Dikur dhe unë isha e varfër…

Alketa Vejsiu është sot një ndër prezantueset më popullore dhe më të pëlqyera shqiptare, ndërsa gjithmonë komentohet gjatë në rrjetet sociale.

Mirëpo ajo ka treguar se dikur ka qenë e varfër dhe me vështirësi ia dilte të kalonte gjithë muajin.

Moderatorja ka ndarë me fansat gëzimin për faktin se në Instagramin e saj janë bërë plot 500 mijë ndjekës duke u shprehur mirënjohëse për mbështetjen.

Ndër të tjera ajo shkruan se duke punuar dhe me vullnet ja ka arritur aty ku është sot duke i dhënë shpresë çdokujt se mund t’ja dalë.

Postimi i plotë:

Po mendoja sot qe eshte nje gezim kur mberrin 500 mije zemra dhe 1 milion sy qe te mbeshtesin dhe te duan! Shqiperia me beri kjo qe jam, dhe Shqiperise edhe sikur te jem ne anen tjeter te globit do ti detyrohem shume gjithmone!
Gjithcka qe kam mberritur permes ndihmes suaj, eshte per mua sot nje pashaporte qe me hap shume dyer pertej kufirit te Shqiperise sone te vogel qe e dua shume shume dhe pergjithmone, sepse ketu linda, ketu kam rrenjet! Ndjej pergjegjesine ta nderoj kete vend dhe cdo shqiptar jo vetem ne punen qe bej ne Televizion, por ne cdo gje te thjeshte te jetes time per ata qe me njohin dhe ata qe se kane idene fare se c’pune bej, ku dhe si jetoj, e cfare perfaqesoj! Ne koke kam vetem nje mendim te qendrueshem; te jem nje model i mire!
Perpiqem te kujtoj gjithmone qe pas ekraneve te telefonave tuaj ka zemra njerezish te ndjeshem, e di qe ne Shqiperi ka plot njerez te varfer qe me veshtiresi ja dalin ne fund te muajit; por dua tju kujtoj qe une kam qene njera nga ju! Kam enderruar gjithmone per gjera te medha, te mira dhe te bukura, dhe kam punuar fort per to. Fat kam pasur plot, por fatin edhe e kam gjetur, e kam kerkuar; fati edhe krijohet ndaj ne fund te te gjithave edhe kur shikoni ndonje foto me shume shkelqim qe mund te duket e paarritshme, mendoni qe Mund tja dilni! Yes You Can! Ky profil ka vetem nje mision, te frymezoje! FALEMINDERIT SHQIPERIA BUKUR”

“Kosova nuk është vilajet turk”

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar pas komenteve të ndryshme që ndërlidhen me një deklaratë të tij lidhur me Turqinë dhe Serbinë.
Në një koment në Facebook, Dedaj ka thënë se distancohet nga çfarëdo spekulimi dhe manipulimi në emrin e tij, për Turqinë apo Serbinë, dhe simbolet e tyre.

“Une mbaje pergjegjesi vetem per ate çka e theme une personalisht, per Perandorine Otomane dhe Serbine e Millosheviqit dhe se asnje veprim, shkrim apo video montazh ne te cilin permendet me porosi apo qellim te keq emri im, nuk ka te beje me mua”, ka shkruar Gjergj Dedaj në profilin e tij në “Facebook”.

Zëvendësministri Dedaj duket se ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një video-incizimi ku disa persona djegin dhe përdhosin flamurin e Turqisë, duke bërë thirrje që kështu të veprojnë të gjithë shqiptarët me flamujt turq e serbë. Të njëjtit thonë se këtë veprim po e bëjnë në përkrahje të Gjergj Dedajt.

Komenti i plotë i Gjergj Dedajt:

“Gjergjin e mbrone Gjergji!

Distancohem publikisht nga çfaredo spekulimi dhe manipulimi ne emrin tim, per Turqine apo Serbine, dhe simbolet e tyre nacionale.

Une mbaje pergjegjesi vetem per ate çka e theme une personalisht, per Perandorine Otomane dhe Serbine e Millosheviqit dhe se asnje veprim, shkrim apo video montazh ne te cilin permendet me porosi apo qellim te keq emri im, nuk ka te beje me mua.

Kosova eshte shtet sovran dhe jo vilajet turk apo pokrahine serbe dhe une jam zevendesminister i Kosoves dhe jo zevendesvezir i Turqise.

Manipulimet me historine dhe me komunitetet ne Kosove, per qellime politike nuk iu bene ndere asnje shteti mik!”

Ekspresionizmi i “Çiftit Martin” të Bekim Lumit

Nga  Ilir Muharremi –

Derisa po ngjitesha nëpër shkallët e Teatrit Kombëtar, me qëllim që të hyja e ta shikoja shfaqjen e regjisorit Bekim Lumi  “Çifti Martin” të autorit Eugene Ionesco, në hyrje takova regjisorin Lumi. Ishte paksa i emocionuar dhe po priste mysafirë të cilët kryesisht ishin adhurues të teatrit. Ata me plot kuriozitet dhe pa ndonjë paragjykim ishin ardhur ta shohin punën e Lumit. Punë në të cilën askush nuk dyshon, madje disa pëshpëritnin se kjo shfaqje mund të krahasohet si shfaqjet më të mira të Lumit, edhe unë isha dakord me këto pëshpërima, natyrisht.

