Hashim Thaçi s’e ka mirë, ndërrimi i kufijve çon në luftë

 

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, konsideron se ideja për korrigjimin e kufijve siç po përmendet në konferencat për media të Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, sjell konflikt të ri dhe e është e rrezikshme për Kosovën. Thotë se idetë e tilla janë sllavo -ruse.

“Aq mandat sa kam unë edhe si deputet edhe si person, jam absolut kundër çdo ndërrimi të kufijve. Nuk e mbështeti, janë ide sllavo -ruse”, tha Haradinaj..

Ai thotë se shkëmbimi i territoreve do të hapte një konflikt të ri mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

“Ideja për ndërrim të kufijve është ide për konflikt të ri edhe kjo s’ka lidhje kush e thotë, kjo tendencë na çon në situata të reja të cilat nuk janë të mira as për Kosovën as për Serbinë”, thekson deputeti i AAK-së.

Me tej, Haradinaj thotë se në rast se fillohet me ide për shkëmbim të territorit do hapej kutia e Pandorës, një metaforë kjo që politikanët e përdorin për krijimin e një situatë të komplikuar.

“Do të flitet për Maqedoninë për Malin e Zi dhe për shqiptarët kudo që janë”, ka thënnë Haradinaj per express.

“Nuk mendoj se e ka mirë as Thaçi as kërkush si ide, mendoj që janë të rrezikshme këto”- përfundoi Haradinaj.

Ndryshe Presidenti Hashim Thaçi është duke e përmendur këtë opsion gjithnjë e më shpesh duke thënë se në bisedime do të paraqitet ideja për bashkimin e Luginës së Preshevës, për çka e thekson edhe vet se Serbia vështirë se do ta pranojë

Korrigjim, sado që duket i vogël do të ndikojë në fshatrat përreth Mitrovicës dhe Bujanovcit

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, i cili ishte mbështetës i pavarësisë së Kosovës sipas Pakos së Ahtisaarit, ka përkrahur idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit mes Kosovës e Serbisë.

Petritsch, duke debatuar me diplomatin amerikan Daniel Serwer, rreth shkrimit të tij që kundërshton shkëmbimin e territoreve, ka thënë se korrigjimi supozohet të jetë shumë i vogël, duke e quajtur madje kozmetik.Por ai ka pranuar se ky korrigjim, sado që duket i vogël do të ndikojë në fshatrat edhe përreth Mitrovicës, e edhe Bujanovcit.

“Do të ketë korrigjime të vogla (“kozmetike”) që ndikojnë në një numër të vogël të fshatrave në rrethin e Bujanocit dhe Mitrovicës.
Nuk do të ndryshojë përbërjen etnike të asnjërit shteti, dhe kështu nuk do të ketë efekte të tilla të mëdha siç janë të përshkruara në vlerësimin tuaj, i cili përndryshe është i shkëlqyer, “Është “realizmi i ri” në Ballkan”, është shprehur diplomati austriak.Ish- përfaqësuesi i BE-së në bisedimet e Rambouilles dhe Parisit më 1999, ndërmjet delegacionit kosovar dhe atij serb, ka përmendur në këtë kontekst ndërhyrjen e Rusisë dhe Hungarisë.“Çështja e vërtetë është ndërhyrja e mediave ruse / hungareze, përpjekjet neo-osmane (Izetbegovic e të tjerë), investimet e shteteve të Gjirit në Bosnjë e Hercegovinë (por edhe në Serbi) dhe, mbi të gjitha, zgjerimi i shpejtë i Kinës në SEE.

Rruga ‘mëndafshit’ e Ballkanit dhe formati 16 & 1, janë sfida e vërtetë për rajonin dhe BE”, ka thënë ai.

Por pikërisht për këtë fakt, ai ka thënë se duhet mbështetur idenë dhe zgjidhjen që ofrohet nga Thaçi e Vuciq, ani pse ka theksuar se kjo mund të jetë e dhimbshme.“Kjo rrjedhimisht lejon të mbështesin një zgjidhje përgjatë vijave të Thaçit dhe Vuçiqit. Jam i vetëdijshëm me dhimbje – se kjo është një zhgënjim për ne që jemi duart e vjetra të Ballkanit. Por hej kohët po ndryshojnë” ka shkruar Petritsch.

Por nga qëndrimi i tij, kundër kësaj ideje të Thaçit nuk ka ndryshuar Daniel Serwer.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë mënyrë që të bëhen këto korrigjime, pa i marrë Serbia të gjitha komunat veriore.Ai ka ngritur sërish alarmin se ky shkëmbim do ta përkeqësoj gjendjen.

