Thaçi dhe Berisha, të dytë e duan Kosovën për pushtet

Sali Berisha I ka bërë boll dëme Kosovës. Jo se e urren atë, apo ka pas ndonjë plan kundër saj. Sali Berisha nuk ka plan kundër askujt, përveç ​ rimarr atë kur e humbet. Asgjë nga ato që shkruan Hashim Thaçi ndaj tij, nuk janë gënjeshtra.

Janë gjëra që Sali Berisha I ka bërë jo se urren Kosovën, por se ka pas në plan të parë pushtetin e tij. I është dash të gënjej shumë herë për ato të vërteta të hidhura. Nëse ja hap arkivën e deklaratave të tij dhe për fat ai et shumë, kurrë nuk I gjen dy deklarata njësoj për ato që ka bërë.

Kur shfajësohej pse furnizoi me naftë Milosheviçin, thoshte se ma kërkuan shqiptarët e Kosovës, ndërkohë që nuk kishte kush t’ia kërkonte nga Kosova, pasi nuk furnizonte me naftë Kosovën, por Malin e Zi , që ishte pjesë e shtetit të  Serbisë.

Në Kosovë maksimumi fuste naftë ndonjë shqiptar I komunitetit goran, që kishte vizë nga ambasada jugosllave në Tiranë.

E vërtet është se I përndoqi anëtarët e LPK në Tiranë, ashtu siç thotë Hashim Thaçi, e vërtet është dhe se e rrëmbeu dhe vrau Remzi Hoxhën, por jo kundër Kosovës, por për hall të vet. Ata e kishin kërcënuar me retorikën e tyre patriotike, se do ta bënin shembull si Avni Rustemi, Esat Pashë Toptanin dhe ai I vuri në listat e përndjekjes për hall të tij, nën dyshimin e rrezikshëm të asaj kohe, si enveristë”.

E vërtet është se ai u koniktua me Ibrahim Rugovën dhe tentoi ta zëvendësoj atë pa sukses, jo se I prishte apo ndreqte punë për Kosovën vizioni I Rugovës, por se ai nuk pranoi të përdorej prej tij.

E vërtetë se ai e futi Shqipërinë në luftë civile, jo siç thotë se I duheshin hapur depot për armë në Kosovë, por se I duheshin armë që me mendjen e tij hakmarrëse, tu kundërvihej shqiptarëve që po ashtu kishin rrëmbyer armët kundër tij. Edhe këtë hall të tij, ka tentuar ta paraqes si vepër për Kosovën.

E vërtetë është se në vitin 1999, ka folur marrëzira për Kosovën, por jo se e urrente atë, por se ndjehej I izoluar, I papërllur dhe donte që dikush të kthente kokën dhe nga ai. Historia më e ndritëshme e kombit shqiptar, ajo e çlirmit të Kosovës, po parakalonte para syve të tij, pa e përllur dhe kjo e çmendi. Ndaj thoshte dhe marrëzira çdo ditë, që nga komentet që bënte përditë për Rambujen, e deri tek qëndrimet e paqarta rreth UCK dhe LPK.

E vërteta është se atë e refuzoi Ibrahim Rugova të shkonte në Kosovë në qershor të vitit 2000, dhe ai I zemëruar deklaroi se do të shkoj në Kosovë, kur ajo të ketë një president legjitim shqiptar, por në fakt shkeli për herë të parë ditën që vdiq Ibrahim Rugova. Ai boll legjitim ka qenë deri atë ditë që vdiq, po nuk e priti kurrë atje.

Po aq e vërtet është se kur u rikthye në pushtet, ai bëri siç thotë dhe Tritan Shehu “Rrugën e Kombit”, e cila është vjedhja më e madhe patriotike e tij dhe jo vepra më e madhe patriotike. Me atë rast rekrutoi dhe Lulzim Bashën si njeri të mar peng prej tij në atë dosje dhe tentoi ta mbuloj veprat e tij historike  të pavladishme kudrejt Kosovës, me një vepër gjeograke. Hashim Thaçi nuk gabon kur ja numëron të gjitha këto. Sali Berisha është sjell si tutor me Kosovën, si njeri që I është dashur Kosova për hallet e tij.