Bisedova pak me regjisorin Lumi dhe u ndava tejet i kënaqur me të, madje ai mi dha edhe dy bileta që të futesha brenda, të cilat edhe doja t’i blija. Një pritje fenomenale e Lumit, të cilën edhe po e prisja. Hyra u ula ne ulësen e parafundit dhe me ëndja po prisja të fiken dritat dhe të fillon shfaqja. Kjo u bë, në skenë u shfaqen aktorët Astrit Kabashi dhe Gresa Pallaska, të cilët ishin edhe një ndër rolet kryesore të shfaqjes. Ndërkaq, përveç tyre shoqërues me një harmonikë ishte edhe një djalosh i ri i cili gjatë gjithë shfaqjes ishte ulur në skaj të skenës. Dy personazhet kryesore; Kabashi dhe Pallaska me një mjeshtri tejet të lartë profesionale kanë ndërtuar dy role të mrekullueshme. Kabashi burri i saj, ndërsa ajo gruaja. Mbi bazat e ekspresionizmit ata krijonin vazhdimisht dialogë dhe konflikt cili shpesh herë kalonte edhe në parodi.

Përveç që ata krijonin një dialog tejet profesional, ata bënin edhe figura estetike me një kuptim të thellë artistik i cili shpesh herë na shpinte edhe në surrealizëm. Gjetja e mrekullueshme e Lumit është ajo kur Çifti Martin ishin shtrirë afër njëri tjetrit dhe me këmbët e tyre krijonin dialog. Aq me mjeshtri dhe precizitet ata lëvizin këmbët e tyre, sa që dukeshin që këmbët në të vërtet po flasin. Dukej si Teatër kukullash dhe hijesh, aty ku të gjitha zhanret bëhen një, aty ku e qeshura nuk kufizohet, shpërthen si magmë, aty ku emocioni e humb kontrollin dhe njeriu fluturon nga ulësja. Kjo ishte njëra prej gjetjeve e Lumit.

Ndërsa, gjetje tjetër e cila ishte fokusuar më shumë në estetikë është ajo kur Çifti luan më dy ombrella dhe bëjnë një lojë zigzage konkrete. Mirëpo, kjo estetikë ishte në kuadër të shfaqjes. Vija dramaturgjike ishte shtrirë tejet mirë. Ndërsa, në skenë nuk mungonte edhe një pjesë e mjuziklit e cila realizohet mjaftë me pedanteri nga Pallaska si dhe nga Kabashi.

Kur po i vështroja të dy aktorët, unë fisnikërohesha, mallëngjehesha, nganjëherë edhe qeshja me paroditë e tyre, por nganjëherë me vinte edhe të qaja me ndonjë lot ironie. Sa i përket skenografisë, Lumi jo veç në këtë shfaqje, por edhe në shfaqjet e më hershme nuk i kushton shumë rëndësi, ai gjithnjë përdorë teatër të varfër, të cilin e pasuron me shpirt, absurd, emocione surreale si dhe kuptim të thellë filozofik e konkret.

Është një regjisorë shembull për regjisorët të tjerë Kosovar, një regjisorë i cili me shfaqjet e tij jo veç që të futë thellë në ngjarje, por të bën të mos e harrosh shfaqjen me vite të tëra. Është  një mjeshtër i cili di për mrekullisht t’i shfrytëzoj edhe ato pak gjëra në skenë, e pikërisht ky është teatri modern. Di të “qëndisë” bukur dialogët dhe aktorët, mundohet që të fjeturat e tyre t’i zbuloj në dritë, madje këtë ai edhe bën. Ndërsa, sa i përket “Çiftit Martin”, Lumi ka bërë një punë të madhe ka zgjuar nga gjumi teatrin konkret, i cili kishte fjetur për një kohë të gjatë.

Dialogu i Martinëve është një lojë e cila ndërtohet me një bashkëshortë dhe bashkëshorte në një metro. Ata dy gabojnë dyert e trenit. Pas dy apo tri stacioneve, udhëtarët nisën të dalin dhe vagonët zbrazën. Ndërsa, gruaja i afrohet burrit duke i thënë: “Zotni, më duket se ju kam takuar dikund! Kështu edhe fillon kjo lojë…

Teksti është botuar më 3.1.2009 në gazetat Shqiptare

De Biasi : Duka nuk më la të merrja drejtimin e Italisë

Një muaj më parë Gianni de Biasi ishte i bindur se do të ishte trajneri i ri i Polonisë, por ai u tradhtua në momentin e fundit. Në një intervistë të gjatë për Gazzetta Dello Sport, De Biasi tregon sesi Armando Duka nuk e lejoi të merrte drejtimin e Italisë, ndërsa Boniek e “mashtroi” në momentin e fundit për Poloninë.

“Është një histori që nis më herët. Jam kontaktuar nga Boniek përpara se ai të zgjidhte Naëalkan, trajnerin që ishte në Botëror. Ishte viti 2013, por isha në kontratë me Shqipërinë, ndaj nuk mund të bëhej asgjë. Zibi (Boniek) u bë i gjallë pak javë më parë, për të zëvendësuar pikërisht Naëalka. Një ditë u ndjeva trajner i Polonisë, kur Boniek më la takim në Romë për të përcakuar detajet. Kisha përgatitur edhe kostumin që do të vishja. Por Boniek nuk u ndje më dhe nga shtypi mësova që kishte zgjedhur një tjetër, për këtë më vjen keq. Zibi sigurisht që do të bëjë zgjedhjet që dëshiron, por në këtë rast ose nuk është shpjeguar mirë, ose unë nuk e kam kuptuar. Nuk kam asnjë pishman, por është hera e dytë që më ikën nga duart një kombëtare. Në 2016-ën presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk më la të pasoja Conten tek Italia. Duhet të jetë mallkim.

E ardhmja? Gjatë gushtit do të komentoj ndeshjen time të fundit te Raiuno, Superkupën e Europës mes Realit dhe Atleticos në Talin të Estonisë. Rai ka vendosur të bëjë një zgjedhje më të qëndrueshme me Di Gennaron. Mendoj se do të vazhdoj të punoj për Rai-n. Televizioni na duhet neve, trajnerëve, për t’u treguar presidentëve që jemi gjallë. Sot, në futboll, nëse nuk bëhesh i gjallë, nuk ekziston.

