Fikja që la pas dritën e të qeshurave!

Shuhet Fadil Hasa, mori dhe zgjodhi edhe kësaj here vdekja një njeri zemërbardhë dhe talent të lindur

Pas një sëmundjeje të rëndë është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare, “Artisti i Merituar”, Fadil Hasa, njeriu modest i pretendimeve modeste që arriti të linte gjurmë kujtese dhe një emër të gjithmonshëm në artin komik dhe jo vetëm. Bashkë me aktorin e dhjetra roleve, ndalon zemra e një miku të mirë, një prindi të adhuruar dhe të atij virtuoziteti që diti të na dhuronte kaq shumë buzëqeshje. Ai do të jetojë në ëndjen tonë për të qeshur, për të qeshur me gjithë shpirt.
Fadil Hasa u lind në Krujë më 8 prill 1940. Ka kryer gjimnazin “29 Nëntori” në qytetin e Shkodrës. U aktivizua dhe u bë i njohur si aktor me të dhëna të shprehura ndaj teatrit të varietesë qysh me grupin e Estrades Amatore të Portit të Durrësit (1963-1970) ku edhe punonte. Talenti dhe karakteristikat dalluese si një komik, përkushtimi dhe mprehtësia e prurjes të tipave dhe karaktereve, bënë që ai të thirrej si aktor profesionist në Estraden e Durrësit, nga viti 1970 deri në vitin 1993, kohë kur edhe do të dilte në pension. Ai pasuron galerinë e tij me role dhe tipa, personazhe dhe karaktere, të cilat rrëmbyen adhurimin e artdashëve për të mbetur në kujtesën e gjeneratave.
Veprimtarinë e tij interpretuese e shohim teksa shkëlqen me rolet në komedi, skeçe, parodi e pantomimë, dialogje dhe forma të tjera të shkurtra të estradës. Mbeten emblematike për shikuesit dhe admiruesit e tij të shumtë interpretimet, si: Latifi te “Sheqer-sheqer”, Rrema tek “Or ti i këshillit”, Hamdiu te “Mysafiri i paftuar”, Qyli (monolog) etj. Fadil Hasa, repertorin e tij si artist e pasuron edhe me rolet në kinema, ku mund të përmendim, “Zëvendësi i grave” (1987), “Trapi i vjeter” dhe “Lutje dashurie” më 2005, për të shkëlqyer në rolin e tij kryesor te “Mao Ce Dun”, më 2007 dhe “Kronikë provinciale” më 2009. E veçanta e tij është loja me “seriozitetin” e shtirur të personazheve, duke nxjerrë në pah budallallekun, naivitetin, dobësi dhe mangesi të caktuara nga karakteri. Këto falë shumë befasimeve të kendshme humoristike, që ai përdori, si dhe ndjenjës së lartë të ritmit apo përdorimit të frytshëm të kontrapunkteve.
Kishte një veprim dinamik në skenë. Ishte spontan, origjinal dhe i shpenguar. Spikaste për një përshtatje të mirë aktoriale në përjetimin e situatave ku gjenden personazhet. Rëndom, me karakterizime të imëta e me shije në mënyrën e të folurit, në gjeste e mimikë, ai ka ravijezuar me një përsosmëri të admirueshme tipa të shumtë nga shtresat të ndryshme sociale, si bujq, punëtorë krahu, familjarë, prind. Ka sjellë në skenë me aq mjeshtëri dhe origjinalitet, herë të mençurin e her budallain, herë të ngathtin e herë atë që “nuk ia ha qeni shkopin”. Të gjitha këto, duke ruajtur me natyrshmëri sensin e masës. Kjo është shfaqur si një cilësi e vyer e aktrimit të tij në aplikimin sa më të dobishëm të formave sarkastike; të farses, të burleskës, te ekzagjerimeve, te karikaturizmit, deri te “budallallepsjes” se qellimte te sjelljes se personazhit, etj..
Udha e tij në rrugën e aktorit ishte e gjatë, e suksesshme dhe frytdhënëse, nëse mund të quhet dhe të njihet edhe sot si fryt duartrokitja frenetike, admirimi i artdashësve. Jetoi një jetë modeste me shumë vështirësi si shumë personalitete, të cilët i bënë nder dhe e pasuruan artin dhe traditën e artit komik duke mos kërkuar asgjë në këmbim, as ndere as lëvdata, as kemare as llamburitje televizive. Ai ishte çfarë ne e tashmë e njohim dhe iku siç secili nga ne e ndjen në shpirt këtë ikje. Të qoftë e ndritshme udha e mashimit, Fadil Hasa.
Albert Vataj

I përjetshëm do jeteë kujtimi peër Ty Profesor!