I vetmi problem I Hashim Thaçit është se po ja përmend Berishës këto sot, që ai është në të njëjtin hall me Berishën, sa herë që ka dashur ta përdorë Kosovën.  Dhe ai sot ka nevojëë të mbrojë një kauzë të rrezikshme që ka nisur duke sulmuar një politikan të rrezikshëm dhe fatmirësisht të dështuar.

Dhe Hashim Thaçi e do Kosovën si Berisha . E do ti shpëtoj pushtetin e tij, qoftë dhe duke e rrezikuar atë. Ndaj nuk duhet të bëjnë garë me njëri tjetrin kush ja ka futur më shumë Kosovës për të qëndruar në pushtet. Hashimi së paku ka shansin të shpëtoj nga përsëritja e fenomenit Berisha në raport me Kosovën.

Jo vetëm se Thaçi është “s Berisha” sipas ndarjes së vjetër snore, por se mbi të gjitha është përfaqësues I politikanëve që bën Kosovën shtet të pavarur dhe nuk ka pse ta mbys atë ende pa u rritur, për shkak të halleve të pushtetit të tij.

Mund të jetë shmë më I lumtur si qytetar I një Kosove të pavarur në paqe, se sa si president i një Kosove, që rihyn në një luftë për hall të tij.

(Titulli është i redaksisë, derisa origjinali është “Hashim Thaçin nuk gënjen për Berishën, por për vete!”.)

 

Lugina e Preshevës, në të kaluarën dhe sot!

Ismet Azizi

Trevat shqiptare në Serbinë Jugore përfshijnë; tri komuna: Preshevë, Bujanoc, dhe Medvegjë, të cilat shtrihen në lindje të Kosovës. Ato  janë vazhdim i natyrshëm i Kosovës dhe trevave shqiptare në Maqedoni, si në aspektin natyror, ashtu edhe sa i përket historisë së popullit, strukturës etnike dhe demografike të popullsisë, veçorive të zhvillimit  social-ekonomik, kulturor etj.

Në kohën e pushtimit otoman ato ishin pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës, (në periudhën 1878-1912 Presheva ishte kaza e Sanxhakut të Prishtinës) pas vitit 1918 bënin pjesë në Banovinën e Vardarit, ndërsa pas Luftës së dytë Botërore u përfshinë  në përbërje të Serbisë.

Pas  përfundimit të luftës në Kosovë, dhuna serbe mbi popullsinë e këtyre trevave  u rrit dhe, për rrjedhojë, shpërtheu një konflikt i armatosur midis  shqiptarëve dhe forcave serbe, i cili zgjati gjatë gjithë vitit 2000. Ky konflikt përfundoi me një marrëveshje të brishtë, e cila u arrit me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtar, sidomos të SHBA-së. Mijëra shqiptarë u detyruan të largohen për në Kosovë e gjetkë, ndërsa lufta politike e shqiptarëve për realizimin e të drejtave njerëzore , kombëtare e shtet formuese vazhdon pa ndërprerë.

Gjatë vitit 2000, kur filloi lëvizja e armatosur e popullsisë  shqiptare në kërkim të të drejtave kombëtare e njerëzore, kjo trevë është njohur nga të huajt me emrin “Lugina e Preshevës”.në fillim nga qarqet politiko-diplomatike amerikane dhe evropiane e pastaj edhe ato shqiptare. Ky nocion është kontestuar nga qarqet shkencore serbe dhe në studimet e pakta të tyre për këtë trevë të bëra nga ta, askund nuk përmendet nocioni Luginë e Preshevës, por vetëm si “Lugina e Moravicës dhe fusha e Bujanocit”, madje edhe si “Fusha e Preshevës”.

Kohët e fundit, përveç termit “Lugina e Preshevës”, gjithnjë e më shumë po përdoret termi “Kosova lindore”. Ky term pengon  qeveritarët serb, në lidhje me këtë, “Politika “ duke iu referuar Zoran Stankoviqit, kryetar i Qendrës Koordinuese për Serbinë Jugore, shkruan: “Për fat të keq, gjithnjë e më shumë po përdoret nga disa në Beograd, të cilët nuk e njohin gjeografinë. Çfarë mund të them kur 40 për qind e qytetarëve serbë mendojnë se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë në territorin e AP Kosovës. Kështu që edhe sot e kësaj dite marrim letra nga disa individë dhe institucione, të cilët po na drejtohen sikur këto komuna janë në Kosovë dhe Metohi”.