Rikthimi në Itali? Do ta bëja, edhe pse pas periudhës që kalova tek Udinese isha betuar që nuk do të kthehesha, sepse tek ne shihen vetëm rezultatet. Vjen në dhjetor dhe ndoshta në mars të largojnë. Çfarë kuptimi ka kjo? Për tre muaj nuk ke kohë as të njohësh futbollistët dhe ambientin si duhet. Gjatë sezonit të kaluar isha gati duke pranuar ofertën për të marrë një skuadër të zonës së rënies, por thashë jo.

Shkëmbimet Juve-Milan? Bonucci është një mbrojtës i madh, por unë, nëse do të isha tek Juve, do t’i besoja Caldaras, titullarit të ardhshëm të Kombëtares. Caldara është më shumë markues, është një stoper, kurse Bonucci, i lirë. Caldara më pëlqen për fizikun që ka dhe zgjuarsinë. Higuain shënon shumë, çfarë mund të shtoj me tepër. Goditje e madhe!”, deklaroi De Biasi.

Video/ Talenti shqiptar dhuron spektakël me top … tenisi

Ai cilësohet si talenti më i madh në Europë.

Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën që pasi shënoi dy gola kundër ekipit të Fola, ylli i kombëtares së Kosovës ka treguar talentin e tij dhe jashtë fushës së blertë. Në një video të publikuar nga vetë Zhegrova ai është parë duke xhungluar një top tenisi.

Zhegrova pritet që të jetë një ndër yjet e radhës tek skuadra belge Genk, ku premton dhe një “thes” me gola.

 

Dy aksidente të tjera në Dibër, furgoni përplas për vdekje këmbësorin

Dy aksidente të tjera me pasojë vdekjen këtë pasdite në Dibër, pas atij të ndodhur në aksin rrugor Batër-Bulqizë në zonën e Martaneshit gjatë orëve të paradites. Në aksin rrugor Shupenzë-Peshkopi, pranë fshatit Vojnik, J.K, duke drejtuar automjetin tip furgon ka përplasur këmbësorin I.B. rreth 70 vjeç i cili ka humbur jetën.

Ndërsa pranë fshatit Grezhdan, Maqellarë, E.P, duke drejtuar automjetin tip Benz, ka përplasur këmbësorin shtetasin A.I, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidenteve të jetë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në orët e fundit.

Grupet hetimore ndodhen në dy vend ngjarjet ku kanë ndodhur aksidentet dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të tyre.

Policia e Dibrës ju lutet të gjithë drejtuesëve të automjeteve të repektojnë normat e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të mos bëhen burim aksidenti për veten e tyre dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Më herët, në mesditë një aksident me pasojë vdekjen ndodhi në Bulqizë. Një automjet përfundoi në greminë dhe për pasojë humbi jetën një 60-vjeçar, ndërsa mbeti i plagosur rëndë pasagjeri i cili u transportua me helikopter drejt Tiranës.

Shkëmbimi i kufijve me Serbinë, Harxhi: Është ide vrastare!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të enjten në një intervistë për Zërin e Amerikës, se pikëpamja e tij për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nënkupton refuzim të çdo ideje për ndarjen e Kosovës, por përfshinë kërkesën për bashkimin e Preshevës me Kosovën.

Ish-ministrja e jashtme dhe drejtoresha e “Albanian Policy Center”, Edith Harxhi, ka folur për Fax News në lidhje me këtë çështje.

“Për mua është shumë shqetësues ky lajm, pasi filloj disa muaj më parë me një ide për ndarjen e Kosovës, më pas për mundësinë e këmbimit të territoreve, dhe më pas kalojë në tezën e tretë që u hodh, që ishte një marrëveshje shumë e madhe. E gjithë kjo tergon që ka një nismë nga dikush për të bërë një marrveshje të madhe, e cila nuk do të jetë cilësore, por sasiore, që nuk do të preki fizikisht kufijt  jo vetëm etnit.

Unë kam dalë kundër për dy arsye, pasi kjo do të vrasë shqiptarët. Çdo ide për ndërrimin e territoreve është ide vrastare.Ne shqiptarët do të jemi humbsit e mëdhenjë. Madje kam bërë një thirrje në ‘Twitter’ ku them shqiptarëve që të zgjohen, pasi do të ketë probleme ndëretnike dhe kufitare.

Dhe e dyta, shqiptarët nuk mund të shkëmbejnë territore shqiptare, për territore shqiptare. Ajo që është folur për këmbimin e Mitrovicës .Nga e gjithë kjo bëhet fjalë për këmbimin e gjysmës e Mitrovicës, Zubin, Potokut, Leposaviçit dhe Zveçanit, që janë tre komuna e gjysëm, pra pjesa veriore me pjesën Lindore të Kosovës që është Lugina e Preshevës.

Lugina e Preshevës nuk është e vetme si Preshevë, janë tre komuna: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegj. Dy prej të cilave janë depopulluar plotësisht nga shqiptarët.

Nga ana tjetër kujtojmë se në gjithë luginën e Preshevës ka një tkurrje të popullsisë dhe ky shpopullim është bërë me një plan-strategjike të qartë nga Serbia, disa vjeçar, që do të arrinim në një pikë të tillë, ku jemi dhe sot. Për mua ky është lajmi me ogurzi, në këto 100 viteve të fundit, ndarja e Kosovës apo këmbim territoresh”

Si e komentoni deklaratën e Thaçit?

“Përsa i përket pjesë së deklaratës së Presideetit Thaçi për korigjim kufijsh edhe për mua është e drejt.Që do të thotë marrja e territoreve shqiptare të cilat tashmë janë  pjesë e Serbisë. Por nuk e di se sa i sinqert është Presidnenti Thaçi, me këtë që ka thënë. Në fakt shqiptarëve u takon të marrin territortet e tyre, ato që mbetën nga konferenca e Londrës, apo edhe më përpara, në Kongresin e Berlinit, apo edhe me Trakatatin e Shën Stefanit. Këto janë territore të tkurruar shqiptare, të cilat janë tkurrur në bazë të genocidit. Pra nuk mund të shkëmbejn me dhënien e territoreve shqiptar për një tjetër të tillë.”

