Zbulime Arkeologjike në Shqipninë tonë, 8000 vite para Krishtit

Shqipëria zbulon sitin më të madh arkeologjik, ku ruhen tri epoka të ndryshme nga 8000 vite para Krishtit deri tek 1000 vite pas Krishtit.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Michele Elia, Menaxher i TAP në Shqipëri vizituan një nga sitet e gërmimeve arkeologjike në gjurmën e gazsjellësit TAP në Shqipëri, ku janë zbuluar vendbanime të periudhës prehistorike e deri në mesjetën e vonë, si dhe shumë objekte arkeologjike.

Projekti i ndërtimit të gazsjellësit TAP është zhvilluar paralelisht me proceset arkeologjike.

“Dua të theksoj se gazsjellësi TAP është një ndër bashkëpunimet më të mira që ne kemi me zhvillimet industriale dhe që tregon në të njejtën kohë që nuk janë të papajtueshme trashëgimia kulturore dhe zhvillimi industrial i vendit, mjafton të këmi bashkëpunim dhe të ruajmë standartet”- u shpreh Kumbaro.

Ndër rajonet ku janë zbuluar më tepër site arkeologjike janë Korça, Berati dhe Skrapari. Përmes këtij projekti është krijuar mundësia të zbulohen site arkeologjike dhe vendbanime të rëndësishme për njohjen, hulumtimin dhe ekspozimin e trashëgimisë sonë arkeologjike.

Michele Elia theksoi se “TAP është shumë i vëmendshëm në këtë projekt, nuk sheh vetëm ndërtimin e tubave, që në fakt është tërësisht infrastrukturë, por edhe gjithçka me të cilën përballet në rrugëtimin e saj kthehet në oportunitet për territorin, qoftë nga pikëpamja sociale ambientale, apo kultore. Ne jemi të impenjuar të ruajmë nivelin më të lartë të standarteve, jo vetëm rajonale por edhe ndërkombëtare”.

Nga gërmimi arkeologjik i shpëtimit deri tani janë zbuluar rreth 600 varre, reth 11 site arkeologjike, të cilët datojnë nga periudha Helenistike, periudha prehistorike (bronzi i vonë), e deri në periudhën Otomane. Këto materiale janë në proces studimi. Me shumë interes arkeologjik në këtë gërmim është zbulimi i një vendbanimi të periudhës neolitike.

“Në të gjitha sitet e hapura që realizohen në bashkëpunim me arkeologët, jo vetëm gërmimet kanë qenë interesante, por ka qenë një treg pune shumë i rëndësishëm për punonjësit e trashëgimisë kulturore. Kemi mbi rreth 100 arkeologë dhe ndihmës arkeologë të punësuar, që tregon se potenciali I zhvillimit industrial sjell dhe potencial te zhvillimit të tregut të trashëgimisë kulturore”- u shpreh Kumbaro.

Realizimi i gërmimeve arkeologjike, zbulimi i siteve të reja arkeologjike po mundësohet vetëm falë projektit TAP, përgjatë zbatimit të të cilit janë zbatuar kriteret dhe standardet më të larta të zbatimit të ligjit në fushën e trashëgimisë kulturore.

Aksident horror, makina fluturon përtej mbikalimit me 170 km/orë

Një aksident i tmerrshëm është filmuar nga kamerat mbikqyrëse në një autostradë të Buenos Airesit në Argjentinë.

Një shofer 19 vjecar humbi kontrollin e makinës së njerkut të tij, duke fluturuar me 170 kilometra në orë përtej mbikalimit.

Pamjet tregojnë makinën teksa shkatërron barrierat mbrojtëse dhe fluturon në ajër. Automjetet e tjera në autostradë ndalojnë në vend për të shmangur aksidentin e shumë makinave.

SHBA, zbulohet vrasësi i kardiologut të Bush, krimi për një vdekje 20 vite më parë

Policia ka identifikuar një të dyshuar për vdekjen e një kardiologu që dikur kishte trajtuar familjen ish-presidentin amerikan Bush.

Ai dyshohet se e ka kryer aktin në shenjë hakmarrjes për një grua që vdiq në tryezën operative të mjekut 20 vjet më parë.

Dr. Mark Hausknecht, 65 vjeç, u qëllua për vdekje ndërsa udhëtonte me biçikletën e tij për të punuar në Hjuston të Teksasit më 20 korrik.

Ai u qëllua nga një çiklist i cili, deri të mërkurën, mbeti i paidentifikuar.

Tani, policia në Houston thotë se njeriu është Joseph James Pappas, nëna e të cilit vdiq në tryezën operative të Hausknecht 20 vjet më parë.

Ata kanë lëshuar një urdhër arresti që e fajëson atë për vrasjen e Hausknecht dhe po e kërkojnë atë në mënyrë aktive.

Policia beson se ai është i armatosur me armë të shumta.

Policia shkoi në shtëpinë e tij të martën natën, por nuk e gjetën atje.

Bota e ëndërrave, Maradona!

