Vitamina D ul rrezikun e kancerit të zorrës me 31%

Nivelet e larta të vitaminës D mund të ulin në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për zhvillimin e kancerit të zorrës, ka zbuluar një studim i ri ndërkombëtar.

Vitamina, e cila merret më së shumti nga rrezet e diellit, është zbuluar se forcon rezistencës ndaj tumoreve të stomakut duke bllokuar rrugën kryesore ku kalojnë qelizat kancerogjene – ku është më protektive tek gratë.

Studimi, i kryesuar nga Shkolla e Shëndetit Publik TH Chan e Universitetit të Harvardit, vërteton një teori për të cilën është dyshuar prej kohësh, por deri tani nuk ishte vërtetuar.

Studimi sugjeron gjithashtu se doza e vitaminës D duhet të jetë më e lartë se sasia e rekomanduar aktualisht nga ekspertët.

Duke qenë se vitamina gjendet shumë pak tek ushqimet natyrale, ekspertët bëjnë thirrje që të vëzhgohen suplementet që nuk janë testuar siç duhet.

Ku mund ta gjeni?

Burimi kryesor i vitaminës D është padyshim dielli. Në mungesë të tij gjatë dimrit, vitaminën D mund ta merrni edhe me anë të ushqimeve, shkruan Shendeti +.

Ja cilat janë ushqimet më të pasura me këtë lëndë ushqyese, që ndihmojnë në forcimin e kockave, sistemit imunitar, luftimin e depresionit etj.

Ju duhet të merrni 600 IU për ditë ose 800 IU nëse jeni mbi 70 vjeç.

Qumështi – Një gotë përmban 100 IU

Peshku tuna – 100 gramë përmbajnë 170 IU

Peshku i yndyrshëm – 85 gramë salmon përmban 450 IU

Vezët – 1 e verdhë veze përmban 40 IU

Kërpudhat – 80 gramë kërpudha përmbajnë 400 IU.

“Sokrati” në Gjirokastër, Kabashi: Mesazhet janë aktuale për kohën sot

Mjeshtri i skenës Mirush Kabashi interpretoi mbrëmjen e së premtes në Gjirokastër monodramën “Apologjia e Vërtetë e Sokratit”. Është ngjitur me këtë vepër me dhjetra herë ne skene por e veçanta këtë vit qëndron në faktin se dhe ai vetë është 70 vjeç, aq sa ka qenë Sokrati në vepër.

Sipas aktorit shfaqja ka mundësi që të percjellë ato mesazhe të cilat për fat të keq janë aktuale dhe në vitet e sotme, ashtu si 21 vite më parë kur është dhënë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar.

Mirush Kabashi: “Nuk e pandeha kurrë se do të ishte një surprizë e tillë, që unë sot do të kisha mbi 1500 spektatorë që kishin mbushur komplet sallën dhe do ta ndiqnin sikur nuk pipëtinte një mizë. Më besoni si artist jam tej mase i emocionuar por si qytetar kam një keqardhje që mesazhet e Sokratit, ashtu si ’97 mbetën një pjesë e tyre po aq aktuale sa edhe sot. Nuk do të doja sinqerisht.”

Vendosja në skenë e kësaj shfaqje në Gjirokastër përkonte me 20 vjetorin e veprës së autorit grek Kostas Varnalis. Mes spektatorëve të shumtë ishin të pranishëm edhe turistë të huaj.

Serbia në vit e humb një komunë, përderisa Kosova në vit e fiton një bashkësi lokale!

 

Përveç Novi Sadit, Komunat me popullsi shumicë shqiptare dhe ato boshnjake të vetmet kanë shtim natyror pozitiv në Serbi. Bujanoci e Presheva prijnë me popullsi më të re, ndërsa Zajeçari me popullsi më të moshuar.

Shkruan: Ismet Azizi

Nga 169 komuna në Serbi, vetëm gjashtë kanë shënuar shtim natyror të popullsisë është atë ato komuna me shumicë të popullsisë boshnjake dhe shqiptare. në Bujanoc, Novi Sad, Sjenicë, Presheva, Tutin dhe Novi Pazar.

Në Serbi, nga 7 milion banorë sa ka gjithsej, në vitin 2017 vdiqën rreth 39,000 njerëz më shumë se sa janë lindur, gjë që tregon se për çdo vit zhduket një komunë me madhësi sa Beçej ose Savski Venac, thuhet në publikimin nga Enti Republikan i Statistikave. Ndërsa nëse e krahasojmë me Kosovën: nga 1.798.506 banorë sa kishte Kosova në vitin e kaluar, rritet për një vendbanim sa Zhegra 4681.

