Qëndro i fortë, injoroji ata që urrejnë

Mohamed Salah e ka mbështetur bashkëlojtarin e vet te Liverpooli, portierin Loris Karius, i cili është duke u kritikuar dhe abuzuar vazhdimisht në rrjetet sociale dhe në stadiume.

Portieri 25-vjeçari që i bëri dy gabime të tmerrshme në finale të Ligës së Kampionëve, të cilën të kuqtë e humben 3-1 ndaj Real Madridit, ka marrë përkrahje nga Salah, i cili gëzoi një sezon fantastike edicionin e kaluar duke i shënuar 44 gola, transmeton Gazeta Express.

Karius e ka vazhduar ecurinë e gabimeve edhe në ndeshjet përgatitore të Liverpoolit, duke bërë që tifozët ta abuzojnë nëpër stadiume dhe në rrjetet sociale.

Salah e ka nxitur Kariusin përmes një postimi në Twitter që të jetë i fortë dhe t’i injorojë ata që shpërndajnë urrejtje.

“Qëndro i fortë Karius, kjo u ka ndodhur edhe lojtarëve më të mirë. Injoroji ata që urrejnë”, shkroi Salah.

Nëse duhet të më urreni, më urreni

 

Për rreth 11 milionë euro, kamerat e Amazon Prime fituan privilegjin e përcjelljes së rrugëtimit të Machester Cityt drejt fitimit të titullit në Premierligë në sezonin 2017/2018.

Në një trajler të dokumentarit “All or Nothing”, i cili do të publikohet më 17 gusht, janë shfaqur fjalimet e trajnerit Pep Guardiola në zhveshtore, transmeton Gazeta Express.

“Do t’ju mbroj deri në momentet e fundit të jetës sonë në konferenca për shtyp, por këtu do t’ju tregoj të vërtetën,” u thotë Guardiola lojtarëve të tij në zhveshtore.

“Disa nga ju luani më mirë kur jeni të zemëruar me mua. Kështu që, nëse duhet të më urreni, atëherë më urreni. Nuk ka asnjë problem.”

 

Ofertë në vlerë 40 milionë euro

Real Madridi është shumë i interesuar ta transferojë mbrojtësin e majtë Alex Telles, sipas mediave portugeze.

Me Theo Hernandezin që është shumë pranë largimit nga “Los Blancos”, një vend në krahut e majtë në ekip do të lirohet, transmeton Gazeta Express.

Gazeta portugeze “Record” pohon se zyrtarët e Madridit kanë udhëtuar drejt Portos të hënën për të mbajtur bisedime me homologët e tyre në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje.

Telles është pjesë e ekipit të parë të Portos tash e dy vite, pas dy periudhave të dështuara në Inter dhe Galatasaray./

Dështaku i Interit

Sportingu është i gatshëm ta kthejë në skuadër Joao Marion, megjithëse dështakut të Interit i duhet ta ulë pagën për të luajtur përsëri për portugezët.

Sipas Correio de Manha, Sportingu është i gatshëm ta shpëtojë Joao Marion, i cili së fundmi ka pohuar se nuk do të kthehet te Interi, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, gazeta portugeze paralajmëron se ish-klubi i tij nuk është në gjendje t’ia ofrojë atij pagën prej 2.7 milionë që e merr te zikaltrit.

Mario iu bashkua Interit për 45 milionë euro verën e vitit 2016, po ka dështuar të bindë në Serie A.

Pjesën e dytë të sezonit 2017/18 ai e kaloi si i huazuar te West Ham Unitedi.

“Zotëri Hoeness, je turpi i Bayern Munichut dhe gjermanëve”

Agjenti i Mesut Ozilit, Erkut Sogut, ka reaguar ndaj komenteve të presidentit të Bayern Munichut, Uli Hoeness, pas vendimit të yllit të Arsenalit për t’u pensionuar nga Kombëtarja e Gjermanisë.

29-vjeçari u pensionua nga ekipi kombëtar gjerman duke thënë se është përballur me racizëm, mungesë respekti dhe keqtrajtim nga Federata e Futbollit e Gjermanisë, gjatë dhe pas Kupës së Botës 2018 në Rusi, transmeton Gazeta Express.

Ozil tha dje “unë jam gjerman kur fitojmë, por jam emigrant kur humbim” dhe më pas deklaroi se nuk është më i gatshëm ta marrë mbi supe fajin për formën e dobët të ekipit kombëtar dhe punën e dobët të drejtuesve të futbollit gjerman, duke e akuzuar presidentin e DFB-së, Reinhard Grindel, në veçanti.

Presidenti i Bayern Munichut Hoeness tha pas deklaratave të Ozilit se futbollisti me orgjinë turke ka e ka “dhjerë fare” duke luajtur dobët për Gjermaninë në kohët e fundit.

Ndaj komenteve të tij ka reaguar menjëherë agjenti i Ozilit, Sogut.