Çfarë humbet Kosova?

“Kosova humbet burime nëntoksore të mëdha. Gazivoda, ujëmbledhësi më i madh dhe në këtë mënyrë Kosova do të mebetet pa ujë. Më pas do të funksjonojë vetëm me Liqenin e Radoniqit, që është në Gjakovë. Humbet gjithashtu edhe minerën e Trepçes,dhe ajo ku shkrihen mineralet, të cilat mbeten në Serbi. Nëse këto mbeten në territorin serb, humbasin automatikisht.

Reagimet e SHBA-së, si janë parë nga ju?

“Unë nuk kam informacione, është një skenar i mbështeur nga rusët. Nuk mendoj se SHBA-ja, mbështet këtët skenar nëse e di.

SHBA-ja është e sigurt që nuk e lejonë këtë gjë, ato janë të shqetësuara për këtë gjë. Jam e sigurt që në bisedimet e fundit që janë disktuar në Helsink mes Putin dhe Trump, nuk është disktuar për Kosovën. Nuk ka asnjë sinjal që të thotë të kundër që SHBA të miratojë një projekt të tillë, për korigjimin e kufijve, apo shkëmbimin e tyre.”

Serwer: Idetë për shkëmbim territoresh, fundi i shtetit të Kosovës

Ish-diplomati amerikan dhe njohësi i çështjeve ballkanike, Daniel Serwer është pozicionuar kundër deklarimit të Presidentit Hashim Thaci për këmbim territoresh me Serbinë, të cilën shefi i shtetit kosovar po e kamuflon me shprehjen ‘korrigjim kufijsh”.

Serwer, një mbështetës i Kosovës, ka numërur një varg arsyesh se përse shkëmbimi i territoreve me Serbinë është i rrezikshëm dhe çon në fundin e shtetit të Kosovës.

Shkrimi i Daniel Serwer: “Idea e Thaçit për ndryshim kufijsh të Kosovës i vë zjarrin barutit ballkanik”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka bërë të qartë se do të diskutojë ndryshimin e kufijve të Kosovës me Presidentin serb, Aleksander Vuçiç. Thaçi mohon se kjo nënkupton ndarjen etnike të Kosovës duke e quajtur korrigjim të kufirit, një eufemizëm që synon të thotë shkëmbim territoresh.

Nëse me anë të korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi arrihet marrëveshja përfundimtare për njohjen reciproke, një marrëveshje e tillë është e dyanshme dhe e balancuar, do të thotë fitore për të dyja palët, atëherë askush nuk do të ishte kundër saj.

Me sa duket ai (Thaçi), është i hapur për të tregtuar disa ose të gjitha komunat veriore me shumicë serbe në Kosovë për territorin e shumicës shqiptare në Serbinë jugore. Para shkëmbimit të territorit, marrëveshja natyrisht duhet të përfshijë njohjen reciproke mes dy vendeve. Vetëm shtetet sovrane mund të shkëmbejnë territorin.

Kjo ide ka qarkulluar gjerësisht javëve të fundit, por komentet e Thaçit janë konfirmimi i parë i qartë nga pala shqiptare e ekuacionit. Kjo nuk do të ndodhte pa pajtimin e SHBA-së dhe Evropës. Brukseli dhe Uashingtoni me sa duket kanë parë që integrimi i komunave veriore serbe me pjesën tjetër të Kosovës është thjesht shumë i vështirë.

Korrigjimi i kufijve, ose çfarëdo që ju e quani, është një ide e keqe, për shumë arsye:

Shumica e serbëve në Kosovë si dhe manastiret më të rëndësishme serbe dhe vendet e tjera fetare nuk ndodhen në veri. Ata në jug të lumit Ibër do të jenë në rrezik, nëse shkëmbehet territori.

Shkëmbimi do të nxiste përkrahjen për ata shqiptarë në Kosovë që favorizojnë bashkimin me shqiptarët dhe ata të Maqedonisë të cilët dëshirojnë të bashkohen me një Shqipëri të tillë të Madhe, potencialisht edhe destabilizuese për Maqedoninë.

Republika Srpska, 49% e kontrolluar nga serbët e Bosnje dhe Herzegovinës, do të duan të ndjekin shembullin, duke shpallur pavarësinë dhe duke kërkuar të bashkohen me Serbinë. Kjo do të nxisë një lëvizje të krahasueshme kroate që të ketë kantonet me shumicë kroate të Bosnjës të bashkohen me Kroacinë.

Rusët do të tregojnë këtë korrigjim të kufijve si precedent për atë që ata do të donin të bënin me Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë në Gjeorgji, Transnjistria në Moldavi dhe Donbas, si dhe Krimenë në Ukrainë.

Ata madje mund të pëlqejnë idenë për ta lejuar Kosovën në Kombet e Bashkuara, e cila do të ishte një fitore e Pirros nëse do të bashkohet me Shqipërinë e Madhe, ose nëse Kina vazhdon ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës.

Unë ende shpresoj se marrëveshja për këtë ide të keqe do të jetë e vështirë për t’u arritur. Serbia ka arsye të mira sigurie që të mos heqin dorë nga territori në Serbinë jugore që shtrihet ngjitur me daljen e saj kryesore drejt detit. Kisha Ortodokse Serbe është një humbës i madh nëse ky “korrigjim” vazhdon. Kosova ka arsye të mira për të mos shkaktuar një seri pretendimesh për korrigjimet ndërkombëtare të kufirit që nuk ka gjasa të jenë paqësore. As politikanët aktualë të Prishtinës nuk do të lulëzojnë në një mjedis në të cilin popullsia e Kosovës parashikon fundin e shtetësisë së vendit duke u bashkuar në Shqipëri. Vetëvendosja, një lëvizje që ka avokuar mundësinë për t’u bashkuar me Shqipërinë, do të jetë fituesi i madh.