Niveli më i lartë i lindjeve në vitin paraprak u regjistrua në Novi Pazar, dhe numri më i vogël i i lindjeve në komunën e Rekovacit.

Nga 169 komuna në Serbi, vetëm gjashtë kanë shënuar shtim natyror të popullsisë në Bujanoc, Novi Sad, Sjenicë, Presheva, Tutin dhe Novi Pazar.

Më shumë fëmijë kanë lindur në qytete, 67 %, dhe mosha mesatare e grave që janë bërë nënat është 29 vjet. Mosha mesatare e nënave në vendbanimet urbane është 30 vjet.

Mosha mesatare e të vdekurit ishte 75 vjet dhe shkaku kryesor i vdekjes ishte sëmundja e sistemit të qarkullimit të gjakut. Një tjetër shkak i vdekjes sipas frekuencës janë tumoret, nga të cilat rreth 22,000 njerëz vdiqën në vitin e kaluar.

Numri i banorëve në Serbi në vitin 2017 ishte pak më shumë se shtatë milionë njerëz, shumica prej të cilëve gra me më shumë se 51 %.

Mosha mesatare e popullsisë në Serbi është 43 vjeç dhe po rritet vazhdimisht. Ndërsa sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mosha mesatare në Kosovë për vitin 2011 është vlerësuar të jetë 30,2 vite, çka do të thotë se ka shënuar rritje të shpejt viteve të fundit.

Në Serbi popullsia e aftë për punë nga 15 deri në 64 vjeç përbën 66 % të popullsisë.

Më së shumti të moshuar ka në zonën e Zajeçarit ndërsa e të rinjve në rajonin e Pçinjës, në të cilën bënë pjesë komuna e Preshevës dhe Bujanocit.

Përndryshe shtimi negativ natyror dhe rritja e numrit të migrimeve janë të dukshme në pothuajse të gjitha vendet e rajonit. Sipas Aljazeera transmeton, duke u bazuar në statistikat zyrtare të shteteve të rajonit, brenda vetëm një viti nga vendet e Ballkanit Perëndimor, 162,000 njerëz u zhdukën. Kjo shifër është barazi me popullsinë e qyteteve të madhësisë së Splitit në Kroaci ose Kragujevcin në Serbi,

 

SHBA përgatit tërheqjen e trupave nga Gjermania

Mund të jetë ndoshta taktikë e presidentit, Donald Trump para samitit të NATO-s por edhe shprehje e zemërimit të Trumpit për partnerët europianë, sidomos për Gjermainë. Sipas mediave SHBA përgatit tërheqjen e trupave.

Sipas një raportimi të “Washington Post”, Ministria Amerikane  e Mbrojtjes po verifikon mundësitë e tërheqjes së trupave amerikane të stacionuara në Gjermani. Një nga opsionet e diskutuara është kthimi në shtëpi i një pjesë të madhe të rreth 35.000 ushtarëve amerikanë që ndodhen Republikën Federale të Gjermanisë ose zhvendosja e një kontigjenti prej tyre në Poloni, raporton gazeta.

Idenë e ka hedhur Donald Trump në një takim të këshilltarëve ushtarakë amerikanë dhe përfaqësuesve të Shtëpisë së Bardhë. Anëtarët europianë të NATO-s janë të shqetësuar për këtë hap dhe po përpiqen të sqarojnë, nëse Trump e ka seriozisht me këtë kërcënim për një ristrukturim të trupave apo kjo ka të bëjë me taktikë negociimi para samitit të NATO-s në korrik.

Pentagoni hedh poshtë lajmin

Sipas gazetës amerikane “Washington Post” bëhet fjalë për një studim të brendshëm të Pentagonit. Një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë e hodhi poshtë se ka kërkuar një analizë që kërkon tërheqjen e trupave nga Gjermania. Zëdhënësi i Pentagonit, Eric Pahin po ashtu e hodhi poshtë këtë. Por në të njëjtën kohë ai u shpreh, se stacionimi i trupave amerikane jashtë, verifikohet rregullisht duke iu nënshtruar kriterit të “shpenzim-përfitimit”. SHBA janë të lidhur si edhe më parë me Gjermaninë dhe NATO-n, tha Pahon.