“Zotëri Hoeness, ne nuk do të humbasim më shumë kohë apo energji duke folur për një temë rreth të cilës ti natyrisht nuk di asgjë. Jo vetëm që jeni turpi i vetvetes, por më e rëndësishmja jeni turpi i Bayern Munichut dhe popullit gjerman”, ka thënë Sogut.

Vajza e Kadares në linjë patriotike me Sharqirin!Betohen në shqiponjë!

Xherdan Shaqiri ishte një nga protagonistët e Kupës së Botës në Rusi.

Lojtari me origjinë shqiptare arriti të shënonte golin e fitores së Zvicrës ndaj Serbisë dhe më pas festoi me shqiponjë të cilën serbët e quajtën provokim. Por duket se kësaj radhe provokimi vjen nga SHBA aty ku 26-vjeçari është duke bërë pushimet e tij.

Këtë radhë shqiponjën Shaqiri e ka bërë më vajzën e Ismail Kadaresë e cila është ambasadorja e Shqipërisë në OKB.

Fotoja është publikuar nga Besiana Kadare në Facebook ku shkruan: “E kënaqur që takova në NY Xherdan Shaqirin, futbollistin e mirënjohur të Zvicrës, që shënoi gjatë Kupës së Botës kundër Serbisë. Ai është krenar për të qenit shqiptar dhe ne e festuam duke e bërë së bashku këtë gjest, tashmë të famshëm, që pasqyron flamurin e shqiponjës dykrenare. Shumë falenderime për Fadil Berishën për pritjen!”

Daliç ja fut kot, vetlavdërohet!

Për Kroacinë dhe Zlatko Dalic do të flitet gjatë për shkak të arritjes në Kupën e Botës deri në finale ku u mundën nga Franca 4-2.

Ky sukses solli edhe një rritje të interesit për trajnerin kroat nga Japonia, Egjipti, ndërkohë që vetë ai do të preferonte Permier Leaguen.

51-vjeçarit i është ofruar një kontratë me pagë 5 milionë Dollarë, por Daliç duke lënë mënjanë modestinë deklaroi se është trajneri i dytë më i mirë në botë dhe se paraja nuk është ajo që e motivon më shumë.

“Ju pëlqen apo jo, jam trajneri i dytë më i mirë në botë”, tha Daliç për median kroate-dhe paga prej 5 milionë Dollarë në vit për trajnerin e dytë më të mirë është shumë e ulët. Paraja është e rëndësishme për të gjithë, por për mua nuk është motivuesja kryesore”.

Partitë në pushtet i kanë mbrojtur interesat shtetërore

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se përfaqësuesit e partive në pushtet dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare sot kanë pasur dallime në qëndrimet të cilat kishin të bënin me çështjen e referendumit dhe se për të pjesa e paradites nga takimi ka qenë dëshpëruese.

“Partitë në pushtet i kanë mbrojtur interesat shtetërore. Dallimet janë në pyetjen e cila duhet të parashtrohet në referendum. Kuptohet se rrjedha normale e referendumit dhe prononcimi varet nga pyetja të cilën do ta parashtroni. Në këtë rast dëshiroj të theksoj se të gjithë ne duhet t’i vendosim interesat shtetërore para atyre partiake. Dhe konsideroj se në këtë  situatë opozita duhet t’i vendosë, para së gjithash, interesat shtetërore”, tha  Ahmeti.

Sipas tij, janë diskutuar edhe shumë detaje dhe është debatuar mjaft lidhur me këtë çështje.

“Qëndrimi përfundimtar i BDI-së është se duhet të merret parasysh interesat shtetërore, ndërsa këto interesa janë që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe e BE-së dhe këto qëndrime do t’i mbrojmë deri në fund”, tha lideri i BDI-së.

Pjesën e parë të takimit e vlerësoi, siç tha, më pozitive duke pasur parasysh se partitë në pushtet janë tërhequr nga pozicionet fillestare në interes të unitetit në shtet dhe lëshime për opozitën të marrë atë që e ka kërkuar.

Në Klubin  e deputetëve sot u mbajt takimi i tretë i liderëve pas pesë ditëve.

Hap historik është bërë drejt NATO-s dhe BE-së, është tragjike nëse kjo rrugë pengohet

Pa zgjidhje për kontestin për emrin, nuk ka perspektivë konkrete për BE-në dhe NATO-n. Tani është bërë hap përpara në këtë rrugë, depërtim historik dhe do të ishte tragjike nëse drejt rruga e mëtutjeshme drejt BE-së pengohet, nëse nuk ekziston gatishmëri në këtë vend në raport me çështjen e BE-së, Kushtetutës, të drejtës zgjedhore. Duhet të ekzistojë bashkëpunim konstruktiv. Qeveria mban përgjegjësi të veçantë për gjithë këtë, por edhe opozita mban përgjegjësi, porositi ministri shtetëror i angazhuar për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth.

Në konferencën për shtyp, pasdite me nikoqirin e tij, shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov Rot theksoi se negociatat inkuadruese bisedimet inkuadruese në Aleancë mund të fillojnë nëse vazhdon procesi reformues që e kemi parë me temp të madh në muajt e kaluar. “Gjithashtu edhe KE-ja bëri të ditur se ka besim në punën tuaj dhe se do të fillojë skrining-procesi”, shtoi Roth.

