Ndahet nga jeta modelja e njohur

Ylli i “Ladies of London”, modelja Annabelle Neilson është gjetur e vdekur. Policia e Londrës tha se trupi i Neilson u gjet në shtëpinë e saj të enjten. Modelja vdiq në moshën 49-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

Nielson u lind në një familje të pasur aristokrate. Ajo ka punuar si modele duke u bërë mikeshë dhe muza e modës së Alexander McQueen për më shumë se 20 vjet.

Neilson ishte gjithashtu shoqe e ngushtë me supermodelen Kate Moss dhe Naomi Campbell, aktorin Jude Law dhe biznesmenin Richard Branson. Ndarja e saj nga jeta ka hidhëruar shumë persona të famshëm që kanë shprehur ngushëllimet e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale

Kombëtarja kroate jep 23 milionë euro për bamirësi, trajneri kritika ndaj politikanëve

Kombëtarja kroate jep 23 milionë euro për bamirësi, trajneri kritika ndaj politikanëve

Kroacia bëri historinë teksa për herë të parë në 15 korrik luajti një finale Botërori atë kundër Francës në Rusi 2018 ndaj së cilës humbi 2-4.

Për këtë arritje, skuadra ballkanase përfitoi 23 milionë euro, shpërblim që do të jepet i gjithi për bamirësi.

Është vetë trajneri i skuadrës kroate, Zlatko Daliq që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale konfirmoi lajmin duke deklaruar se kjo shifër do të jepen për llogari të një fondacioni që vjen në ndihmë të fëmijëve në Kroaci.

Tekniku 51 vjeçar e shfrytëzoi këtë festim duke u bërë edhe një apel politikanëve kroatë që të mos përfitonin nga sukseset e skuadrës për përfitimet e tyre politike, transmeton tch.

‘Ky brez futbollistësh tregoi se mund të arrihet në majën e futbollit pavarësisht kombësisë , buxhetit apo rëndësisë së stadiumit”, shkruan Daliq në letrën e tij që është firmosur edhe nga futbollistët, -“i shkruaj këto rreshta duke marrë shkas nga situata e vështire e Kroacisë. Është vendi më i varfër i BE, ka në krye një qeveri që konsiderohet si një organizatë kriminale. Kroacia është një vend nga i cili janë larguar miliona persona në 20 vitet e fundit. U kërkoj politikanëve dhe të gjithë autoriteteve që e kanë çuar këtë popull në mjerim, varfëri e dëshpërim që të rrinë larg kombëtares kroate”.

Daliq në postimin e tij në rrjetet sociale shtoi se dëshiron që asnjë prej politikanëve të vijë në dhomat e zhveshjes, të bisedojë e të bëjë fotografi me ta pasi sipas tij janë ata shkaku që kroatët janë populli më i varfër në Evropë.

Përveç humbjes Interi mbetet edhe pa Nainggolanin

Përveç humbjes Interi mbetet edhe pa Nainggolanin

Pas fitores 3-0 në miqësoren e parë ndaj Luganos, Interi i Luciano Spallettit mori një “shuplakë” në testin e dytë përgatitor për sezonin e ri.

Zikaltrit u mposhtën këtë herë nga një tjetër skuadër e Superligës zvicerane pikërisht Sioni ku luan edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Ermir Lenjani i cili u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë. Përfundoi me shifrat 2-0 në favor të vendasve të Sionit të cilët iu falën golave të dy brazilianëve qendërmbrojtësit Neitzke pas një daljeje të gabuar të portierit të Interit, Padelli në pjesën e parë dhe finalizimit të fantazistit Baltazar në pjesën e dytë.

Një paraqitje e dobët e Interit që krijoi shumë pak për të mos thënë aspak duke e vënë në vështirësi portierin kundërshtar vetëm me disa goditje nga distanca, vendasit nga ana tjetër goditën edhe një shtyllë në pjesën e parë, ndërsa Padelli bëri disa ndërhyrje shpëtimtare pavarësisht gabimit në rastin e golit të parë, transmeton SS.

Luajti në 30 minutat e fundit edhe kapiteni i Interit, Mauro Icardi i cili nuk la shenjë ndërkohë që zikaltrit morën një goditje të rëndë që në fillim pasi mesfushori belg Radja Nainggolan la fushën pas 23 minutash lojë për shkak të një problemi muskulor.