 

E kam të vështirë të zgjedh fjaleë sot, Profesor i dashur, Faik Mancestena, kur Ti nuk je në mesin tonë, nuk të kam afër dhe ti them të gjitha fjalët dhe mendimet e bukura që ruaj për Ty, jo vetem si profesor qeë të kemi pasur, por dhe si person me vlera të larta njerëzore…
Profesor i nderuar, po shkruaj këto fjalë në Aeroportin e Shkupit, ku më janë ngatëruar dëshprimi për ndarjen nga Ti dhe gëzimi që do takohem me vajzën e cila vjen nga gurbeti… Dhe pikërisht kjo e vështirëson edhe më shumë zgjedhjen e fjalëve për të shprehur dhimbjen që ndjej peër humbjen, për Ty… 
Ajo dua të them, Profesor i nderuar, do mbeteni i pavdekshëm për ne, nxënësit që ke lënë pas, jo vetem pse ne ashtu duam për respektin që kemi për Ty, por e pavdekshme do të jetë edhe vepra dhe fryma jote atdhetare që e keni mbjellë gjatë punës gjysëmshekullore… 
Të prehesh i qetë në Tokën e lirë të Kosovës, për të cilën aq shumë kontribuove, dhe, Zoti ju shperbleftë për veprën tuaj me dhuratat më të mira që vetëm Ai i ka në dorë….

I perjetshëm kujtimi për Ty, Profesor,
Ngushllime për familjen, të jeni krenar për veprën e pavdekshme të Profesorit,
Daut Emini, Tetovë

“E vranë grekët dhe e hodhën nga shkëmbi”

 

 

Dorjan Mançellari është 32-vjeçari shqiptar, i cili u gjet i vdekur në shtetin grek disa ditë më parë.

Trupi i pajetë i të riut shqiptar u gjet në zonën Koum Kapi, Villa Koundouros pranë plazhit të Hanias nga disa kalimtarë të rastit dhe ngjarja u raportua nga tregtarë të dyqaneve pranë.

Sipas zarpanews.gr, në dorën e viktimës u gjet një shënim i shkruar me shkrim dore në gjuhën shqipe me përmbajtje erotike.

Mediat greke e kanë raportuar ngjarjen si një vetëvrasje, por burime ekskluzive për JOQ.al, raportojnë se Mançellari është dhunuar nga policët grekë, pasi në trup i janë gjetur shenja dhune.

Një person i afërt me viktimën ka dëshmuar se shqiptari është mbajtur 7 ditë në paraburgim në komisariatin e Grevenas, për shkak se kishte të papaguar një gjobë prej 120 eurosh, në momentin kur po kalonte doganën.

Ai kishte mbajtur kontakte të vazhdueshme me familjarët, por në ditën e 8-të humbi çdo lidhje me ta.

Burime për redaksinë tonë konfirmojnë se një ditë para se 32-vjeçari të lirohej, kishte lajmëruar prindërit se do të nisej tek një mik i tij, i cili e priste në Larisa.

Pas kësaj dite, familja e të ndjerit nuk pati më kontakte me të.

Disa ditë më pas, trupi i shqiptarit u gjet i hedhur nga një shkëmb në plazh. Sipas mjekut ligjor i cili ka kryer autopsinë, vdekja ka ardhur si pasojë e plagëve të rënda në kokë të shkaktuara nga rënia nga lartësia e shkëmbit.

Sipas prononcimit dhe dëshmisë së dhënë nga i afërmi i të ndjerit ekskluzivisht për JOQ, arsyeja e vdekjes së shqiptarit ka qenë dhuna e ushtruar nga ana e policisë greke në paraburgim dhe më pas gjithçka është inskenuar duke e hedhur trupin e tij të pajetë nga maja e shkëmbit.

Viktima ishte besimtar i fesë Islame dhe si praktikues i rregullt i saj, i afërmi i tij deklaron se vetëvrasja është akt i përjashtueshëm si motiv për vdekjen e tij.