Pasi mori vëmendjen e gjithë botë gjatë turneut rus të Kupës së Botës, legjenda e futbollit argjentinas Diego Armando Maradona po tenton të tërheq vëmendjen e tifozëve të skuadrës bjelloruse të Dinamo Brest.

Në rolin e presidentit të klubit pak të njohur në jug-perëndim të Bjellorusisë, “El Pibe de Oro” ka një ëndërr të madhe. Ai ka premtuar ta shndërrojë klubin në një skuadër që merr pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, UEFA Champions League.

“Unë duhet të shoh, se si lojtarët vijnë këtu. Kam nënshkruar me Campestrini. Unë kam para për të bërë marrëveshje të mëdha tek Dinamo. Dinamo dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe kjo më intereson më shumë. Ata më ofruan një kontratë trevjeçare, të cilën unë nuk mund ta refuzoja.”-tha Maradona në një intervistë për “Ola”.

Maradona ka bërë tashmë një fillim të shkëlqyeshëm në karrierën e tij të Dinamos; fituesi i Kupës së Botës 1986 u zbulua si kryetar duke u parakaluar përpara tifozëve dhe mediave të mbledhura, duke hipur në një automjet të madh ushtarak më 16 korrik.

Megjithatë, klubi mund të ndjekë një strategji për të luajtur në Ligën e Kampionëve, pasi Dinamo është shfaqur në futbollin evropian vetëm tre herë në historinë e saj dhe do të luajë në Europa League këtë sezon. Ekipi përfundoi i katërti në Premier League e Bjellorusisë sezonin e kaluar.

72 mln euro, Alisson i befason të gjithë me gjestin për Karius

Liverpool pak ditë më parë zyrtarizoi blerjen e Alisson Becker nga Roma për 72 mln euro, duke e bërë brazilianin portierin më të shtrenjtë në histori.

Aftësitë e 25-vjeçarit tani janë të dëshmuara, por sipas raportimeve të fundit Alisson nuk është vetëm një portier i madh, por edhe një njeri i madh.

Ai është zgjedhur nga anglezët për të zëvendësuar Karius, i cili nuk jep siguri dhe duke parë gabimet që bëri sezonin e kaluar me shumë mundësi do të jetë rezervë. Por pavarësisht këtij fakti, Alisson sipas raportimit të medias braziliane “OUL”, ka refuzuar të mbaj numrin 1 në fanellë për respekt të Loris Karius.

Si rrjedhojë te Liverpool do ta shohim me numrin 13 në shpinë dhe jo me 1 siç ishim mësuar ta shihnim te Roma. Një gjest ky që ka befasuar këdo, duke ditur egon që kanë futbollistët.

Trump ju ndalon hyrjen në Amerikë dy ministrave të Erdoganit

 

Me presidentin amerikan Trump nuk ka fjalë të tepërta. Ai çfarë e thotë, e realizon. Departamenti i Shtetit ka marrë masa të ashpra ndaj kabinetit të Presidentit Erdogan pas burgosjes së priftit Andrew Bronson. Ky i fundit gjendet në qeli prej më shumë se një viti e gjysmë me akuzën se kishte bashkëpunuar në grushtin e dështuar të shtetit të 15 korrikut, por administrata Trump e quan atë peng të Erdoganit.

Nisur nga kjo, fillimisht Zv.Presidenti Pence dhe më pas vetë Trump kërkuan lirimin e priftit me argumentin se ndaj tij nuk kishte asnjë akuzë dhe se po mbahej nga qeveria turke si peng kundrejt amerikanëve.

Në fjalën e tyre një javë më parë, Pence dhe Trump thanë se nëse nuk lirohej prifti SHBA do të ndërmerrnin sanksione ndaj Turqisë dhe kështu ka ndodhur.

Sot, SHBA deklaruan se kanë marrë sanksione ndaj dy ministrave të qeverisë së Erdoganit, Suleyman Soylu si ministër i Brendshëm dhe Abdulhamit Gyl si ministër Drejtësie.

Atyre iu ndalohet hyrja në SHBA dhe në disa aleatë të tjerë të SHBA-ve, bllokohen asetet në emër të tyre, nuk do të takohen me asnjë pjesëtar të administratës amerikane, etj.

Po ashtu, SHBA merr përsipër që ndaj tyre masat e marra të aplikohen edhe nga aleatë të tjerë, ku përfshihen edhe Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Trump ka theksuar se ky do të jetë hapi i parë ndaj Turqisë dhe nëse nuk liron priftin në fjalë dhe të tregojë se është një aleat i besueshëm duke mos shkelur edhe embargon ndaj Iranit, mund të ndërmerren sanksione edhe më të ashpra.

Mbetet për t’u parë nëse Shqipëria dhe Kosova do të ndjekin SHBA-të në këtë vendim duke i vendosur sanksione ministrave të Erdoganit.