“Unë nuk shoh ndonjë mënyrë për ta kufizuar këtë në disa fshatra, ose për ta bërë këtë, pa fituar Serbia komunat veriore. Efekti i valëve në pikëpamjen time, nuk ka të bëjë aspak me ndryshimin e përbërjes etnike të secilit vend. Të gjitha ndërhyrjet në të cilat ju referoni do të keqësohen, jo më mirë, me një koncesion të këtij lloji ndaj nacionalizmit etnik territorial, ka përfunduar Serwer./Telegrafi/

Republikat shqiptare kanë Zot!

Provokuar nga politika dhe mendësitë zhvatëse, nga mjerimi i vlerave dhe nga përmbysja e tyre, sot në Republikën e Kosovës dëgjon marrëzi të pashpresa prej njerëzve që duket sikur e kanë prekur apokalipsin e botës.
Natyrisht rrjeti i kanaleve të tilla të pashpresa i ka tronditur edhe ata që në vete mbajnë tituj akademikë, me meritë e pa të.
Republika e Kosovës, në shtrirjen e opinionit publik, këtë verë ngjason me një plaçkë anonime, prej së cilës mundohen të gjithë të marrin nga një copë. Kur gjithë kësaj ia shtojmë edhe humbjet e jetëve në komunikacion zymtësia bëhet përcaktuese realisht.
Duke e lexuar shkrimin e një akademiku të kohës së tranzicionit e has një panik të këtillë, e cila ngarend ta kafshojë Kosovën e shqiptarëve dhe të komuniteteve tjera, që jetojnë në të me shembuj të shumtë nga e kaluara dhe e përtashmja.
Me vetëdije apo vetvetiu, pjesa dërrmuese e shkrimit është e ndërtuar mbi strategjinë e tezave serbe, me gjysmë të vërteta apo të vërteta të përshtatura për rrethanat e krijimit të së vërtetës së përgjithshme e të rrumbullakuar serbe, se Kosova ka qenë gjithmonë ‘viktimë’ e Shqipërisë dhe se Serbia ka qenë gjithmonë, jo vetëm ndërmjet tyre, por brenda të dyjave dhe se Shqipëria është e shqiptarëve e Kosova e kosovarëve, se Shqipëria i ka ndihmuar gjithmonë Serbisë e jo Kosovës etj.
Kjo logjikë vihet re jo vetëm me konkretizimet e akademikut në fjalë me shembujt nga koha e sotme, por nga një varg shembuj historik që nga viti 1912 e deri në ditën e sotme, duke i vë rastet e tilla në këndvështrimet e dëshiruara për gatimin e politikës dhe propagandës serbe.
Përmasa boshtore e shkrimit në fjalë, me dashje apo pa të, është ndarja dhe përdallimi i kosovarëve prej shqiptarëve.
Më shumë se kaq flet vetë titulli: «Kosova dhe Shqipëria, Serbia në mes».
Ky titull i jep të drejtë të gjitha tezave politike serbe nga Garashanini e deri te Gjuriqi, që vetëm një ditë më parë i tha Shqipërisë se ju nuk mund ta hapni kufirin me Kosovën, sepse ai kufi është kufiri i ynë e jo i dikujt tjetër.
Kjo logjikë politike serbe, duket të jetë porosia e gjithë tekstit e cila i ngatërron ndërmjet veti jo vetëm të gjallët, shqiptarë e kosovarë, por edhe ata që nuk janë më.
Tekstet të tilla, që në thelb kanë logjikë mushkë, sterile serbe tashmë, bajate, shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë dhe të tjerët kudo që janë duke jetuar, do të dëgjojnë ende.
Por mbi propagandën e shkollës serbe qëndron e vërteta tashmë e ngjizur në flijimin e shqiptarëve dhe të komuniteteve tjera se:
Një, Republika e Kosovës nuk varet më nga shkollat e reja apo të vjetra serbe a neojugosllave, por nga realiteti i saj që është shtet sovran e i pavarur e i njohur nga ana ndërkombëtare dhe se për të mund të vendos vetëm populli i saj së bashku me Republikën e Shqipërisë dhe shqiptarët kudo që jetojnë në rruzullin tokësor dhe ShBA-të;
Dy, Republika e Kosovës nuk është vetëm investim autokton i shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, por është investim i humanizmit të shteteve më të avancuara të botës së qytetëruar në krye me SHBA-të;
Tre, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë dy republika shqiptare dhe të komuniteteve që jetojnë brenda tyre në Gadishullin Ballkanik dhe kjo është një realitet në pajtim me rrjedhën e së Drejtës Ndërkombëtare;
Katër, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë dy shtetet të pavarura e sovrane që ndërtohen mbi garantimin e lirive dhe të drejtave për të gjitha komunitetet që jetojnë brenda tyre dhe mbi ekzistencën e përbashkët të trungut kombëtar shqiptar, të përkufizuar edhe me Kushtetutat që ato i kanë, termi kosovar është thjeshtë emërtim lokal gjeografik, as më shumë as më pak;
Pesë, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë një e të pandashme sa i përket kujdesit, përgjegjësisë dhe detyrimeve që kanë jo vetëm për ekzistencën e tyre, por edhe për shqiptarët e tjerë që jetojnë në shtetet tjera, si në Serbi, në Malin e Zi, në Greqi e në Maqedoni;
Gjashtë, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë nuk e përdallon historinë, traditën, artin, kulturën, arsimin, politikën e aspekte tjera të saj, por së bashku dhe në rrjedhë i konceptojnë ato si dy republika vëllazërore që kanë gjuhën e përbashkët, gjakun dhe ashtin e përbashkët, hapësirën e përbashkët, kohën e përbashkët, të mirën dhe të keqën e përbashkët, të kaluarën të tashmen dhe të ardhmen e përbashkët;
Shtatë, lidhja vëllazërore e Republikës së Kosovës dhe e Republikës së Shqipërisë është vlerë e njëhershme kombëtare e botërore, është pasuri e humanizmit të pashembullt, e ndërtuar mbi liritë për të gjithë ata që jetojnë brenda tyre dhe më pas për vetë ata;
Tetë, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë dy republika vëllazërore funksionale të cilat kanë një të ardhme të përbashkët, ndaj së cilave vetë koha e ardhme do t’i përkufizojë qëllimet dhe përcaktimet e fatësisë së një trungu autokton, mbase të vetmin në Evropë;
Nëntë, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë kanë përgjegjësi kombëtare e ndërkombëtare për fatësinë e stabilitetit të gjashtë republikave në Gadishullin Ballkanik ku shtrihen e jetojnë shqiptarët në tokat e tyre në mënyrë kompakte e të pandashëm nga tërësia, si askund tjetër në botë;
Dhjetë, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë dy republika vëllazërore, që minoritetin jashtë shteteve të tyre e kanë më të madh sesa popullsia që jeton përtashësisht brenda republikave të tyre e koncentruar fuqishëm në tri kontinente;
Njëmbëdhjetë, fuqia e Republikës së Kosovës dhe fuqia e Republikës së Shqipërisë është në përpjesëtim për t’i mbrojtur interesat e përbashkëta të shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik.