I njëjti burim konfirmon se viktima ka 50 fraktura në trup dhe se ekspertiza greke ka ekzaminuar trupin dhe dyshohet se i ka marrë organet jetësore dhe ka mbuluar provat.

Familjarët dhe të afërmit e viktimës kërkojnë drejtësi për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien përballë autoriteteve përgjegjësit e vërtetë të vdekjes të së birit.

Ata i kërkojnë organeve hetuese të vërtetojnë faktet pasi dyshimet hedhin dritë mbi ngjarjen duke mos e cilësuar si vetëvrasje.

I afërmi i viktimës rrëfen ekskluzivisht për JOQ.al:

Pershendetje JOQ, Dorjan Mancellari, eshte shok i imi. Per shkak se kishte nje gjobe 120 euro te pa paguar e kane mbajtur ne burg per 7 dite kur kaloi doganen. Ne diten e 8 humbi kontaktet me familjen. Arsyeja e vrasjes eshte rrahja nga policia greke dhe ka 50 fraktura ne trup sipas ekspertizes ne Tirane.
Ne mediat greke eshte aluduar se ka kryer vetvrasje, nderkohe qe personi ne fjale i perkiste besimit islam dhe ishte praktikues i saj.
Para dites te fundit qe do dilte lajmeroi prinderit se neser do dal dhe do shkonte tek miku qe e priste. Ne kte dite familja nuk mori me kontakt. Mbas disa ditesh u gjet trupi i vdekur i hedhur diku, me pretendim se ka kryer vetvrasje, nderkohe qe ka shenja dhune ne trup. Per pjesen e akuzes po merret avokati kopetent.
U nis drejt Larises, e priste nje shok qe personalisht nuk e njoh. Trupi u gjend prap nje plazhi, me ide se eshte hedhur nga shkembi. Trupi mberriti sot ne Tirane dhe ekspertiza do e kryej neser se u lajmerua qe ne driten e diellit duket me mire lloji i goditjes.
Per momentin prindërit jane shume te prekur dhe si cdo prind po e perjetojne shume dhimbshem. Neser del ekspertiza dhe jane vazhdimisht ne kontakt me familjen, se trupi eshte hapur nga organet qe ne Greqi dhe dyshohet per marrje te organeve dhe mbulim te provave. Trupi eshte gjendur ne plazh nga disa kalimtare te rastit, ndersa dhunimi eshte bere ne paraburgim.
Problemi qendron se policia qe e ka marr trupin, mjeku ligjor perkates bie ndesh me policen e burgut, per shkak se ne formular ka deklaruar se ka shenja dhune dhe si pasoje vdekje. Sa per qytetin ku ishte komisariati ishte ne Grevena.
Duke parashtruar te gjitha mundesite e vdekjes, kjo duket me e besueshmja. Shenjat e dhunes ne trup, shenjat e hekurit te pistoletes ne trup, trupi i gjetur poshte nje shkembi ben te kuptohet qe aty ka qene nje plan i thurur nga pala greke, kushdo qofte. Pervec policise nuk ka se kush mund ta kete goditur dhe ta vrase ne kete menyre.
Ju lutem publikojeni si lajm se ndoshta ndergjegjesohen te rinjte dhe ndoshta ky lajm i hidhur per ne behet shkak qe ata te ardhmen ta shohin ne tjeter vend. Zoti e meshirofte. Zoti ju ruajte!” / JOQ

Shkoi në Francë për finalen e Botërorit, kush është shqiptari që “i vuri flakën” Parisit

Botërori i këtij viti ishte ndër më të veçantit dhe ndër më të ndjekurit.

Ndeshja finale mes Francës dhe Kroacisë ishte një ndër ndeshjet me të komentuara dhe që ngjalli mjaft interes.

Të shumtë ishin ata që mbështesin skuadrat respektive dhe duket se nuk kanë munguar as simpatizantët nga Shqipëria.

Dhe është pikërisht, një ndër personazhet më të njohur në mediat tona ai që ka zgjedhur të shkojë të mbështesë skuadrën e tij në Paris.

Bëhet fjalë për personazhin e njohur Xum Allushi, që duket se “i ka vënë” flakën Francës dhe fotot e videot e shpërndara në profilin e tij e kanë treguar më së miri.