Një Kosovë demokratike dhe një Serbi demokratike duhet të jenë në gjendje të gjejnë kushtet për mbrojtjen e popullsisë së pakicave të tyre përkatëse pa këtë shkëmbim të rrezikshëm të territorit dhe popullsisë. Sigurisht që këtu qëndron problemi: as një demokraci e konsoliduar dhe të dyja janë të drejtuara nga nacionalistë etnikë të cilët ende nuk kanë respekt të mjaftueshëm për minoritetet. Nuk duhet të jetë një surprizë e madhe që një administratë etnike nacionaliste në SHBA dhe një në BE në të cilën nacionalizmi etnik ka fituar shumë terren dobësohet në angazhimin e tyre ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit, por nuk është një zhvillim i mirëpritur. Kjo është një ide e keqe, koha e të cilës nuk duhet të vijë. /Gazeta Express

Personat me tipare psikopatike janë të prirë të manipulojnë dhe abuzojnë me personat e tjerë!

Dr.Musli FERATI

Mbarështrimi i raporteve toksike ndërpersonale

Në sensin alegorik, raportet përvëluese ndërpersonale (gaslighting) paraqesin interakcione ndërpersonale në të cilin njëri person në rolin e dhunuesit dhe thumbuesit keqpërdor dhe manipulon emocionalisht dhe psiqikisht personin tjetër, tani më në rolin e viktimës së pafajshme.

Në jetën e përditshme, ky definicion shërben si kuadër shkencor dhe teorik i cili edhe mund të shpërfytyrohet në bashkëveprimet e njerëzve ndërmjet veti. Sidoqoftë, shumë persona me tipare psikopatike dhe sociopatike, sidomos, janë të prirë të manipulojnë dhe abuzojnë me personat e tjerë me të cilët kanë raporte të ndryshme personale, familjare, profesionale e kështu me radhë.

Të njejtët shfaqin dhe manifestojnë një sjellje abuzive ndaj viktimave të tyre duke përdor intrigat, veprimet dredharake dhe insinuata të llojllojshme për të denigruar, poshtërsuar dhe fajësuar personat me të cilët kanë raporte të afërta ndërpersonale, siç mund të jenë, bashkëshortët, kolegët, antarët e familjes, shokët, miqët e të ngjajshme. Fatkeqësisht posedojnë aftësi të jashtëzakonshme në tërheqjen dhe joshjen e personave me të cilët rregullisht komunikojnë apo bashkëpunojnë. Ky model i abuzimit të tyre shkon deri në atë shkallë, sa që edhe viktimat fillojnë të humbin sensin e vetëbesimit dhe vetëkonfirmimit duke dyshuar edhe në shëndetin e tyre emocional dhe ate mendor. Të njejtët nuk kanë mëshirë dhe qëndrimet dhe veprimet e tyre antinjerzore nuk dinë t’i ndalin. Operojnë me rrena, dhe aspak nuk skuqen kur mohojnë para syve të botës atë që kanë bërë dhe pohuar deri dje, për të akuzuar viktimat si fajtor apo manipulues. Edhepse e shohin se viktimat e tyre vuajnë si rezultat i keqtrajtimit të tyre mizor emocional dhe shpirtëror, të tillët vazhdojnë dhe precipitojnë veprimet e tyre ofenduese ndaj viktimave të pafajshme. Andaj, duhet më ju këndërvu me kohë sjelljes së tyre keqdashëse me anë të kufijve emocional dhe e cila në të shumtën e rasteve lidhet e mbështillet rreth fonemës madhore JO. Aftësia sociale e cila ka për qëllim mbrotjen e dinjitetit, personalitetit dhe interesin individual paraqitet si kundër akcion më frytdhënës ndaj sjelljes së tyre intrigante. Çdo ripërsëritje e shakave të tharta dhe ironive thumbuese nga ndonjë person edhe në situata publike duhet të na paralajmëroj se i njëjti dalngadalë po na fut në grykën e padurueshme të raporteve përvëluese, me pasoja fatale për mirëqenien e përgjithshme shëndetësore dhe ate jetësore në përgjithësi. Si viktima të mundshme, duhet sa më herët me identifikuar e më pas me rishikuar vendin dhe rolin tonë konkret në atë raport intrigues, për të shpëtuart definifisht vetveten nga krajatat e mundimshme emocionale që me vehte ngërthen sjellja përkatëse abuzive e personit manipulativ.

 

Mehmet Kraja: Kosova dhe Shqipëria, Serbia në mes

Ideja serbe për ndarjen e Kosovës, e përtypur dhe e ripërtypur, e pohuar dhe e mohuar, e hedhur në opinion në mënyrën më makiaveliste, është krejt e mundur që në rrafshin e politikës reale të nxjerrë asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive. Është paradoksale, politikisht diletante që, ndërsa Britania e Madhe e mbyll diskutimin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke konsideruar shtetësinë e saj si çështje të përfunduar, në botën shqiptare kemi presidentë dhe kryeministra, dhe një kor tjetër që iu shkon prapa, të cilët nëpër kancelaritë diplomatike rihapin çështjen e Kosovës në mënyrën më të papranueshme.

1.

Kohëve të fundit ndarja e Kosovës mori kuptimin e gjedhes politike, si zgjidhje-model e një konflikti të ngrirë, por me një potencial të fshehtë për të frikësuar kosovarët dhe për t’ua kthyer atyre idenë e humbjes pa alternativë. Ndarja u promovua edhe si ide, gjithashtu e fshehtë, e nënshtrimit të popullit kundrejt zotave të politikës, të cilët, duke qenë se janë të pajisur me fuqinë e ndarjes, pra edhe të zhbërjes, del se kanë në dorë potencialin e madh të shkatërrimit. Ndaj tyre populli duhet të rrijë kokulur. Idetë e këtilla në politikë përdoren për të sunduar, nuk përdoren për të zgjidhur ndonjë problem.

