Tina Turner shpërndan hirin e djalit të vdekur

Këngëtarja me famë botërore Tina Turner, ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj momentin e lamtumirës të djalit të saj 59-vjeçar, i cili u nda nga jeta pak javë më parë. Craig vrau veten me 4 korrik dhe në datën 19 familja e shpërndau hirin e tij.

E veshur me të zeza dhe e pikëlluar, Tina i bëri të gjithë pjesë të ditës së saj më të keqe si nënë.

”Momenti im më i trishtuar si nënë. Më 19 korrik i dhashë lamtumirën time të fundit djalit tim Craig Raymond Turner. U mblodha me familjen dhe miqtë për të shpërndarë hirin e tij në brigjet e Kalifornisë. Ai ishte 59-vjeç kur u nda nga jeta, por gjithmonë do të jetë fëmija im”,-shkruan Tina Turner në statusin e saj.

Ledri Vula, me koncert falenderues në Tetovë!




Reperi i famshëm, Ledri Vula të mërkurën me 1 gusht do të përformojë në qytetin e Tetovës. Ledri çdoherë ndez atmosferën. Koncert pas koncerti, ai pushton qytetet shqiptare një nga një duke i stërmbushur skenat ku performon. Ledri dhe kujtimet e tij për Tetovën, mjaftojnë për momente të veçanta në sheshin ‘Iliria’.
Kishim rastin që ta pyesim këngëtarin për arsyet dhe motivet që e frymëzuan për të organizuar një koncert të tillë pikërisht në Tetovë! Ja çka na tha ai :


Më 01 gusht Ledri do jap koncertin e madh në sheshin Iliria në Tetovë!
Çka e lidh Ledrin me Tetovën?


Ledrin e lidh jo vetëm me Tetovën, por edhe me qytetet tjera të Maqedonisë një kujtim i madh historik. Me lidhin rreth 1 milion shqiptar të Kosovës që gjetën strehim në fshatrat dhe qytetet e banuara me shqiptar. Unë personalisht kam qenë 13 vjeç në atë kohë dhe kam qenë i strehuar në familjen Bauta, saktësisht në shtëpinë e Gencit, Agronit dhe Dritonit në Strugë.
Kurrë nuk e harroj ndjesinë që e kam pas në atë shtëpi, por edhe tek shtëpia e axhës së tyre. Ende e kujtoj erën e llokumeve që bente zonja Sevenç. Jam ndjerë ngrohtë si në time dhe kjo gjë sigurisht që ka ndodh edhe me familjet tjera që janë strehuar gjatë vitit 1999 këtu.


Si ju lindi ideja për këtë koncert?!
Dhe jeni një ndër artistët e parë që vendoset të organizoni një koncert falenderues pikërisht në Tetovë!

Është 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës. Eshte viti i Skenderbeut. Dhe ajo që unë si artist mund ta bëj është ta jap këtë koncert si shenjë falenderimi për tërë atë që kanë bërë shqiptarët e Tetovës, por edhe te të gjitha qyteteve ne Maqedoni të banuara me shqiptare.
Me siguri ju pret një verë e nxehtë! Duke marre parasysh faktin se jeni shumë i dashur për publikun shqiptar në Maqedoni dhe jo vetëm, këtë verë a do të performoni edhe në qytete të tjera të Maqedonisë?


Vera është shumë e nxehtë, pavarësisht shiut që po bjen 😂😂😂, dhe është e ngarkuar me shumë koncerte. Nuk e di a do të jem në qytetet tjera të Maqedonisë, sepse me këtë merret menaxheri/vëllau im Faton Shoshi, por mund të them se para disa ditësh kisha koncertin në Struge dhe publiku atje është fantastik.

Rezidenca e Ronaldos (FOTO)

Cristiano Ronaldo zbarkoi në orët e mbrëmjes të së dielës në aeroportin e Torinos, për të filluar zyrtarisht aventurën e tij si lojtar i Juventusit. Ndonëse “transferimi i shekullit” ndodhi dy javë më parë, portugezi mbaroi të dielën pushimet,për të nisur punën si futbollist i Juventusit, pas 9 sezonesh te Reali i Madridit

Kurioziteti më i madh gjatë këtyre ditëve ka qenë vendbanimi i Ronaldos dhe duket se tashmë diçka është zbuluar. Ai do të ketë dy vila në pyll, në zonën e Grand Madres, aty ku jeton edhe presidenti i Ferrarit, John Elkann.