Shqiptari, Samir Mane blenë fabrikën më të madhe në fushën minerare në Ballkan

Samir Mane, një ndër sipërmarrësit më të sukseshëm në Shqipëri, i cilësuar si njeriu më i pasur në vend, ka kryer sëfundi një zgjerim strategjik në fushën e mineraleve duke blerë zyrtarisht ndërmarrjen “Feronikel” në Kosovë më vizionin për ta shndërruar atë në një ndër prodhuesit dhe eksportuesit kryesor të ferronikelit ne nivel global. Agjensi presitogjoze ndërkombëtare si Reuters i kanë kushtuar vëmendje transaksionit të mësipërm duke i dhënë vëmendje ndërkombëtare këtij investimi.

Sipas të dhënave të bëra zyrtare nga Balfin Group qëllimi është për të rritur prodhimin e ferronikelit nga 7200 ton në vit në më shumë se 10.000 ton në vit. Ky investim është në linjë me investimin në fushën e minerareve të bërë nga Grupi Balfin në vitin 2013 në Shqipëri duke blerë Albchrome në Bulqizë nga kompania Austriake “ACR Holding me mbi 1100 punonjës dhe ku po zbatohet plani i investimit të mbi 70 milion dollarë për zgjatjen e jetëgjatësisë së minierës.
Të dhënat e fundit tregojnë se ndërmarrja e ferronikelit e cila më parë ishte në pronësi të “NeëCo Ferronikeli Complex LLC”, një nga operatorët më të mëdhenj në fushën minerare dhe metalurgjike në Ballkan, është blerë nga një kompani me seli në Mbretërinë e Bashkuar që kontrollohet nga “Balfin Group”.

Ky investim vjen në një periudhë të vështirë për Fabrikën Ferronikelit në Kosovë e cila prej muajsh kishte pezulluar prodhimin dhe kishte krijuar detyrime financiare ndaj furnitorëve dhe punonjësve të fabrikës. Një ndër hapat e parë të investitorit Mane ka qënë pagesa e pagave të prapambetura të punonjësve të fabrikës dhe negocimi me kompanitë e tjera për të zgjidhur problemet e trashëguara.

Duhet theksuar se Newco Ferronikeli, me mbi 800 punëtorë përfaqëson aktualisht punëdhënësin më të madh në Kosovë dhe është përgjegjës për të paktën 1500 vende të tjera pune që kanë të bëjnë me furnizimin e uzinës me lëndë të para dhe logjistikë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Samir Mane është shprehur se “Ne kemi shpresa të mëdha për NeëCo Ferronikelin dhe besojmë se është një investim kyc në Kosovë që ka potencial të jashtëzakonshëm.

Ne synojmë që gradualisht të zgjerojmë kapacitetin prodhues, të investojmë në zhvillimin e teknologjisë dhe të vazhdojmë të rrisim Kompaninë dhe biznesin e saj në baza të qëndrueshme”

Ndërroi jetë profesor Alirami Bexheti nga Tetova!

Iku nga kjo botë profesori Alirami Bexheti nga Tetova! E la këtë botë në një moshë jo të vjetër (70 vjeçare), që do të thotë se profesori ndërroi jetë me një kujtesë të freskët, me kujtimet e tij të paharruar për gjeneratat e shumta që kaluanë përmes këtij pedagogu të nderuar dhe të vyer!

Profesorin e nderuar sot e kujtojnë nxënësit e tij, pedagogë të shumtë nga Gjimnazi i Tetovës, e kujtojnë breznitë!

Profesor, përherë do të jesh i kujtuar dhe i nderuar!

Shefqet MANI/ MAQEDONIASHQIPTARE.COM

 

Ndahet nga jeta tenori i njohur shqiptar Gaqo Çako

Ndahet nga jeta në moshën 83 vjeçare artisti i popullit Gaqo Çako. Tenori legjendar, Gaqo Çako, Artist i Popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj.

Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.

Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer.

Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Zëri i tij është kthyer në objekt kënaqësie kudo që ai dëgjohet e shfaqet, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncertesh. Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale ka si qëllim të vetëm t’i kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndon. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios.

Kujtim i paharruar | Më 2 Gusht u vra komandant Rahim Beqiri-Roki!

2 gushti i vitit 2001 do më mbetet në kujtim derisa të jap frymën e fundit. Këtë ditë, aty rreth orës 16 u dëgjua krisma e një snajperi dhe e qëlloi vajzën time Mirjeta Hasanin në këmbë!Qëllimi ishte për ta vrar në vend, por deshti Zoti shpëtoi vetëm me një plagë në këmbë!
Të njëjtën ditë mora lajmin se ka ndru jetë komandanti i Kompanisë së tretë të Batalionit të Parë të Brigatës 112 “Mujdin Aliu”, komandanti Rrahim Beqiri – Roki! Lavdi komandantit, Zoti ta shpërblej me parajsë. Në foto Mirjeta Hasani me komandantin Rrahim Beqirin dhe fëmijën, i cili sot është djalë i rritur, Ujkan Rrahmani.Fb Rexhep ASANI