Ideja e ndarjes së Kosovës është ide serbe, nuk është shqiptare, as ndërkombëtare. Ajo u shfaq në vitet ’80 të shekullit XX në Serbi, si ide “post-memorandum”, për të gjetur alternativat e zbatimit praktik të manifestit antishqiptar të Akademisë Serbe. Në opinion u bë publik për herë të parë nga Vasa Çubriloviqi, i cili, pasi u dekorua nga Sinan Hasani, kryetar i Kryesisë së Jugosllavisë, në një intervistë në medie doli me idenë e ndarjes së Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë, si zgjidhje e vetme e problemit serb dhe shqiptar në Ballkan. Po pse i duhej Serbisë ndarja e Kosovës? Sepse, pas demonstratave të vitit 1981, demografët serbë të shkollës së Cvijiqit bënë një llogaritje: me Kosovën brenda Serbisë, siç propagandohej atëbotë, në gjysmën e dytë të shekullit XXI Serbia do të kishte mbi 50% të popullsisë me origjinë shqiptare. Kjo ishte perspektivë e zymtë e Serbisë. Prandaj Çubriloviqi, përmes ndarjes së Kosovës, kërkoi “vijë të qartë ndarëse” me shqiptarët.

Më vonë, gjatë viteve ’90, idenë e ndarjes së Kosovës e përfaqësoi dhe e zhvilloi Dobrica Qosiqi. Në opinionin serb kjo ide u promovua edhe si zgjidhje pragmatike e problemit të Kosovës dhe e marrëdhënieve shqiptaro-serbe. Të gjithë politikanët e rëndësishëm të Serbisë të fundit të shekullit XX dhe të fillimit të shekullit XXI, qofshin të majtë ose të djathtë, qofshin radikalë ose të moderuar, që nga Milosheviqi e Stamboliqi, përfshirë Koshtunicën, Sheshelin e Xhinxhiqin, e deri te Daçiqi, Nikoliqi e Vuçiqi, në punë të politikave nacionale të Serbisë, të çështjes së Kosovës dhe të marrëdhënieve shqiptaro-serbe janë nxënës të dobët të Çubriloviqit dhe të Qosiqit.

Më anë tjetër, pavarësisht se ngjan si spekulim, mënyra si u zbatua spastrimi etnik në Kosovë, si u bënë shkatërrimet dhe dëmtimet pasurore, si u vendos dhe si u sollën trupat franceze të KFOR-it në zonën e Mitrovicës, përfshirë edhe sjelljet e UÇK-së dhe të faktorit politik shqiptar në muajt dhe vitet e para të pasluftës, duket se ideja e ndarjes së Kosovës nga një opsion i Serbisë, kishte kaluar edhe në mendjet politike ndërkombëtare dhe shqiptare.

Tanimë është e ditur se idenë serbe të ndarjes së Kosovës, sipas modelit të Qosiqit, në opinionin shqiptar e promovoi Rexhep Qosja. Ai e artikuloi qartë këtë ide, me atributin “këmbim territoresh”, duke e shndërruar në agjendë politike edhe fantazmën e frikshme të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX: të ashtuquajturën “zhvendosje humane të popullsisë”. Pavarësisht se Qosja nuk foli për ndarje të thjeshtë të Kosovës, por për këmbim territoresh, ky ishte shërbimi më i keq që një intelektual dhe shkrimtar mund t’i bëjë politikës. Me emrin e tij mund të lidhet edhe implikimi i Shqipërisë në këtë çështje, sepse, duke qenë i afërt me proveniencën e majtë dhe duke shërbyer si këshilltar i pashpallur i socialistëve, ideja e Qosjes “u kap në ajër” dhe u kthye në agjendë politike të Edi Ramës. Nuk është fshehtësi se Rama, në skenë dhe në prapaskenë është duke i ndihmuar Vuçiqit për ta promovuar në qarqet ndërkombëtare idenë e ndarjes së Kosovës. Marrë realisht, Edi Rama nuk ka ndonjë llogari të hapur me Kosovën dhe as që mund ta përdor atë për efekt elektoral, vetëm se, duke vazhduar një traditë të angazhimit subversiv të një pjese të faktorit politik të Shqipërisë në dëm të Kosovës, bën akrobacione të këtilla për t’u faktorizuar nëpër kancelaritë e shteteve evropiane, ndërsa shtetin e vet e ka copë-copë nga kontrabanda e drogës, kriminaliteti dhe korrupsioni. Ndërkohë, Hashim Thaçi, ekscentrik dhe plebè në politikë, nuk ka asnjë ide të qartë, por, i tronditur nga reputacioni i rënë brenda dhe jashtë vendit, paraqitet i gatshëm të shkaktojë tronditje përmasash të mëdha, me qëllim të rikthimit dhe të rikuperimit në skenën politike. Që të dy, si Edi Rama si Hashim Thaçi, në punë kombëtare dhe të çështjes së Kosovës vazhdojnë të jenë nxënës të dobët të Rexhep Qosjes.

Ndërkohë, ideja e ndarjes së Kosovës, e përtypur dhe e ripërtypur, e pohuar dhe e mohuar, e hedhur në opinion në mënyrën më makiaveliste, është krejt e mundur që në rrafshin e politikës reale të nxjerrë asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive dhe të lidhur me shtrirje territoriale. Sepse Rama, Thaçi dhe Vuçiq janë politikanë tipikë “postmodernistë”, diktatorë të vegjël të tipit të Erdoganit, të cilët kanë një kredo të përbashkët politike: manipulimin e pashembullt të opinionit.