Çoroditjet e kohës së fundit në Republikën e Kosovës që ta kujtojnë më shumë një ambient putinjan të mendimit, sesa rrjedhë normale të një republike me liri e sovranitet të sapofituar, mund të jenë edhe borxhet e atyre që kanë ndaj detyrimeve të pashlyera prej pazareve të pista që kanë bërë në të kaluarën apo edhe sot, jo vetëm me vetveten e tyre. Jo rrallë herë, me familjet e tyre!
Prandaj perspektiva e Republikës së Kosovës dhe perspektiva e Republikës së Shqipërisë është shqetësim për të gjithë ata që kanë mbetur prej kohësh pa identitet njerëzor në radhë të parë, pavarësisht çfarë titujsh kanë paluar në sirtar.
Të gabosh, nuk do të thotë asgjë jo njerëzore. Të shërbesh kundër tjetrit do të thotë fundi i njerëzisë.

Borsh, 3 gusht 2018
rhoti

Serbia në alarm: Shqiptarët po bëhen gati të hyjnë në Veri të Kosovës!

Beogradi ka këmbëngulur vazhdimisht për rishikimin e kufijve me Prishtinën, për të marrë Veriun e Mitrovicës, pasi një pjesë e territorit të Kosovës ka një rëndësi strategjike jo vetëm si një nyje kalimi veri-jug dhe lindje-perëndim, por edhe për shkak të burimeve natyrore që mbart.

Megjithatë, mediat serbe kanë shkruar një sërë artikujsh alarmant, duke thënë se nesër shqiptarët do të hyjnë në Veri të Kosovës.

“Kurier”, e përditshmja më e madhe e Beogradit raporton se ushtria e Serbisë, policia serbe dhe shërbimet e sigurisë janë në gjendje gatishmërie.