Lugina e Preshevës ka të gjitha veçoritë e “territorit të korridorit“ meqenëse nëpër këtë trevë  kalon korridori më i rëndësishëm natyror i Gadishullit Ballkanik përmes luginës së Moravës dhe Vardarit. Ndryshe njihet edhe si “Boshti primar meridional ballkanik”, andaj veçohet me pozitë të volitshme gjeografike. Nëpër të kalojnë magjistralja automobilistike Beogrd-Nish-Shkup -Selanik, e cila paraqet arterie kryesore komunikatave të Ballkanit e cila lidhë Evropën e Mesme me atë Jugore e më gjerë. Për gjatë kësaj rruge automobilistike shtrihet edhe rruga hekurudhore (në popull udha e frenit), me rëndësi ndërkombëtare. Ndërsa korridori i rëndësishëm natyror Gryka e Konçulit në Moravën e Binçës përmes së cilës ky regjion komunikon me Anamoravën dhe nëpër mjet saj me tërë Kosovën, dhe tërë Kosova nëpërmjet sajë ka qasje të drejtpërdrejtë në korridorin e 10. Po ashtu nëpër këtë rajon ekziston ideja e kahershme e ndërtimit të kanalit lundrues, që do ta lidhte lumin Morava me Vardarin dhe daljen në detin Egje. Por, ekspertët konstatojnë që ideja është e tejkaluar dhe projekti është i parealizueshëm.

Gjatësia e kësaj lugine midis pellgut të Kumanovës në jug dhe Vrajës në verilindje është rreth 48 km, gjerësia 12-14 km dhe lartësi 390 -500 m.

Treva e Luginës së Preshevës, pra komunat: Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, përfshijnë një territor prej 1250 km2, në të cilën jetojnë rreth 100 000 shqiptarë, të përqendruar  në rreth 65 fshatra dhe në tri qendra  urbane.

Në tri komunat e Luginës së Preshevës nga zvogëlimi i mortalitetit të përgjithshëm pas viti 1971 dhe nga niveli ende i lartë i natalitetit rezulton norma e lartë e shtimit natyror. Nga 22.1‰ në vitin 1961 në Luginë, pa komunën e Medvegjës, norma e shtimit  natyror zvogëlohet  në 14.4‰ në vitin 1981 dhe, pas stabilizimit në nivel të lartë deri në vitin 1997, pason një rënie. Rritje e numrit absolut të shtimit natyror shënohet pas gjysmës së viteve të 80-ta dhe kjo tendencë zgjatë deri nga gjysma e viteve të 90-ta. Pas vitit 1995 një rënie e shtimit natyror. Ndryshime të mëdha , në drejtim të reduktimit të shtimit natyror vërehet pas viteve 2002-2003 në Komunën e Preshevës dhe të Bujanocit, për t’u  zvogëluar në mënyrë dramatike nga viti 2006 dhe për të arritur nivelin prej rreth 2 ‰ në vitin 2012 në Komunën e Preshevës, zero ‰ nivelim në komunën e Bujanocit, ndërsa në minus shtim në komunën e Medvegjës. Në komunën e Medvegjës nga viti 1999 vërehet shtim negativ natyror (-4‰). Nga kjo ecuri e dinamikës së shtimit natyror rezulton që edhe Lugina si tërësi të ketë shtim negativ natyror.

Serbia është vendi i gjashtë me moshë më të vjetër në Evropë, dhe mosha mesatare e popullsisë është 42.9 vjet! Numri i njerëzve mbi 65 vjeç është 33 për qind, gjegjësisht është më i lartë se numri i popullsisë nën moshën 15 vjeçe. Në Serbi çdo vit mesatarisht vdesin 102.455 njerëz, ndërsa lindin vetëm 67.459 foshnje. Kjo do të thotë që çdo vit Serbia humb 35 000 banorë, gjegjësisht një qytet të madhësisë së Prijepoles, Beçejit ose të komunës së Savskivenacit, shkruan e përditshmja novosti.

