Një tank ushtarak del jashtë kontrollit duke shtypur makinën e një pensionisti, pasi ai u përplas pa dashje në një cep rruge në Bjellorusi. Pamjet dramatike tregojnë dy makina në rrugën e qytetit Grodno në Bjellorusinë  perëndimore.

Por, ndërsa tanku i parë kaloi me sukses në reshtin e madh të makinave, i dyti ndryshoi rrugë, duke shkatërruar një Volkswagen Polo.

Klipi tregon çatinë e automjetit në anën e shoferit të shkatërruar.

Çuditërisht, një pensionist dhe nipi i tij që ishin në makinë arritën të shpëtonin me vetëm disa gërvishtje.

Çifti thuhet se ishte në gjendje të dilte nga vetura dhe priti anës e rrugës për të arritur shërbimet e emergjencës.