Sipas gazetës serbe, gjatë 48 orëve të ardhshme mund të ndodhë një destabilizim i situatës në veri të Kosovës. Artikulli thekson se ushtria e Kosovës ka transferuar pajisje ushtarake në fshatin Novosellë dhe Vushtrricë,

“Kurier”shkruan se:

Shqiptarët e Kosovë përgatiten që të shtunën në mëngjes të hyjnë në veri të Kosovë dhe ta marrin Ujmanin në mënyrë që të pamundësojnë që serbët të fitojnë diçka në Kosovë.
Sot në orën 13 shërbimet e sigurisë së Kosovës kanë takim me kreun e pushtetit për t’u marrë vesh për detaje të këtij skenari i cili tashmë me ditë të tëra po përgatitet. Një pjesë e pajisjeve është transportuar edhe me helikopter.”

Xhevat Limani / Çdo kthim në vendlindje me të parin që pija kafenë ishte Mehmet Latifi!

Dhembshurisht
Çdo kthim në vendlindje me të parin që pija kafenë ishte padyshim gazetari, atdhetari, veprimtari intelektual dhe njeriu i mirë Mehmet Latifi. Ndjehet mungesa e tij fizike, biçikleta, kollitja prej duhanxhiu karakteristik, bisedat e tij mbi tema kombëtare, informatat e shumta dhe edukata e tij intelektuale. Ai nuk është më, mirëpo fryma e tij dhe veçmas imazhi kroniko reporteresk rri pezull mbi qiellin e qytetit tim. Ai ishte si një puhizē freskuese. Kush mund të besonte se do shkonte para kohe në çastet kulmore kur po mbillte frutin e tij.
Kujtimi mbi Memetin seç më sjell një ndjenjë pengërie të qytetit tim që i mbeti borxhli atij njeriu të mirë.

Nga takimi i Selës me Kadri Veselin

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela nën shoqërim të nënkryetarit Remzi Mehmedi, sot në Prishtinë ka realizuar një takim me kryetarin e parlamentit të Kosovës njëherit edhe kryetar i PDK-së z. Kadri Veseli.

Në takim u bisedua rreth situatës politike në Kosovë dhe Maqedoni, statusit të shqiptarëve të Maqedonisë si dhe thellimit të bashkëpunimit në mes dy subjekteve politike në të ardhmen në fusha të ndryshme e sidomos në procesin e avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

STRUGË /Thirren të gjithë të evidentuarit e papunë!

Personat e pa punë të evidentuar, për kyçje në Programin – Punë e Dobishme Komunale

Thirren të gjithë të evidentuarit e pa punë, të cilët janë të interesuar të kyçen në Programin – Punë e dobishme komunale, projekti „Përmirësimi i kualitetit të arsimit në institucionet parashkollore dhe shkollat fillore në komunën e Strugës” –  për angazhim në punë me orar të shkurtuar në periudhë prej 9 (nëntë) muajsh për fitim të aftësive dhe gradualisht kyçje në tregun e punës, të paraqiten në Agjencionin për punësim – Qendra për punësim Strugë.

Për më tepër SHPALLJE PUBLIKE

Padi penale |Ka dëmtuar NP “Pyjet e Maqedonisë” 1.499.241 denarë

Kundër ish-drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Pyjet e Maqedonisë”, Pylltarisë Rajonale të Jabllanicës, Strugë, është ngritur padi penale për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”.

Siç njoftojnë nga Ministria e Brendshme, të raportuarit, Zh.P., si drejtor i NP “Pyjet e Maqedonisë” Strugë, një kompani private nga qyteti i ka dhënë për një periudhë prej gjashtë muajsh për të përdorur tre objekte në pronësi të ndërmarrjes publike, pa pasur nevojë të paguajnë një tarifë për të përdorur objektet.

Derisa në ndërkohë i padituri ka kyçur edhe kontratë me të njëjtën firmë për dorëzimin e drurit të ahut me vlerë prej 400.000 denarëve, dhe pastaj, sipas informatave të MPB-së, pa u bërë pagesa nga ana e blerësit.

Me këto aktivitete ai ka dëmtuar materialisht NP “Pyjet e Maqedonisë” me vlerë prej 1.499.241 denarë

Zoti, mjeku dhe fatura e dritës të shikimit!

Një të moshuari i humbi shikimi  për disa disa ditë! Pasi e viziton mjekun ai i propozoi një operacion të lehtë! Pas operacionit, i erdhi shikimi dhe doktori i dorëzoi faturën e shpenzimeve. Pasi i hodhi një sy faturës, të moshuarit i rrodhën lotë. Doktori i prekur nga kjo i tha:

-“Nëse të duken shumë do mundohem të bëjmë një zbritje”!

I moshuari ia ktheu:

“Jo, nuk e kam hallin tek shpenzimet dhe shuma. Ajo që më bëri të qaj është fakti se, Zoti mi ka dhuruar këto sy me të cilët kam parë për 70 vite dhe asnjëherë nuk më dërgoi faturë”

Faleminderit Zot!!!

fb ILIR HOXHOLLI