Nga viti 2006 deri në vitin 2016, numri i banorëve në Serbi, vetëm në bazë të rritjes natyrore, është zvogëluar për rreth 385,000 banorë. Prandaj nuk është e çuditshme që para disa dite  agjencia e inteligjencës amerikane CIA, në publikimin e saj të cilat i publikon për të gjitha vendet e botës,ka potencuar se në Serbi plakja e popullsisë është një sfidë e madhe.

Sipas Zyrës së Statistikave të Republikës së Serbisë, situata demografike në Serbi karakterizohet nga një rritje natyrore dukshëm negative dhe zgjerim i zonave të depopullimit. Komunat e vetme në Serbi që kanë shtim natyror pozitiv janë Sjenica (1,1), Novi Sadi (1,3), Presheva (3,1), Novi Pazari(6) dhe Tutini (7.9).

Popullsia shqiptare në Luginën e Preshevës, nuk dallohet nga popullsia shqiptare në Kosovë dhe viseve tjera. Ajo karakterizohet  me popullsi të re me moshë mesatare rreth 28 vjet, përderisa ajo e Serbisë 46 vjet.

Struktura nacionale e popullsisë sipas komunave dhe në përgjithësi për Luginën e Preshevës viti 2003

  Gjithsej banorë Shqiptarë % Serb % Romë % Të tjerë %
Presheva 48.008 95 4.57 0.62 1.04
Bujanoci 53 485 63.29 27.64 7.25 1.82
Medvegja 11.395 29.19 66.82 1.01 2.98
Lugina  e Preshevës 112.888 72.98 21.38 3.91 1.73

 

Lugina e Preshevës në pikëpamje ekonomike, sociale, arsimore, kulturore e shëndetësore është  ndër rajonet më të pa zhvilluara në Serbi; për nga të ardhurat kombëtare është  pesë herë  nën mesataren e Serbisë.

Për shkak të varfërisë ekonomike, dhunës policore-komuniste, mos perspektivës, një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve ka braktisur rajonin dhe është ngulitur në Kosovë, veçanërisht në Prishtinë me rrethinë, në Gjilan e gjetiu dhe në Evropë së pari për punë të përkohshme, e pastaj edhe me familje. Për shkak të ngecjeve të vazhdueshme  ekonomike e arsimore, si dhe për arsye  të presionit të pushtetit serb, shqiptarët i braktisën pothuajse të gjitha vendbanimet e komunës së Medvegjës, duke i lënë pronat e paluajtshme.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në kohën e okupimit të Kosovës dhe të terrorit ndaj shqiptarëve dolën krah shqiptarëve të Kosovës, duke ndihmuar në të gjitha format e mundshme, bile edhe ushtarakisht. Shqiptarët e luginës kurrë nuk u pajtuan të jenë nën administrimin e Serbisë, gjatë luftës së Dytë Botërore, me ndihmën nga viset tjera bënë përpjekje për të rezistuar okupimit serbo-komunist. Ata në vazhdimësi bënë përpjekje për çlirimin e tyre, për demokratizimin e jetës dhe zhvillimin e gjithmbarshëm, ndërsa përmes formave demokratike të veprimit edhe për bashkimin me Kosovën. Qysh në vitin 1992, pas shpartallimit të Jugosllavisë komuniste, ata me referendum vendosën që t’i bashkohen Kosovës. Pas përfundimit të Luftës në Kosovë, dhe pas largimit të forcave ushtarake policore serbe nga Kosova në vitin 1999, nga fundi i këtij viti shpërtheu një konflikt i armatosur midis shqiptarëve dhe forcave serbe, i cili zgjati gjatë gjithë vitit 2000. Me ndërmjëtësimin e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht amerikanëve konflikti përfundoi me një marrëveshje të brishtë, ndërsa lufta politike e shqiptarëve për realizimin e të drejtave njerëzore e kombëtare dhe shtet formuese sikurse në trojet e tjera po vazhdon. Sidomos, pas krijimit të rrethanave të reja në mes të dialogut Kosovë-Serbi i cili po zhvillohet në Bruksel, Këshilli nacional Shqiptar, dhe partitë politike shqiptare të luginës miratuan një deklaratë të përbashkët  për bashkimin e Luginës me Kosovën.