Nënvizoi se e di që bisedimet kanë qenë të dhimbshme për shumë qytetarë dhe se ekziston skepticizëm, por gatishmëria për kompromis, siç tha, do të vlejë dhe do të paguhet. Dërgoi urime dhe mirënjohje për përkushtimin personal të ministrit Dimitrov dhe kryeministrat Zaev dhe Cipras, duke theksuar se kjo gatishmëri duhet të vazhdojë. I bëri thirrje edhe opozitës dhe theksoi edhe se të gjithë aktorët politikë mbajnë llogari.

“Ju keni shënuar rrëfim historik evropian dhe të gjithë personave përgjegjës u uroj dhe u jap respekt për këtë problem, i cili mund të arrihet vetëm me inkurajim, vendosshmëri, gatishmëri për kompromis dhe të vendoseni në gjendje të partnerit tjetër”, tha Roth në konferencën për shtyp në MPJ pas takimit me Dimitrovin. Shtoi se kontesti për emrin zgjidhet pas 27 vjetëve, siç tha, të gjata, të vështira dhe kontroverse, kontest i cili ka hedhur hije të madhe mbi zhvillimin e vendit.

Ai theksoi edhe se për një periudhë të shkurtër me hapat drejt fqinjëve vendi ka arritur prestigj, me të cilin, tha, qytetarët e saj mund të jenë krenarë. Pret që reformat të zbatohet me vendosshmëri dhe në të ardhmen, siç ishte edhe në muajt e kaluar, duke i theksuar luftën me krimin e organizuar, krim, korrupsion, reformat në jurisprudencë dhe sundimin e drejtësisë.

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në konferencë për shtyp theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për zgjidhjen e një kontesti, por, siç tha, kjo është një çështje me shumë implikime më të mëdha gjeopolitike sepse nuk ka të bëjë vetëm me Maqedoninë dhe Greqinë, por edhe me tërë Ballkanin.

“Prandaj kjo çështje nuk është partiake-politike, por nga interesi shtetor. Kemi shans historik. Varet nga ne nëse do ta kapim atë. Kjo është një rrugë, tjetër nuk kemi. Duhet të tejkalojmë vetvetiu, kokën lartë, të shikojmë realisht çka fitojmë, çka humbim dhe të sjellim vendim. Pasi nga secili qytetar do të varet ku do të jetë Maqedonia veçanërisht në muajt e ardhshëm, por do të varet edhe ku do të jetë Maqedonia për pesë-dhjetë vjet prej tani. Nëse ka një rrugë tjetër, do të ishte mirë ta dinim, por rrugë tjetër – nuk ka”, theksoi Dimitrov në konferencën e sotme për shtyp me ministrin gjerman.

Ai konsideron se në periudhën e fundit, ka mbizotëruar autocenzurë në të cilën, siç tha, kundërshtarëve partiak-politik të suksesit historik u kanë lënë hapësirë shumë të madhe.

Në konferencë për shtyp, Dimitrov shprehu kënaqësi që diplomati gjerman Roth, për herë të dytë sivjet e viziton Maqedoninë, dhe, siç tha, nga mbështetja e fuqishme dhe padyshimtë e Berlinit për anëtarësim në BE dhe në NATO. Theksoi se Gjermania është mike e madhe edhe në kuptim ekonomik edhe në atë politik dhe se ndahen interesa të njëjta për një Ballkan stabil dhe evropian.

Senatorja amerikane paralajmëron për rrezikun rus ndaj Kosovës

Senatorja amerikane e shtetit të Ajovës, Joni Ernst, ka thënë se “shteti motër i Ajovës, Republika e Kosovës, vazhdon të kërcënohet nga taktikat hibride të luftës së Rusisë në Serbi”.

Këtë, ajo e ka thënë si pjesë të deklaratës së saj pas takimit të presidentit amerikan Donald Trump, me atë rus, Vladimir Putin, me ç’rast, ajo ka këmbëngulur që “Rusia kurrë nuk ka qenë mike e SHBA-së dhe se ajo vazhdon të jetë një kërcënim për të dhe aleatët e saj”.

Joni Ernst ka thënë “duhet të jemi të kujdesshëm për mënyrën se si i afrojmë marrëdhëniet tona me Rusinë. Shpresoj që presidenti Trump të japë një mesazh të fortë pas dyerve të mbyllura, që Rusia do të vazhdojë të ndëshkohet për aneksimin e paligjshëm të Ukrainës në vitin 2014, mbështetjen e tyre të neveritshme për regjimin vrasës të Bashar al-Assad-it në Siri dhe veprimet e tyre agresive në SHBA, në politikën e brendshme”.

Senatorja Joni Ernst pati vizituar Kosovën më 2016, dhe njihet si një nga politikanet amerikane me qëndrimet më miqësore ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.