Sarri: Duam t’i mbajmë yjet e skuadrës

Sarri: Duam t’i mbajmë yjet e skuadrës
Trajneri italian, Maurizio Sarri sot ka mbajtur konferencën e parë për media pas prezantimit te Chelsea.

Ish-trajneri i Napolit e pranon që është mërzitur që është larguar nga skuadra e Serie A, por premton se me Chelsean do të zhvillojë futboll të bukur dhe do të mbajë yjet kryesorë të ekipit, transmeton kp.

“Kam kujtime të mrekullueshme nga Napoli. I dua njerëzit atje dhe gjithmonë do t’i dua. Nëse jemi ndarë në mënyrë të keqe me klubin dhe presidentin, mendoj se gabimet janë bërë nga të dyja palët”, ka thënë fillimisht Sarri. “Conte ka marrë rezultate të jashtëzakonshme këtu, ai është një trajner fantastik, por unë luaj në një mënyrë më ndryshe, prandaj do t’i kushtoj kohë skuadrës. Të gjitha gjërat e mira që Antonio i ka lënë prapa duhet të qëndrojnë, nuk duhet të ndryshohen, por është me rëndësi që të imponohet filozofia e trajnerit në një periudhë të shkurtër kohore”.

“Është e qartë se ne duam t’i mbajmë lojtarët më të mirë, por të shohim se si do të shkojë afati kalimtar. Unë jam një trajner në fushë dhe jo një menaxher. Detyra ime është të merrem me futbollistët që kam në skuadër”, ka theksuar ai.

Martin Garrix i emocionuar për koncertin në Kosovë

Martin Garrix i emocionuar për koncertin në Kosovë

DJ i mirënjohur holandez Martin Garrix është i emocionuar për koncertin që do ta mbajë në Kosovë.

Ylli i hitit “Animals” do të jetë njëri nga performuesit në festivalin e organizuar nga Dua Lipa “Sunny Hill Festival”, që do të mbahet në gusht, transmeton Koha.net.

Në “Instastory” ai ka postuar foton e tij që konfirmon pjesëmarrjen në “Sunny Hill Festival”, ndërsa ka shkruar, “shumë i emocionuar për këtë”.

Përveç Martin Garrixit në Prishtinë më 10, 11, dhe 12 gusht do të perfomojnë yjet e muzikës Action Bronson, Grace Carter, SG Leëis, Col3 Trane, Dafina Zeqiri e Stanaj.

Image

 

Dukagjin Lipa jep detaje për “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa në Prishtinë më 8 gusht

Dukagjin Lipa jep detaje për “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa në Prishtinë më 8 gusht

Në emisionin Express në KTV, Dukagjin Lipa ka zbuluar detajet rreth festivalit “Sunny Hill Festival” që në gusht do të sjellë në Prishtinë yje të muzikës botërore e të Kosovës.

Ai ka konfirmuar se në natën e parë e parë do të interpretojë Dua Lipa.

“Sot e kemi konfirmuar Martin Garrixin dhe ai me kënaqësi të madhe e konfirmuar pjesëmarrjen e tij dhe e ka ndarë me miqtë e tij në Instastory. Në natën e parë është Dua Lipa e Stanaj, e shumë yje të Kosovës të zhanrit pop e rok. Në natën e dytë vjen Action Bronson, që është hera e parë që ai vjen në Kosovë. Ai mburret shumë me prejardhjen që ka, edhe pse shumë pak flet shqip”, është shprehur Dukagjin Lipa.

Ai më tutje ka shtuar se, “është kënaqësi me qenë organizator dhe ajo lidhja ndërmjet Kosovës dhe yjeve botëror. Kemi kontakte të shumta me shumë miq dhe industrinë e muzikës, kemi lidhje miqësore me emra të mëdhenj të muzikës botërore. Nuk ka qenë e vështirë me i bindë ata me ardhur, pasi edhe ata kanë pasur dëshirë me ardhur në Kosovë”.

Përveç yjeve të muzikës me famë botërore, në këtë festival nuk do të mungojnë edhe yjet e muzikës në Kosovë, të cilët ai i falënderon.

“Besoj se kemi me kaluar jashtëzakonisht mirë. Ne jemi popull mikpritës, dhe ata do ta shohin me një sy tjetër Kosovën. Nuk po kam fjalë me i falënderuar artistët tonë. Unë po i quaj ‘heronj lokal, dhe yje ndërkombëtare’. I falënderoj jashtëzakonisht shumë për shkak se kanë bërë ndryshime të datave për të qenë pjesë e këtij festivali”, është shprehur Lipa.