Të lumtur që mjaft të huaj kanë vajtur të mbështesin skuadrën e tyre, francezët duket se “e kanë respektuar” në maksimum dhe kanë filluar të ndezin atmosferën e të festojnë së bashku.

Në videon e mëposhtme, Xumi ka dhuruar spektakël edhe duke xhiruar gomat e makinës, ç’ka e ka bërë Parisin që të ndizet me të vërtetë.

Milazim Gashi në Tearcë!

Sot me datë 16/07/2018 me ftesë të kryetarit të Komunës së Tearcës z.Isen Asani, kishim nderin që të presim ne takim Zv.Ministrin per Komunitete dhe Kthim nga Kabineti Qeveritarë i Republikes se Kosoves z.Milazim Gashin, Ministrin nga kabineti Qeveritar i Republikës së Maqedonisë për Pakica z.Aksel Ahmedovski dhe zv.Ministrin e Punëve të Brendshme z.Agim Nuhiun!

“Largoni dorën e Erdoganit nga Shqipëria”

Nga Selçuk GULTASHLLË/ Autori është ish-reporteri i gazetës ZAMAN në Bruksel. Shkrim i derguar për Lapsi.al

 

Javën e shkuar, gazetarët e gazetës dikur më të madhe të Turqisë, ZAMAN, u dënuan me 8 deri në 10 vjet burg si anëtarë të një organizate terroriste të armatosur. Gazeta ZAMAN u konfiskua në mars 2016 dhe u ndalua menjëherë pas grushtit të shtetit të diskutueshëm të 15 korrikut 2016. Të gjitha pasuritë e saj i kaluan thesarit shtetëror.

Gazetaria ka qenë një profesion i rrezikshëm në Turqi kohët e fundit. Sipas Qendrës së Stokholmit për Liri, e cila u krijua nga gazetarët turq të mërguar në Suedi, aktualisht 178 gazetarë janë në burg, 143 syresh janë të kërkuar, ndërsa 61 prej tyre tashmë janë të dënuar.

Me këto të dhëna, Turqia, e cila është një vend kandidat për në BE, ku liria e shprehjes thuajse adhurohet, është burgu më i madh i gazetarëve në botë, madje shumë përpara Kinës. Kina, në fakt, vjen e dyta në renditje, me distancë nga Turqia. Shifrat më të fundit nga Ministria e Drejtësisë bëjnë të ditur se pothuajse tre persona paditen çdo ditë në Turqi për arsye se kanë ofenduar Presidentin Erdogan.

Reporterët pa kufij (RSF) me bazë në Paris e kanë renditur Turqinë në vendin e 157-të nga 180 vende, në indeksin e fundit botëror të lirisë së shtypit. Turqia është më keq se Uganda, Ruanda dhe Kongo në këtë listë. Shqipëria dhe Kosova vlerësohen në vendin e 75-të dhe të 78-të sipas të njëjtit indeks.

Ndonëse kolegët e mi janë akuzuar se janë pjesë e një organizate terroriste të armatosur, prokuroria nuk ka qenë asnjëherë në gjendje të paraqesë ndonjë provë ku të mbështeste pretendimet. Nuk u gjet asnjë armë, nuk u zbulua kurrfarë propagande për terror, as nxitje për për rebelim të armatosur apo ndonjë komunikim që lidh gazetarët me celula terroriste.

Mbi të gjitha, aktakuzat rezultuan një farsë, e denjë për raste studimi. Armatimi i vetëm  që prokuroria gjeti ishin artikujt, lajmet dhe një reklamë televizive që u transmetua gati 9 muaj përpara përpjekjes së grushtit të shtetit të korrikut 2016.