Në Gjermani që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore janë të stacionuar ushtarët amerikanë. Gjermania ka kontigjentin më të madh të trupave jashtë Shteteve të Bashkuara./DW

Vuçiç: Në Kosovë nuk kemi asgjë, fitojmë nëse ia marrim veç një metër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se “për Serbinë do të ishte fitore në qoftë se e merr një metër në Kosovë, ku sot nuk kemi asgjë.

Gjatë vizitës së tij në një fshat të Serbisë, Donji Banjani, siç raporton “Beta”, presidenti Vuçiç ka thënë se lidhur me  dialogun e Brukselit e kritikojnë ata që kanë vendosur kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, kurse “sot do ta donin Shkodrën dhe Drenasin”.

Presidenti serb ka folur edhe lidhur me një letër që i ka dërguar presidentit rus, Vlladimir Putin, shefi i grupit parlamentar të partisë Serbia e Re, Slavisha Ristiç, përmes së cilës ai e akuzon Vuçiçin se po përgatitet të nënshkruajë marrëveshjen me Prishtinën, e cila do ta ndajë Kosovën nga Serbia.

“Vladimir Putinit i dërgoi një letër njeriu që e ka vendosur kufirin, kurse ne do të themi ‘vijën  administrative’ në Bërnjak, në komunën e tij në Zubin Potok. Ai dhe qeveria e tij e kanë vendosur kufirin në Jarinje dhe sot ata thonë: ‘Ne do të donim edhe Shkodrën, por gjithsesi na jepni Drenasin’, dhe atëherë po pyesni nëse kjo është reale”, tha Vuçiç.

Duke shtuar se qeveria e mëparshme, deri në vitin 2012, vendosi “vulën dhe dyllin mbi pavarësinë e Kosovës”, Vuçiç tha se qeveria aktuale është duke luftuar “që të marrim çfarë të mundemi për popullin dhe vendin e tonë”, përcjell Telegrafi.

“Nga e gjitha që ata e humbën,  nëse veç një metër e marrim, është fitore, sepse tani nuk kemi asgjë. Njerëzit duhet të kenë besim në udhëheqjen e tyre që punon gjatë tërë kohës në këtë çështje. Sot ne nuk jemi të përjashtuar tërësisht prej saj, kurse deri në vitin 2012 ata vetëm kanë pritur të vëmë nënshkrim në pavarësinë që i është dhënë Kosovës”, tha Vuçiç.

Ai vlerësoi se dialogu i brendshëm për Kosovën ishte “absolutisht i suksesshëm” dhe se kanë dëgjuar mendime të ndryshme, se kishte edhe fyerje, “por se kjo tregon se debati ishte i lirë dhe demokratik”.

Vuçiç tha se ka mendime të ndryshme nga ata që thonë:  “pranojenië pavarësinë e Kosovës, mos bëni asgjë, kjo është një realitet”, dhe ata që thonë: “mos shikoni asgjë nga realiteti, sepse ne duhet të jetojmë vetëm në qiell”.

“Lidhur me Kosovën do të kemi ende për të folur, edhe shumë kemi për të folur me popullin. Shumica e njerëzve në Serbi janë të përgjegjshëm dhe racionalë  dhe mendojnë për mbijetesën e Serbisë dhe të ardhmen e saj”, ka thënë Vuçiç.

Mascherano pas humbjes ndaj Francës: Nga sot nuk jam më një lojtar i Argjentinës!

“Po largohem nga ekipi kombëtar argjentinase, që sot nuk jam më një lojtar i tij, por vetëm një nga tifozët e tij të mëdhenj”. Kështu ka thënë mes lotësh Javier Mascherano menjëherë pas ndeshjes së Kupës së Botës së humbur ndaj Francës.

“Ishte një ndeshje e çmendur, në të cilën ne dhamë gjithçka, por arritëm që të kualifikohemi. Mendoj se ajo që na bëri keq ishte përmbysja kur rezultati ishte 2-2. Franca është një skuadër e madhe”.

Shumë i mërzitur është shfaqur edhe Gabriel Mercado, autori i golit të dytë ndaj “Gjelave”: “Jemi të copëtuar, dhe bosh nga brenda. Ëndrra jonë ishte që të shkonim në finale, por do të kthehemi në shtëpi. Sot jemi sforcuar shumë, por nuk kemi luajtur mirë, dhe për këtë na vjen keq. Tani dua të falënderoj tifozët, të cilët na përkrahën”. /Koha Jonë/

Januzaj komenton “shqiponjën” e Xhakës dhe Shaqirit: Unë nuk bëj politikë !