Krerët politik të Luginës së Preshevës, pas takimit ditë më parë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi kanë thënë se ky është një takim i radhës me institucionin e presidentit të Kosovës për të shpjeguar nevojën dhe domosdoshmërinë për zgjidhjen e çështjes së problemit të Luginës së Preshevës.

“Duam të konfirmojmë se shqiptarët e luginës së Preshevës kanë një kapital politik të cilin tani duhet të jetësohet në vigjilje të përmbylljes së bisedimeve Prishtinë-Beograd,dhe pse të mos zgjidhet edhe problemi i Luginës së Preshevës”.

“Dhe në këtë fushë ne jemi të zotuar që të respektojmë vullnetin politik të shqiptarëve në Luginë, të shprehur në referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 ku shumë qartë janë shprehur se janë për një autonomi politike-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën”.

“Tani është momenti i zgjidhjes së problemeve të grumbulluara, dhe madje ndoshta do të ishte një moment historik i zgjidhjes së problemeve në mënyrë paqësore”, thanë ndër tjerash .

Ndërsa presidenti Thaçi, pas takimit me liderët politikë dhe bartësit e institucioneve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe bashkëpunëtorët e tyre, ka thënë se si president dhe të gjitha institucionet në Kosovë e kanë obligim që jo vetëm të dëgjojnë për problemet por gjithashtu të ndërmarrim veprime konkrete për adresimin e këtyre problemeve në mënyrë demokratike dhe paqësore dhe në përputhje me standardet evropiane.

“Kosova duhet të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë edhe për shqiptarët e Luginës. Kosova respekton tërësinë territoriale të fqinjëve, në këtë rast edhe të Serbisë, por nuk mund t’i mbyllim sytë para padrejtësive që Serbia mund t’u bëjë atyre”, ka thënë ndër tjerash Thaçi, transemtuan mediat .

Gjendja e krijuar, paksa edhe e papritur, është e domosdoshme që të rritet ndjenja e përgjegjësisë së klasës politike kosovare. Çështja e Luginës së Preshevës, të futet në agjendën e bisedimeve me Serbinë duke i kërkuar Beogradit që të njëjtat të drejta që gëzojnë serbët në Kosovë t’i gëzojnë edhe shqiptarët në Serbi.

 

Libër që flet për sadizmin

 

Romani i përfolur në media “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi përveç që ngre në kulm erotikën dhe skenat rrëqethëse, në plan ka edhe sadizmin. Sadizmi përdoret të personazhi i femrës e cila viktimizohet për kënaqësitë e protagonistit i cili gjatë aktit seksual ka dëshirë ta pret ngadalë viktimën duke e gjakosur gradualisht. Vet titulli “Psycho” e arsyeton një akt të tillë. Fillim e fund romani është “Psycho”, dhe dëshira e protagonistit është të lë gjurmë e më pastaj  të zbulohet, por gjestet e tij engjëllore nuk nxjerrin dyshimin tek të tjerët. Në vazhdim po ju sjellim një akt sadist nga romani:

“Po qeshni zonjë, prit të shkoj të marr thikën në kuzhinë, t’i pres thithat e cicave, ose t’i nxjerrë më dhëmbë, por do më shurdhosh nga britma, duhet ta mbyllë gojën me ngjitës. Eh sa mirë, tash zëri yt më nuk do të dëgjohet zonjë. Edhe pse muret janë të izoluara ekstra për këtë punë, sikurse mure radiosh, asgjë nuk dëgjohet nga jashtë. Zgjidh vetë cilën cicë ke dëshirë ta pres? Të majtën apo të djathtën? Ose të dyja më mirë? Gratë e bukura janë me një cicë. Kam njohur një grua e cila kishte operuar kancerin në njërën cicë, interesant dukej. Frikohem se do vdesësh nga humbja e gjakut, duhet të të qep pastaj, nuk do ndjesh shumë dhimbje sepse do mpihesh nga dhimbja e madhe. Po qeshni, vazhdoni të qeshni. Jeni shumë kliente e vështirë, e sheh vdekja është e pashmangshme…”

VLLASI/ Beogradi synon për të kapur burime, siç është Trepça, “Gazivoda”

Azem Vllasi, ka akuzuar Beogradin si nxitës të konflikteve, e cila sipas tij trashëgon enden traditën politike millosheviçiane.