Vilat janë ngjyrë gri dhe kanë 2 hyrje, me dhoma plot dritë, ndërkohë që ato janë modifikuar së fundmi duke krijuar hapësirat për një palestër dhe pishinë të mbuluar. E veçanta është se një nga vilat Ronaldos do të jetë ajo ku futbollisti do të jetojë me familjen, ndërsa tjetra për të ruajtur privatësinë e tij.

Presidenti i Napolit paralajmëron Juventusin për CR7

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis, komentoi sërish transferimin e sulmuesit Cristiano Ronaldo te Juventus. Në një intervistë për “La Verità”, Di Laurentiis e cilësoi këtë kalim si një operacion të gjetur për të bërë forcuar popullaritetin e klubit torinez.

“Ardhja e CR7 te Juvja është një operacion brilant marketingu. Klubi bardhezi pati një ide të jashtëzakonshme për të rigjallëruar imazhin. Mua më telefonoi Mendes (menaxheri i CR7) dhe më pyeti nëse dëshiroja që ta luaja këtë lojë. I propozova që 250 milionë e parë të faturimit t’i takonin Napolit dhe 100 milionë të tjerët CR7-ës. Më as në lojë u fut Juvja dhe akordi u arrit.”.

Por numri 1 i të kaltërve e shikon si mjaft me risk këtë operacion të “Zonjës së Vjetër”.

“Të harxhosh kaq shumë lekë për të blerë një futbollist në fund të karrierës ka mjaft rrezik. Të mos harrojmë që CR7 ka njëfarë moshe dhe në termat e ekuilibrit për llogaritë e një klubi, rroga e tij ëstë një lëvizje mjaft e guximshme. Ka rrogë mjaft të lartë, krahasuar me të tjerët. Nëse paguan rroga kaq absurde dhe ajthë normales, herët a vonë kjo të kthehet pas”, tha de Laurentiis.

Në fund ai foli edhe për largimin i ish trajnerit Maurizio Sarri.

“Ai linte lojtarë me klauzolë 60 milionë euro në stol. Kështu e dëmton klubin. Pashë që ai po mendonte vetëm për vete. E kam parë Napolin me të të luajë vetëm në një mënyrë. Të shikojmë se çfarë do të bëjë në Angli. Me Ancelotti-n jam i lumtur se ai promovon të gjithë dhe gjithçka”, tha De Laurentiis.

Fjalë emocionuese të Rona Nishliut për regjisorin tashmë të ndjerë Bekim Lumin

Fjalë emocionuese të Rona Nishliut për regjisorin tashmë të ndjerë Bekim Lumin

Rona është treguar gjithmonë miqësore dhe e dashur më të gjithë njerëzit, e shumë e kujdesshme ndaj miqve të cilët i njohu për gjatë rrugëtimi të saj si këngëtare dhe si moderatore në radio, shkruan Kosovarja

Rona ka kohë nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor por ajo qëndron aktiv në rrjetet sociale. Para pak minutash sa edhe ka marrë lajmin për regjisron Bekim Lumin I cili sot ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rënd.

Janë këto fjalët e këngëtares që të emocionojnë pa fund : ‘Mirëupafshim Bekë! Jam e lumtur që të njoha personalisht, qysh në fillimet e mia në gazetari, kur ti ishe magjiku i natës në Radio +. Fat që mësova dhe u inspirova nga ti. Ishte bukur me jetu në kohën tande. Vullneti, përkushtimi, përgjegjësia, puna kolosale janë thjesht rezultat i dashurisë tënde për artin. Nuk besoj që do t’më mjaftoj kujtimi për ty, por ikja jote nuk është e përjetshme, Ti je i përjetshëm Bekë. Të dua shumë ????’. /Kosovarja/  

“Serbët e Veriut kanë paketuar valixhet, ndarja do të thotë luftë”

“Serbët e Veriut kanë paketuar valixhet, ndarja do të thotë luftë”

Drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiq, ka thënë se ndarja eventuale ose këmbimi i territoreve do të shkaktonte një eksod të serbëve nga veriu i Kosovës.

Janjiq ka thënë se “politikanët serbë nuk i kuptojnë serbët kosovarë. Ata në fakt nuk e dinë se çfarë në praktikë do të thotë ndarja.

“Ajo do të thotë rritje e mundësisë për konflikt. Kjo nuk është gjë e thjeshtë. Serbët nga veriu tashmë kanë filluar t’i palosin valixhet, ata shumë mirë e dinë se konfliktet vijnë kur ndahen ose kur këmbehen territoret”, ka thënë për “Danas” Dushan Janjiq.