Adnan Januzaj ishte njeriu i ndeshjes në fitoren ndaj Anglisë, duke shënuar një gol fantastikë. Sulmuesi me origjinë nga Kosova, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Japonisë, teksa gazetarët e kanë pyetur edhe në lidhje me Xhakës dhe Shaqirit.

“Batshuay-i donte gjithashtu të shënonte dhe e bëri këtë gjë me kokë. E shohim shpeshherë atë moment dhe mund të them se ishte vërtet qesharake. Sa i përket imitimit të festës së Xhakës apo Shaqirit, mund të them se nuk mendoj për politikën gjatë shënimit, por preferoj t’i festoj golat me shokët e skuadrës”, është shprehur Januzaj. /Koha Jonë/

Fitore e madhe, edhe pse bëmë disa gabime

Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps është shprehur shumë i lumtur pas fitores së vështirë ndaj Argjentinës në shifrat 4-3.

“Jam i lumtur, pasi kemi muaj që përgatitemi për ndeshje të tilla. Kritikat nuk do të ndalojnë asnjëherë edhe kur të fitojmë, por të vërtetat do t’i thotë gjithnjë fusha. Ishte një ndeshje e madhe, ku bëmë edhe mjaft gabime.

Më vjen keq që i ndërlikuam disi gjërat në minutat e fundit, pasi mund të fitonin pa vuajtur kaq shumë. Por jam i lumtur për lojtarët dhe kualifikimin në çerekfinale. Ishte një ndeshje e fortë, përballë kishim Argjentinën dhe Messin, por ia dolëm mbanë”, u shpreh Didier Deschamps.

Nuk kam kënduar këngë për Enver Hoxhën

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook një video të vjetër të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës. Vokshi thotë se në video shfaqet Taulant Balla, në atë kohë fëmijë, që këndonte me grupin e të rinjve të Librazhdit një këngë për diktatorin Enver Hoxha. Reagimi i Vokshit u bë pas deklaratës që bëri Tualant Balla për një padi penale ndaj deputetes së PD, lidhur me akuzat për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Lidhur me videon, ka reaguar sërish Tualant Balla. Sekretari i Përgjithshëm i PS deklaron se nuk ka kënduar ndonjëherë këngë për Enver Hoxhën.

“Këta nuk paskan as turp kur gënjejnë gjithë ditën dhe as minimumin e dinjitetit njerëzor. Si ka mundësi që as nuk skuqen dhe as kërkojnë ndjesë kur gënjeshtra u del në publik.

Por në respekt të publikut, po sqaroj se një këngë në festivalin e Gjirokastrës për diktatorin nuk është kënduar kurrë nga unë por nga dy nxënës të asaj kohe nga zona e Prrenjasit të cilët quhen A.Belba dhe A. Omeri”,- shkruan Taulant Balla.

Putini, fituesi i vërtetë i botërorit

Nga Nathan Hodge, CNN.

Udhëheqësi rus, Vladimir Putin, ka pritur ministra e kryeministra që nga fillimi i botërorit.

Tifozë nga Rusia dhe nga e gjithë bota kanë blerë më shumë se 2.5 milionë bileta, duke e reklamuar vendin si destinacion turistik.

Kombëtarja ruse, e cila hyri në turne si ekipi më pak premtuese, i kaloi të gjitha pritshmëritë me lojën e shfaqur deri tani.

Botërori ka ngritur edhe profilin gjeopolitik të Putinit. Në një takim me presidentin rus në Moskë, këtë të mërkurë, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, John Bolton, e uroi Putinin dhe i tha se mezi priste të mësonte se si e kishte menaxhuar botërorin me aq sukses, veç punëve të tjera.

Kjo është më shumë se mirësjellje diplomatike. Për sa i përket pamjes, Botërori duket se do të mbyllë një kapitull që për Putinin nisi me Soçin.