I intervistuar nga media boshnjake në kuadër të zhvillimeve më të fundit, Vllasi tha se prej atyre që mbajnë autorësinë e konflikteve, vështirë të presësh rregullim demokratik të çështjeve ndërnacionale e ndërshtetërore

“Vuçiç dhe njerëzit rreth tij, autoritetet politikëbërëse në Serbi, janë ata të cilët organizuan konfliktet, luftërat për spastrim etnik në funksion të kufijve të rinj të Serbisë së Madhe. Ndaj dhe ata nuk dijnë e as num munden që në mënyrë demokratike, përmes dialogut, të zgjidhur problemet me fqinjët. Kjo nuk do të ndodhë, sepse ato i kanë krijuar vetë këto probleme. Vuçiç dhe kompania e tij, edhe pse në rrethane të ndryshme, drejtojnë si pasardhës të politikës së Millosheviçit dhe Sheshelit, pasi edhe në politikë dolën nga shkolla e tyre. Edhe pse ata e dinë se Kosova definitivisht është e pavarur nga Serbia, që nga qershori i vitit 1999, ata po nxisin kriza.

Në të njëjtën kohë, në Kosovë, shqiptarë dhe serbë, si gjithë të tjerët, jetojnë normalisht në paqe dhe askush nuk rrezikon askënd. Vuçiç ka një nevojë të brendshme për të gënjyer për publikun e tij se serbët në Kosovë janë të rrezikuar, në mënyrë që të dërgojnë mesazhe që se po u bëhet mbrojtësi i tyre”, tha Vllasi.

Ndërsa i pyetur për autonominë që kërkojnë serbët, ndryshe Asosacionin e Komunave, Vllasi përgjigjet:

“Është e paqartë se çfarë autonomie do të ishte për rreth 30,000 serbë të Kosovës që jetojnë në Veri, ndërsa në pjesë të tjera të Kosovës ka rreth 60,000 sosh. Pa urdhra të Beogradit, serbët e Kosovës nuk bëjnë asgjë. Dhe është Beogradi që i nxit, sepse është fjala për të kapur burime si ” Trepça ”, apo impiante të rëndësisë jetike siç është ” Gazivoda” në kufi me Sanxhakun. Megjithatë, nuk do të lejohen procedura jashtë rendit kushtetues të Kosovës. Kosova si shtet, bën dhe do të bëjë të gjitha që dhe serbët, si dhe qytetarët e tjerë të Kosovës, të jetojnë normalisht dhe në mënyrë të sigurtë. Ama që të manipulohen në mënyrë që të mund të rrëmbejnë pjesë të Kosovës, kjo nuk do të lejohet kurrë. Për ne, çdo pjesë e Kosovës është njësoj e rëndësishme dhe me të gjitha mjetet do të mbrojmë rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Kosovës”, theksoi ish-politikani dhe shtetari i lartë i ish-Jugosllavisë.

Vllasi u pyet gjithashtu dhe skenarët e përfolur të shkëmbimit të mundshëm të territorit, ku në qendër është fati i Luginës së Preshevës, gjë të cilën Presidenti Thaçi nuk e ka përjashtuar si mundësi.