Në fakt, prokurori ishte i vetëdijshëm se nuk kishte kurrfarë krimi, por ai duhej të shpikte një. Në aktakuzë ai tha: ‘Edhe në artikujt e tyre, që duket se nuk kanë veprimtari kriminale, ata (kolumnistët ZAMAN) kanë shkelur të drejtat e burrështetasve dhe autoriteteve qeveritare …’. Prof. Shahin Alpaj, i cili u dënua me 8 vjet e 9 muaj burg në javën e kaluar u akuzua për ‘agjitacion e propagandë’.“Krimi i tij i vetëm ishin artikujt kritikë që ai shkruante si kolumnist. Shpikja më e mahnitshme nga prokuroria ishte akuza që e përditshmja ZAMAN dinte për grushtin e mallkuar të 15 korrikut, 9 muaj e 10 ditë para se të ndodhte. Prova ishte reklama televizive që ZAMAN kishte transmetuar në tetor në disa kanale televizive. Vështirë të besosh, por e vërtetë, aktakuza thosh:  “Në mediat dhe faqet e internetit të organizatës, një reklamë ishte transmetuar në 5 tetor për gazetën ZAMAN. Pas një imazhi ajror të një qendre të qytetit ku dëgjojmë sirenat, një fëmijë po buzëqesh në ekrane. Ne vlerësojmë se kjo reklamë në fakt po paralajmëronte grushtin e afërt të shtetit… . Menjëherë pas 9 muajsh dhe 10 ditësh nga lançimi i reklamës televizive me sirena e imazhin e  një qyteti të shkatërruar së bashku me profilet e fëmijës së qeshur, u bë grushti i shtetit. Kjo nuk mund të jetë thjesht rastësi.”

Presidenti Erdoan po ndërmerr një spastrim të pashembullt dhe një gjueti shtrigash të rrallë në historinë turke kundër lëvizjes Gylen, Hizmet, që ai pretendon se ishte pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti. Obsesioni i tij rreth lëvizjes nuk kufizohet me Turqinë. Kur 6 shtetas turq u rrëmbyen në mënyrë të paligjshme në Kosovë dhe u deportuan me nxitim në Turqi në fund të marsit, shumë prej nesh u tronditëm kur pamë se si një vend aspirues për BE mund të jetë vullnetarisht pjesë e një komploti të tillë të turpshëm.

Menjëherë pas fitores elektorale të Erdoganit më 24 qershor, tre gazeta dhe një stacion televiziv u ndaluan. Sikur shumë gazetarë të ZAMAN-it të mos ishin në burg, babai i pronarit të fundit të ZAMAN-it, Xhelal Afshar u arrestua. Z. Afshar është 86 vjeç dhe me probleme të rënda shëndetësore.

Gazetaria do të vijojë të jetë një nga profesionet më të rrezikshme në Turqi nën regjimin e Erdoganit. Ne shpresojmë shumë që shqiptarët në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni do të kenë Bashkimin Europian si një model, e jo regjimin gjithnjë e më autoritar të Erdoganit.

Nga Selçuk GULTASHLLË/ Autori është ish-reporteri i gazetës ZAMAN në Bruksel. Shkrim i derguar për Lapsi.al

Yll Limani lanson projektin muzikor ‘Prej se jena nda’

Këngëtari i talentuar kosovar Yll Limani sot ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor.

‘Prej se jena nda’, mban titullin kënga e re, e cila është publikuar edhe me videoklip në kanalin Youtube.

Për tekstin dhe muzikën e këngës është përkujdesur vet këngëtari, ndërsa për anën vizuale Imagine Films./Indeksonline/

Ardhja e `Dura automotiv sistems` në Maqedoni është edhe një dëshmi se po ndërtojmë një ekonomi

Ministri Bekteshi potencoi se kompanitë në zona më së shumti kontribuojnë në eksport dhe në pesë mujorin e parë të këtij viti importuar mallra në vlerë prej 942 milionë eurosh që është rritje prej 14% në krahasim me periudhën e njëtë të vitit të kaluar.

Për kënaqësinë time të madhe, menaxhimenti i Dura Automotive Systems i njohu disa përfitime kryesore për të cilat Maqedonia është zgjedhja e parë për mbështetjen e zhvillimit të tyre në Evropë – fuqia punëtore teknikisht e aftë, infrastrukturë të mirë dhe mbështetje të fuqishme për investimet e huaja. E gjithë kjo, së bashku me përparimin e bërë në integrimet euroatlantike, klima e orientuar drejt biznesit dhe masat që kemi krijuar me Planin për Rritjen Ekonomike dhe Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve janë tregues se jemi në rrugën e duhur dhe po ndërtojmë një ekonomi që do të prodhojë vende të reja pune, efikasitet më të lartë,  produktivitet dhe konkurrencë të ndërmarrjeve, rritja e eksportit dhe e investimeve, drejt qëllimit përfundimtar – standardi më i lartë jetësor dhe jetë më të mirë për qytetarët tanë`, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në prezantimin zyrtar të projektit nga kompania amerikane DURA Automotive Systems, i cili është një furnizues global i komponentëve origjinale për prodhuesit më të njohur të makinave në mbarë botën. Fabrika e re në Maqedoni, e cila pritet të filloj me punë për një vit, do të jetë lokacioni i tyre i 37 të në botë dhe lokacioni i 16 –të në Evropë.

