Mediat spanjolle raportojnë interesimin e Sevillas për sulmuesin e Milanit, Nikola Kalinic.
Sulmuesi kroat kaloi në Milan verën e kaluar nga Fiorentina.
Kalinic nuk ka arritur t’i impresionojë drejtuesit e Milanit me paraqitjet jo të mira, ai shënoi gjashtë gola dhe bëri tri asistime, transmeton Gazeta Express.
Marca raporton se Kalinic është në radarin e Sevillas, dhe këtë verë mund të jetë pjesë e klubit spanjoll, duke parë Milanin që po kërkon sulmues të tjerë.