Është paradoksale, e shëmtuar, zjarrvënëse dhe shkatërrimtare, politikisht diletante që, ndërsa Britania e Madhe e mbyll diskutimin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke konsideruar shtetësinë e saj si çështje të përfunduar, në botën shqiptare kemi presidentë dhe kryeministra, dhe një kor tjetër që iu shkon prapa, të cilët nëpër kancelaritë diplomatike rihapin çështjen e Kosovës në mënyrën më të papranueshme. Nuk shtrohet më problemi se çfarë synimesh kanë këta eksponentë të politikës shqiptare, por thjeshtë duhet pyetur se ç’vende të çmendura janë këto, me parlamente, me qeveri dhe akademi (!), që iu japin mandat njerëzve të këtillë, për të folur për çështje madhore në një mënyrë kaq të papërgjegjshme.

2.

Po pse implikohet Shqipëria në këtë zhvillim politik, i cili ekskluzivisht do të duhej t’i takonte vetëm Kosovës? Dhe përse, pikërisht në këtë rrethanë, në Shqipëri shfaqen zëra që duan t’ia mbajnë krahun Serbisë, së paku duke ua bërë të ditur për të satën herë si serbëve ashtu edhe shqiptarëve (edhe kosovarëve, natyrisht) se Shqipëria është faktori relevant që i përcakton marrëdhëniet shqiptare-serbe dhe se Kosova është vetëm një episod i errët dhe i parëndësishëm i këtyre marrëdhënieve…?

Politikanë dhe analistë të Shqipërisë dinë t’i bëjnë vërejtje të shumta Edi Ramës në punët e udhëheqjes së shtetit dhe për punë të tjera politike, por nuk kam lexuar gjëkundi t’i ketë thënë dikush që të mos i bëjë çorap punët e Kosovës, siç i ka bërë ato të Shqipërisë. Më anë tjetër, nuk mund të gjendet ndonjë rast, që dikush nga Kosova ta ketë thënë publikisht qoftë edhe një fjalë të vetme për punët e detit, pra të ndarjes së ujërave territoriale midis Shqipërisë dhe Greqisë. Pse, kosovarët nuk qenkan rritur akoma për punë kaq të holla politike, apo nuk paskan aq ndjeshmëri, sa ta thonë fjalën e tyre për ndonjë çështje të rëndësishme të Shqipërisë? Kanë ndjeshmëri, gjithsesi, madje për habi të Shqipërisë, mund të kenë edhe dije, por te kosovarët është ngulitur bindja se Shqipëria i bën vetë punët e saj. Nëse Shqipëria ka vendosur t’i falë një copë det Greqisë dhe Mero Baze, ta zëmë, nuk e zë në gojë gjenocidin dhe masakrat greke në fshatrat e Tepelenës, ç’punë kam unë të shkoj në Athinë dhe t’u thonë grekëve se ne kosovarët ua kemi falur apo nuk ua kemi falur për punët e shëmtuara që keni bërë? Ndërkohë, analistë nga Tirana (ndonjëri prej tyre me mendje të kthjellët, ndërsa ndonjë tjetër i tillë që Shqipërinë e percepton deri në Kamëz dhe asnjë pëllëmbë më këndej), tani që Serbia i ka punët pisk me Kosovën për shkak të integrimeve dhe për shkak të marrëdhënieve të këqija me shumicën e fqinjëve, ngarendin në Beograd dhe, pasi hedhin në etër broçkulla politike dhe “gjenetike”, të lumtur që kanë arritur ta provokojnë opinionin e Kosovës, kthehen në Tiranë si triumfues të një kauze të dhjerë.

Në të vërtetë, të njëjtën gjë, përpara shqiptarëve të Shqipërisë deri në Beograd ia kanë therrë dhe vazhdojnë t’ia therrin vrapit vetë kosovarët, sekush për nostalgji, sekush për lojalitet ndaj Serbisë, sekush tjetër për ta verifikuar patriotizmin e zvjerdhur e sekush për të përfituar nga fondacionet europiane, por që të gjithë me agjendë të qartë politike: t’i ndihmojnë Serbisë më shumë se vetes së tyre. Opinionit në Kosovë nuk i bëhet vonë pse disa “bastardë kosovarë” ngarendin orë e çast në Beograd, herë legalisht herë ilegalisht, teksa ndihen shumë të lënduar, kur të njëjtën gjë e bëjnë shqiptarët e Shqipërisë. Duket se kosovarët nuk zmbrapsen nga marrëzia e kryehershme, se “kalamajve” të Kosovës nuk ua vë veshin njeri, kurse me Shqipërinë puna qëndron më ndryshe. Edhe pse zhgënjimet kanë qenë të vazhdueshme, shpesh tragjike dhe me pasoja largvajtëse, Kosova nuk heq dorë nga ky inferioritet i shëmtuar dhe nga ky shfajësim historik. Është një paradoks i çuditshëm që kosovarët kanë kërkuar ndonjëherë nga Shqipëria të bëjë për Kosovën atë që ata vetë nuk e kanë bërë për veten e tyre. Ndërkaq, shqiptarët e Shqipërisë, disa syresh, janë kujdesur në vazhdimësi të bëjnë deklarata lënduese për kosovarët, duke kompensuar kështu mungesën e potencialit real as për gjë më të mirë, as për gjë më të keqe për Kosovën.

3.