Ai ka sqaruar se realizimi i kësaj dëshire të autoriteteve serbe për ndarje ose këmbim është krejtësisht joreal.

“Këmbimi ose ndarja e territoreve shpie në mundësi të luftës pa marrë parasysh marrëveshjet e mundshme. Dhe për këtë arsye, as Amerika dhe as BE-ja nuk do të pranojnë. Kjo nuk do të ndodhte sikur Serbia dhe Kosova, përkatësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ishin anëtarë të NATO-s. Pasi nuk është kështu, tregimet për ndarje këmbim janë krejtësisht të pavërteta”, ka shtuar Janjiq.

Prehu në paqe, Beko!Lamtumirë!

Është prekur thellë edhe Agnesa për humbjen e regjisorit Bekim Lumi

Sot ishte ditë e trishtuar për shumë njerëz me marrjen e lajmit për ndarjen nga jeta të regjisorit bekim Lumi, shkruan Kosovarja.

Është e vështirë si për familjen ashtu edhe për miqtë dhe të gjithë ata që e njohën regjistron e pa lodhshëm që me vite ai i dha  shpirt jetës së artit nëpërmjet krijimeve të tij.

Edhe Agnesa ka ndarë një imazh të tij me fjalë që të zgjojnë  lot vaji. Këto janë fjalët e ish missit dhe blogeres ndaj të ndjerit ‘Prehu ne paqe, beko! Lamtumirë’ Ngushllime familjes dhe dashamireve’. /Kosovarja/ 

Fatmir Spahiu ndan momente me regjisorin e ndjerë Bekim Lumi

Fatmir Spahiu ndan momente me regjisorin e ndjerë Bekim Lumi

Ka ndërruar jetë regjisori i njohur shqiptar, Bekim Lumi.

Së fundmi është aktori, Fatmir Spahiu i cili publikon disa imazhe në Instagram teksa kujton disa momente të rëndësishme me të, shkruan lajmi net.

Ai ka ndarë disa pjesë nga teatri gjersa pranë tij shfaqet edhe regjisori, Lumi që padyshim se do i mungojë të gjithë atyre që e njohën nga afër atë.

Kujtojmë që, regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, që prej dy vitesh ishte duke u përballur me sëmundjen e rëndë të kancerit.

“Bela n’bela”, kënga më e re nga Motrat Mustafa

 

Janë emra shumë të kërkuar në dasma dhe ahengje të tjera familjare

Sahide dhe Safete Mustafa, të cilat ndryshe i njohim edhe si motrat Mustafa, janë aktive me projekte të reja muzikore.

Ato sapo kanë publikuar projektin më të ri me titull “Bela n’bela”, të cilin e sjellin vetëm në versionin audio.

Ashtu si pothuajse të gjitha projektet e tjera të tyre, edhe kjo këngë ka për temë dashurinë, ndërsa e sjellin me përplot ritëm.

Kjo këngë vjen në kuadër të albumit më të ri të motrave Mustafa me titull “Jeta plot dashni”, i cili përmban tetë këngë.

Falënderoj Zotin që nuk lexojmë mendimet e të tjerëve, do të kishim ngelur vetëm

…të dashur lexues

…Ke kujdes me kë shoqërohesh, më thoshte imi plak. E kuptoja këtë kur ma thoshte , ndërsa tek më vonë e pata kuptuar se ç’kuptim kishin fjalët e tij : Bylbyli të dërgon në lulishte, ndërsa sorra tek plehrat…
Nga kjo pastaj mësova që t’i them dikujt –dikujt :
mos i trego gjithkujt që donë të fluturosh, se jo të pakët, do të tentojnë e përpiqen të të rrëzojnë apo edhe të të pengojnë ende pa i marrë krahët…
Falënderoj Zotin që nuk lexojmë dot mendimet e të tjerëve, se do të kishim ngelur vetëm
Nëse mendon se je ulur në maje të botës, mos harro që ajo rrotullohet gjatë 24 orëve…
Plak, pse vdesin njerëzit më të mirë?
Biri im, në qoftë se ti shkon në kopsht, cilën lule e këputë, të bukurën apo të vyshkurën – iu përgjigj Plaku
Dhe vet jeta : e bukur, e vyshkur …
Apo jo?

gani. dili
e diela e 29 korrikut 2018