Disa ditë pas ceremonisë përmbyllëse të Lojërave Olimpike Dimërore në vitin 2014, qeveria ruse nisi aneksimin e gadishullit të Krimesë në Ukrainë, duke shkaktuar një krizë të gjerë ndërkombëtare. Kjo bëri që ndaj Moskës të ndërmerren një sërë sanksionesh. Rrëzimi i avionit të Malajzisë në lindje të Ukrainës e thelloi më shumë izolimin e Rusisë, gjë që vazhdoi edhe më tej pas ndërhyrjes ushtarake në Siri, si dhe pas ndërhyrjeve me zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Lojërat olimpike të Soçit hodhën hije dyshimi edhe mbi sportin rus. Një raport i pavarur, i kërkuar nga Agjencia Botërore Kundër Dopingut, tregoi se në Rusi kishte pasur një programi dopingu, të drejtuar nga qeveria, gjatë lojërave të Soçit. Si rrjedhojë, Rusia u ndalua të merrte pjesë në lojërat olimpike të Pjong Çangut, edhe pse atletët e pastër u lejuan të konkurrojnë me flamurin olimpik.

Putin po udhëheq në një kohë kur arena ndërkombëtare është në një çast rusofilie, të paktën në dukje. Lojërat nuk janë prishur nga dhuna e tifozëve, apo, larg qoftë, nga terrorizmi. Tifozët që festojnë në rrugët e Moskës e në qytete të tjera i japin Rusisë një pamje festive. Dhe nga pikëpamja gjeopolitike, presidenti rus do ta kurorëzojë botërorin duke takuar presidentin amerikan, Donald Trump, në Helsinki, një ditë pas finales së botërorit.

Programi i takimit duket tepër i përgjithshëm, tani për tani. Kur u pyet nga CNN për çështjet që do të diskutonin në takimin me Putinin, Boltoni shtoi se “do të diskutoheshin një sërë çështjesh midis dy vendeve, përfshi aneksimin e Krimesë”, diçka që Kremlini e quan të mbyllur,  edhe pse kjo lëvizje është njohur pak nga ndërkombëtarët.

Pasi gazetarët bënë presion për faktin që samiti po mbahet edhe pse Rusia nuk i ka ndryshuar qëndrimet për të cilat mori sanksione, Bolton tha:

“Është e rëndësishme që drejtuesit e këtyre vendeve të takohen. Do të ketë një sërë çështjesh për diskutim, pavarësisht mosmarrëveshjeve. Si Trump, ashtu edhe Putin, mendojnë se mund të gjejnë zgjidhje konstruktive. Kush mund të thotë që kjo është ide e keqe?”

Kjo s’është e vetmja shenjë se bashkësia ndërkombëtare po shfaq vullnet të mirë ndaj Putinit. Një grup senatorësh republikanë amerikanë do të shkojnë në Rusi javën tjetër, një tjetër vizitë e nivelit të lartë që zhvillohet me botërorin në sfond.

Finalja e botërorit më 15 Korrik i jep Putinit një tjetër mundësi për të luajtur rolin e burrit të shtetit. Udhëheqësi rus ka ftuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, që të shohë ndeshjen me të. Netanjahu nuk është përgjigjur ende për ftesën, ndryshe nga presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, që konfirmoi se do të jetë i pranishëm.

Është e vështirë të thuhet nëse takimi mes Putinit, Abasit dhe Netanjahut, ashtu si dhe ai midis Putinit dhe Trumpit, do të kenë më shumë vlera simbolike se tërësore. Sanksionet për Rusinë mbeten në fuqi dhe marrëdhëniet SHBA-Rusi janë ende të ngrira. Por për sa i përket mundësive të mira për foto, botërori ka ofruar raste të shkëlqyera.

Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhje mbetet një çështje kryesore në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë. Kremlini e sheh çështjen si diçka të së shkuarës. Putini akuzoi Peërndimin se është përpjekur të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Rusisë dhe mohon të jetë ngatërruar me zgjedhjet e Amerikës. Është e vështirë të përfytyrosh që Moska dhe Uashingtoni mund të gjejnë pika të përbashkëta.

Dimitri Trenin, drejtor i Qendrës Karnegi në Moskë, dhe një nga vëzhguesit kryesorë të marrëdhënieve midis Rusisë dhe SHBA-së, ka sugjeruar se dy vendet duhet të ofrojnë të paktën një veprim simbolik për t’i dhënë samitit sadopak vlefshmëri.

“Për t’iu kundërvënë kritikave të mundshme që do të dëgjohen pas samitit SHBA-Rusi, do të ishte e logjikshme si për Kremlinin, ashtu dhe për Shtëpinë e Bardhë, që të deklaronin në publik se ndërhyrja me mekanizmat e votimit të çdo vendi është diçka e papranueshme”, shkroi ai në Twitter. “Ndërhyrja vërtet që nuk ka kuptim.”

Nathan Hodge, CNN