“Në shtetet e rregulluara në mënyrë demokratike, udhëheqësit politikë duhet të punojnë gjithmonë për të siguruar që të gjithë qytetarët, pavarësisht nga nacionaliteti i tyre, të ndihen mirë në vendin ku jetojnë; të mos jenë të diskriminuar në nivel kombëtar. Ata që nuk janë në gjendje të bëjnë këtë, ofrojnë dallime etnike si zgjidhje. Dhe kjo gjithmonë çon në probleme edhe më të mëdha, madje edhe në luftëra. Për shkak të politikës së delikuencave etnike dhe pastaj territoriale, filluan luftërat dhe vuajtjet në ish-Jugosllavi. Njeriu i një politike të tillë ishte Sllobodan Millosheviç dhe pasuesit e tij vazhduan. Duhet ditur e kuptuar se nuk ka vende etnikisht të pastra, sepse ato thjesht janë të pamundura. Nuk do të ketë ndryshime kufijsh apo shkëmbim territoresh. Në territorin e ish-Jugosllavisë, ku tani kemi shtatë shtete, çështja e kufijve ka mbaruar. Ama kur Serbia dhe Kosova të pranohen reciprokisht dhe të normalizohen marrëdhëniet e tyre brenda kufijve ekzistues, mund të bien dakord për një korrigjim kufitar ose shkëmbim territorial. Kjo lejohet sipas ligjit ndërkombëtar, me kusht që asnjë vend i tretë të mos dëmtohet. Megjithatë, korrigjimi i kufijve ose shkëmbimi i disa pjesëve të territorit, janë të kushtëzuara nga disa arsye natyrore, gjeografike, nga tregues në terren apo interesa të tjera. Prandaj, ato janë më teknike sesa ato politike”, theksoi Azem Vllasi në intervistën e tij.

Në fund ai konkludon duke thënë se Serbia mbetet një faktor kyç për paqëndrueshmërinë dhe krizat e mundshme në rajon, pasi pas saj qëndron Rusia.

“Para së gjithash, sepse Rusia për serbët është shpresa kryesore e këtij rajoni. Rusia është një faktor i përhershëm i paqëndrueshmërisë në rajonin tonë për shkak të rivalitetit me Perëndimin. Një tjetër arsye që Serbia përbën një kërcënim për stabilitetin në rajon janë aspiratat e saj të pamohueshme për zgjerimin territoriale”, u shpreh Vllasi.

VIDEO / Pse nuk po gjej burrë!

VIDEO / Pse nuk po gjej burrë!

Të gjithë drejt martesës, shifra e dasmave në muajin korrik thyen rekord!

Korriku duket se ka qënë muaji i martesave për vitin 2018. Përgjatë javëve që lamë pas janë kryer 11 927 celebrime për martesë, një shifër që është në rritje krahasuar me vitet e kaluara.

Pjesa më e madhe e tyre janë emigrantë që kthehen në stinën e verës për të kryer dasmën.

Gushti është plot me dasma të tilla. Për të mbledhur të afërmit dhe për të ndjekur traditën, ata vijnë në qytetet dhe fshatrat e lindjes.

Një nga motivet e rikthimit të tyre në atdhe për të lidhur kurorë, është ruajtja e traditës.

Tërmeti shkatërron ishullin turistik, të paktën 37 të vdekur

Të paktën 37 persona kanë vdekur pas një tërmeti të fuqishëm në ishullin indonezian të Lombokut.

Tërmeti 7 ballësh shkatërroi një sërë ndërtesash dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë në të gjithë ishullin.

Më shumë se 50 persona janë plagosur. Qindra banorë në ishullin fqinj të Balit, publikuan një sërë videosh tronditëse ku shiheshin njerëzit që dilnin nga shtëpitë e tyre duke bërtitur.

Një paralajmërimi për cunami u lëshua nga autoritetet pas tërmetit. Instituti Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti ra në një thellësi prej 10 kilometrash.

Prestigjozja britanike për koncertin e Dua Lipës: Kosova dhe talentet e muzikës që nuk njohim

Dua Lipa ka arritur famë ndërkombëtare dhe tani mund të realizojë dëshirat e familjes së saj. Ajo do të organizojë një koncert gjigant në Prishtinë, së bashku me emra të njohur të muzikës që do i japë shumë vlera Kosovës. Për këtë ngjarje ka shkruajtur edhe prestigjozja britanike “The Guardian” që e nis shkrimin me këtë fjali: “Ylli i hitit ‘New Rules’, Dua Lipa, do të performojë në një event në Prishtinë, të organizuar për të rritur imazhin e vendit. Dhe babai i saj do të jetë pjesë e tij gjithashtu…”

Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës ka një kohë të gjatë që dëshiron të organizojë një festival të madh në Kosovë për ta vënë në hartën kulturore dhe për të vërtetuar se shteti më i ri në Europë mund të marrë vlera dhe të mos njihet për konflikte e skandale.