Ministri Bekteshi potencoi se kompanitë në zona më së shumti kontribuojnë në eksport dhe në pesë mujorin e parë të këtij viti importuar mallra në vlerë prej 942 milionë eurosh që është rritje prej 14% në krahasim  me periudhën e njëtë të vitit të kaluar.

„Importi nga zonat në pesëmujorin e parë të vitit 2018 ka vlerë prej 805 milionë eurosh, që o të thotë se neto efekti i eksportit nga zonat në pesë mujat e parë të vitit është 136 milionë euro. Nga ana tjetër hyrja e Dura-së jam i bindur se do të thotë ehe bashkëpunim i përforcuar me subjektet afariste të vendit, me ata që mund të përgjegjen me potencialet e tyre për krijimin e produkteve dhe shërbimeve të reja dhe futjen e proceseve të reja teknologjike ose furnizimin me lëndë të para, gjysmë produkte ose produkte të gatshme, `tha Bekteshi.

Fabrika e re ka një sipërfaqe prej 16,000 metrash katrorë, dhe do të prodhojë fletë alumini të jashtme dhe çati për prodhuesit e makinave evropiane.

Mike Beckett, nënkryetar i Dura, deklaroi: `Në krahasim me pjesën tjetër të zgjedhjeve, Shkupi ka një vlerësim të përgjithshëm dhe është më i miri sa i përket aftësisë së fuqisë punëtore, angazhimit nga Qeveria dhe një proces të suksesshëm pune`. Ai shtoi se në disa qendra teknologjike në Amerikën e Jugut dhe në Amerikën e Veriut dhe në Evropë Dura zhvillon sisteme dhe modele të plota për prodhuesit kryesorë në industrinë e automobilave si Audi, Volkswagen, dhe kompani të tjera.

Sipas kryeministrit Zoran Zaev, fillimi i ndërtimit të fabrikës Dura është një tregues që Maqedonia është duke u pozicionuar seriozisht si një destinacion i qëndrueshëm dhe afatgjatë për investitorët.

`Ftesa e fundit për anëtarësimin në NATO, nisja e negociatave me BE do të rezultojë në besim edhe më të madh dhe investitorë të rinj`, tha Zaev, duke theksuar se anëtarësimi në NATO do të sigurojë siguri për investimet dhe rritjen e tyre në Maqedoni, sipas shembullit të vendeve të tjera si Bullgaria dhe Estonia, ku pjesa e përgjithshme e investimeve prej rreth shtatë përqind në BDPpas anëtarësimit të Aleancës u rrit në 19.8 përqind, ose 13.5 përqind.

Sipas zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev, kapaciteti i Dura është investimi i nëntë i SHBA-ve në vend që siguron 9,500 vende pune. Ai tha se se 40 përqind e kapitalit në zona është nga Shtetet e Bashkuara dhe zgjedhja e `Dura-s` për të hyrë në tregun e Maqedonise është provë se qeveria ka një politikë transparente dhe konkurruese për investitorët.

Lepa Brena: Harrone, nuk jam serbe…

Lepa Brena ka rindezur Sarajevën, duke dëshmuar kështu se vazhdon të jetë një yll, ashtu siç ishte edhe në ish-Jugosllavi.

Brena, në një intervistë për “Avaz” të Sarajevës ka thënë se, është krenare për kombësinë e saj.

Ndër këngët e saj më të njohura të asaj kohe, këngë kjo e dashur shumë edhe për kosovarët, ishte “Jugoslovenska”, për të cilën Brena thotë se, ideja e krijimit të kësaj kënge ishte se ajo deshi të tregojë për Jugosllavinë e fuqishme.

“Unë gjithmonë jam inspiruar duke e parë jetesën e njerëzve në vendet e zhvilluara të botës”,- duke thënë se për nga kombësia ajo është europiane.