Në parantezë: Te kosovarët tashmë ekziston një përvojë dhe një kujtesë historike negative, se në marrëdhëniet e tyre me Shqipërinë shpesh herë ka hyrë në mes Serbia dhe se ajo, në raste të këtilla, gjithnjë ka dalë e fituar. Ja një sërë ngjarjesh, që ende rrinë “shtrembër” në raportet e Kosovës me Shqipërinë: Më 1921, në parlamentin e parë shqiptar bëhet një diskutim jashtëzakonisht përmbajtësor për Kosovën, por një vit më vonë Shqipëria dhe Jugosllavia e njohin njëra-tjetrën. Më 1923 ushtria shqiptare hyn në Zonën Neutrale të Junikut dhe e bën të paqenë atë, duke i dhënë goditje të pariparueshme lëvizjes kaçake në Kosovë. Më 1924 Noli vjen në pushtet i ndihmuar edhe nga Partia Përparimtare e Hoxhë Kadrisë, por pas tri ditësh urdhëron shpërbërjen e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Me ndihmën e Kryezinjve kosovarë Ahmet Zogu vë lidhje me Pashiqin dhe kthehet në pushtet në dhjetor të vitit 1924, por më pas vret një pas një dy liderët më të mëdhenj të Kosovës, Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën. Komunistët kosovarë, që nga Ali Kelmendi e deri tek i fundit, ndihmuan komunistët e Shqipërisë të bënin partinë dhe t’i vendosnin lidhjet me Partinë Komuniste të Jugosllavisë dhe me Kominternin, por si shpërblesë morën Rezolutën e Bujanit, në të cilën garanci e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë ishte edhe Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë. Vetëm se kjo ushtri nuk shkrepi asnjë plumb për ta realizuar këtë garanci. Pas Luftës së Dytë Botërore, Jugosllavia i shkatërroi grupet nacionaliste dhe antikomuniste kosovare me ndihmën e Shqipërisë, ndër të tjera, edhe duke marrë informacione përmes spiunëve grekë, me të cilët mbante lidhje Koçi Xoxe. Më vonë, gjatë sundimit komunist, disa nga grupet ilegale në Kosovë u dekonspiruan nga zyrtarët e Shqipërisë dhe më pas u dënuan me shumë vite burg, ndërsa pas vitit 1990 kosovarët u përdorën në Shqiëpri herë për të mbrojtur komunizmin e pashpresë, për ta marrë pushtetin me dhunë nga socialistët më 1997, ose për të rikthyer Berishën në pushtet më 1998 etj.

Pikërisht në këtë periudhë, gjatë viteve ’90, episodin më të shëmtuar do të përbëjë sjellja e pahijshme dhe lënduese e Shqipërisë institucionale dhe joinstitucionale në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës. Kur shpërthyen luftërat në Kroaci dhe në Bosnjë, qindra shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë u gjenden në portin e Durrësit, nëpër rrugët e Tiranës dhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë, pa strehë dhe pa asnjë përkujdesje. Më pas, kur shpërtheu ofensiva kroate kundër Krajinës së rebeluar dhe ndodhi ikja e rrëmujshme serbe nga ajo hapësirë, disa emra të shquar të jetës publike të Tiranës ofruan shtëpitë e tyre për refugjatët serbë, ndonëse e dinin fare mirë se po këta refugjatë tashmë përdoreshin nga shteti i Serbisë për të rikolonizuar Kosovën. Po në këtë periudhë, kur dhuna serbe në Kosovë kishte marrë përmasat e gjenocidit dhe kishte filluar izolimi ndërkombëtar i Serbisë, pothuajse e tërë kryesia e Aleancës Demokratike, e përbërë nga intelektualë të shquar, ngarendën në Beograd gjoja për vizitë kurtuazie, ndërsa u takuan fshehtas me Milosheviqin. Më 1995-96, kur skemat piramidale kërcënonin me përmbysje të mëdha, ish-presidenti Berisha nxiti Demaçin kundër Rugovës dhe desh ta përdorte çështjen e Kosovës për të shpëtuar pushtetin e vet. Dhe, ndoshta, pika më zhgënjyese e këtyre raporteve nuk ishte takimi kokë më kokë i Nanos me Milosheviqin në Kretë më 1997, në vigjilje të luftës në Kosovë, por deklarata e kryeministrit të Shqipërisë në një forum të madh ndërkombëtar, në Lisbonë më 1998, se “Kosova duhet të ketë për kryeqytet Beogradin”, në kohën kur në Kosovë kishte filluar tashmë lufta e vërtetë. Mbyllje e parantezës.

4.

Si zakonisht, dua të bëj një përfundim kulturor: Në Shqipëri, gjatë 20 viteve të fundit janë botuar shumë autorë nga letërsitë e sllavëve të jugut, nga letërsia serbe, malazeze, boshnjake etj. Disa nga këto botime i kam në bibliotekën time, që kryesisht m’i kanë falur botuesit, si Andriqin, Paviqin, Tomasheviqin, Selimoviqin, Nikolajdisin, Hoxhiqin etj. shumica të përkthyer keq, madje edhe me tituj të gabuar, në disa raste duke u shërbyer me përkthimet e Kosovës. Askush nuk i lexon këta libra në Shqipëri, sepse përkthimi dhe gjuha e tyre është një tmerr (respekt për ndonjë përjashtim). Po, përse pra, askush në Shqipëri nuk e thotë se këta libra nuk i boton njeri për efekt leximi, as për efekt letrar e kulturor, por vetëm për efekte politike? Dhe përse për letërsinë e Kosovës, për gjuhën e saj, është bërë aq shumë zhurmë dhe botimi i saj në Shqipëri konsiderohet gati “mision i pamundur”? Atëherë, si ndodhë që këta autorë serbë, malazezë etj. i gjen me shumicë nëpër libraritë dhe panairet e Tiranës, ndërsa tek asnjë botues i Shqipërisë nuk e gjen dot Azem Shkrelin, Anton Pashkun, Esad Mekulin? Nuk bëhet fjalë për vlera letrare, assesi, as për kërkesa të lexuesit, por thjeshtë për ta refuzuar Kosovën me krejt gjedhen e saj kulturore.

Pse, pra, e gjithë kjo, pikërisht pse?

(Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për Gazetën Express)