Ai ka shtuar se ende ka mjaft bileta ende për Sunny Hill Festival.

Dua Lipa do të zbresë në Prishtinë më 8 gusht.

“25 për qind do të shkojnë për bamirësi në Sunny Hill Foundation. Dua Lipa do të vjen në Prishtinë më 8 gusht”, thotë ai.

Dukagjin Lipa ka konfirmuar se nga festivali i kaluar janë mbledhur 100 mijë euro dhe ato do të ndahen kur Dua Lipa të jetë në Prishtinë.

Më 10, 11, dhe 12 gusht në Prishtinë do të mbahet festivali “Sunny Hill Festival”.

 

SHABAN MUSLIU / Marshi tradicional malor ka kuptim të thellë, ka një mesazh afrimi për të gjithë!

Marshi tradicional malor ka kuptim të thellë, ka një mesazh afrimi për të gjithë!Në këtë aktivitet madhështor bëhemi bashkë, kuvendojmë bashkë, rrugëtojmë bashkë, ndajmë ide e mendime shumë bashkë; pastaj hamë dhe pimë bashkë dhe në këtë eveniment tradicional nuk kemi ndasi, nuk dallojmë ngjyrime edhe në të menduarit e njerëzve!

Ky marsh mund të quhet edhe si marsh i lirisë, i kënaqësisë dhe mendimit të lirë, thotë Shaban Musliu!

Shefqet MANI/ MAQEDONIASHQIPTARE.COM

PARANDALO/ Pamje të rralla! Ja si përhapet kanceri në organizëm/ VIDEO

 

Këtë xhirim me siguri nuk e keni parë kurrë deri tani. Shikoni, të zmadhuar, se si kanceri përhapet nëpër organizëm.

Kanceri është një ndër sëmundjet më të rënda dhe më të fshehta të ditëve të sotme. Mjekësia, sado që ka avancuar dhe ka luftuar kundër kësaj sëmundjeje të rrezikshme, nuk ka zgjidhje të vërtetë.

Njëri nga shkaqet është pikërisht ai që, madje edhe kur e eliminojnë nga pozicioni primar, ai shfaqet diku tjetër në trup.

Shkencëtarët tashmë një kohë të gjatë përpiqen të mësojnë se si përhapet kanceri nëpër trup, përkatësisht si ndodh metastaza.

Kjo video tregon se si duket kjo kur zmadhohet.

Linda Halimi publikon këngën e re, projektin ia besoj një producenti 10-vjeçar!

Shumë prej artistëve tanë mundohen të zgjedhin bashkëpunëtorët më të mirë për projektet e tyre. Por, kësaj radhe Linda Halimi nuk ka vepruar si në të kaluarën, pasi ka zgjedhur të punojë me një producent të ri. Në fakt, këngëtarja ka publikuar gjatë ditës së djeshme këngën më të re vetëm në versionin audio, “Murda”.

Megjithatë, bukuroshja sot ka treguar se suksesin e këngës ia dedikon producentit të ri, i cili ka hiç më pak e as më shumë se dhjetë vjet. Sipas këngëtares, bëhet fjalë për producentin Nealante dhe Halimi është e kënaqur me bashkëpunimin.

“Fakt i këndshëm. Kënga Murda ka një producent dhjetëvjeçar, i cili është super i talentuar dhe është biri i producentit Lil Neo”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Linda. Theksojmë se këngëtarja shqiptare mori pjesë në “American Idol” dhe pasi mahniti me zërin e saj, vazhdoi me përkushtimin ndaj muzikës.

Mbrojtësi kroat lë medaljen te varri i shokut të vet: Është e jotja!

Dejan Lovren nuk ka për ta harruar kurrë qytetin Karlovac, i cili e pranoi si refugjat. Mbrojtësi i Liverpul ka lindur në Bosnjë dhe, kur filloi lufta, u largua me familjen për të jetuar në Mynih. Megjithatë, prindërit e tij nuk kishin dokumentet e duhura për të jetuar në Gjermani dhe u zhvendosën në qytetin Karlovac. Ndërkohë, pas Botërorit, Lovren shkoi në këtë qytet dhe e ka vendosur medaljen te varri i shokut të tij, Miroslav Misiç.

“Unë kurrë nuk do ta harroj Karlovacin, ishte qyteti i parë që më pranoi mua si refugjatë pas largimit nga Gjermania”, u shpreh Lovren. Kur shkoi te varri dhe la medaljen ai shkruajti: “Kjo medalje është e jotja”.