në nuk do të ishte e suksesshme nëse në rajon nuk do të ishte arritur progres.

“E gjithë kjo do të ishte vënë në pikëpyetje nëse nuk do të kishim arritur rezultate që ti hapim perspektivë Maqedonisë dhe Shqipërisë; nëse nuk do të kishim durim dhe këmbëngulje për të arritur rezultate në marrëveshjen për fqinjësi të mirë midis Bullgarisë dhe IRJM-së; gjithçka që bënë kolegët dhe miqtë tanë në Greqi dhe Maqedoni për ndryshimin e emrit dhe kjo jep perspektivë si për në BE ashtu edhe për në NATO dhe vendet e Ballkanit i bën më të suksesshme” – deklaroi Bojko Borisov.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk falënderoi Borisovin për këmbënguljen e tij që BE-ja të rifokusohet në rajon.

“Arritja kryesore është Samiti i Sofjes, rezultatet pozitive të Samitit. Kjo ishe ide dhe iniciativë personale e Borisovit. Unë isha skeptik në fillim për bashkëpunimin tonë, por Borisov ishte shumë optimist dhe bindës dhe në fund të fundit kishte të drejtë. Ndoshta në Bruksel nuk është aq e dukshme sa në rajon, por mjafton t’i pyesni miqtë tanë në Shkup dhe në Greqi që ta kuptoni se në Sofje arritëm një kthesë shumë të veçantë politike sa i përket të ardhmes evropiane për gjithë rajonin” –   deklaroi Donald Tusk.

Edhe Ministri i Jashtëm gjerman, Haiko Mas inkurajoi Maqedoninë dhe Shqipërinë që të vazhdojnë me reformat, duke i siguruar dy vendet se do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen e Gjermanisë.

Kjo është atmosfera në Gjilan pas golit të Dritës

Drita ka shënuar që në minutën e dytë me anë të Liridon Lecit kundër kampionit të Gjilbertarit, Lincoln Reds Imps

Por, një atmosferë impozante është duke mbretëruar në Gjilan.

Tifozët e Dritës janë mbledhur në sallën “Bashkim Selishta” ku janë duke e shikuar ndeshjen në projektor.