22-vjecarja do mbajë një festival gjigant në Prishtinë këtë javë, për të cilin familja shpreson se  do ta promovojë imazhin e Kosovës në gjithë botën.

“Ne duam t’u japim njerëzve një ndjenjë të përkatësisë, të jetesës evropiane dhe idenë se ne jemi pjesë e Evropës. Kjo është mënyra më e mirë për të promovuar Kosovën si një vend paqësor dhe muzik-dashës që mirëpret të gjithë fqinjët tanë dhe të gjithë vizitorët që duan të argëtohen”, tha Dukagjini për Observer.

Dua Lipa, e cila me Calvin Harris vazhdon të jetë në vendin e parë në Britaninë e Madhe me këngën e tyre më të fundit “One Kiss”, është më e madhja nga tre fëmijët e Dukagjinit, i cili u largua nga Kosova me gruan e tij më 1992 dhe u vendos në Ëest Hampstead në Londër. Familja fliste anglisht dhe shqip në shtëpi dhe Dua Lipa shpesh ka shprehur krenari për prejardhjen e saj nga Kosova, duke publikuar për 15 milionë ndjekësit e saj të Instagram, fotografi të librave të shkruar nga gjyshi i saj, i cili ishte kreu i Institutit të Historisë së Kosovës. Kjo nuk është hera e parë që festivali “Sunny Hill” organizohet në Kosovë. Dua Lipa u takua me kryetarin e komunës së Prishtinës dhe me presidentin e Kosovës në koncertin e mbajtur dy vjet më parë.

Pse unë nuk bëhem nënë!

Ylli i hollivudit, Jennifer Aniston është një prej aktoreve më të famshme dhe më të kërkuara në botë, por sërish nuk është e plotësuar në jetë. Ndarja me bashkëshortin Justin Theraoux pas dy vitesh martesë ka ndikuar tek ajo duke marrë edhe kritika se nuk është bërë nënë.

Por, 49-vjeçarja ka vendosur të sqarojë gjithcka për publikun me anë të një interviste për “Instyle”. Ajo nuk dëshiron të cilësohet si ‘zemërthyer’, ‘femër që nuk di të mbajë një mashkull’ apo ‘egoiste’.

Aktorja tha: Së pari, me gjithë respektin e duhur, unë nuk jam zemërthyer pas ndarjes dhe së dyti, ato janë supozime të pakujdesshme, askush nuk e di se çfarë po ndodh prapa dyerve të mbyllura, askush nuk mendon se sa e ndjeshme mund të jetë për partnerin dhe mua. Ata nuk e dinë atë që kam përjetuar nga ana mjekësore apo emocionale. Ky është presion që gratë të jenë nëna dhe nëse nuk janë, atëherë ato konsiderohen si të dëmtuara, ndoshta qëllimi im në këtë planet nuk është të riprodhoj.

Fitorja kundër Chelsea, Guardiola: Ne flasim me rezultate

Manchester City ka fituar titullin e Supërkupës së Anglisë, duke mposhtur me shifrat e pastra 2-0 Chelsea. Një paraqitje që është lavdëruar dhe nga trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola që ka përgëzuar mentalitetin e shfaqur në finalen e së dielës.

“Mentaliteti jonë ishte i mirë dhe ne morëm fitore. Ne përgatisim çdo ndeshje dhe rezultatet tona do të përcaktojnë se kush jemi dhe do të shohim në fund të sezonit se cili është niveli ynë. Phil Foden është i gatshëm për Premier Ligën. Ai tani ka një vit përvojë. Është kaq mirë për ne”.-deklaroi Guardiola për mikrofonin e “BBC Sport” pas fitores kundër Chelsea.

Manchester City e nis mbrojtjen e titullit të Premier League kundër Arsenalit, me përballjen që do të zhvillohet të dielën e ardhshme.