Nëna e Bebe Rexhës tregon arsyen se pse këngëtarja i ka mbetur në “derë”

Bebe Rexha është ndër të vetmet që deri më tani nuk është komentuar shumë nga mediat rozë sa i përket romancave.

Duke qenë se këngëtarja shqiptare ndodhet në majat e karrierës së saj për momentin, kjo ka bërë që të mos ketë shumë kohë për jetën sentimentale.

Kështu, së fundmi këngëtarja ka postuar në një story, një foto që ia kishte çuar nëna e saj duke  e vënë paksa në lojë.

Në foto shkruhej:

E zbulova se pse jam beqare!  Mesa duket ndonjëherë  duhet të dalësh dhe duhet t’i lësh njerëzit të të shohin.”

Me aq sa kuptojmë ne, Bebe dhe nëna e saj po nënkuptojnë që këngëtarja nuk ka shumë kohë të lirë për të dalë e për t’u argëtuar në mënyrë që të njohë njerëz të rinj.

VIDEO/ A vjedhin femrat shqiptare!?

Veprim i ulët, aq më tepër nga femrat që janë nëna! Vjedhja kurrë nuk justifikohet.Kështu si janë bërë publike nga kamerat të marrin mësimin e munguar dhe të bëhen shembull i keq për gjestin e dënueshëm.

Varfëria mund të çoj tek lypja,por kurre tek vjedhja që tregon nivel të edukatës familjare. Nëse do ishin këto gra pronare dhe t’ju vidhej malli,si do reagonin?

Greqia dëbon mbi 4 mijë shqiptarë

Më shumë se katër mijë shqiptarë janë dëbuar nga policia greke përgjatë muajve të fundit.

Qeveria greke njoftoi sot se për muajin korrik ka dëbuar për në vendet e tyre të origjinës 841 emigrantë të paligjshëm.

Si gjithnjë, numri më i madh i kthimeve ishte për Shqipërinë (377) dhe më pas Irakun (141), Pakistanin (74), Gjeorgjinë (43), Bangladeshin (29), Turqinë (28), Algjerinë dhe Iranit (18).

Për 7-mujorin e parë Greqia ka dëbuar 4.267 shqiptarë, të cilët ishin pjesë e 7.959 shtetasve me kombësi të ndryshme, që u kthyen në kufirin grek.

Përgjatë muajve të fundit, janë dëbuar qindra shqiptarë, përkatësisht 628 në janar, 648 në shkurt, 668 në mars, 745 në prill, 738 në maj, 463 në qershor dhe 363 në korrik.

Sonte film në Strugë,prezentohet “Tuneli” në “K’tu Fest”

Vazhdojnë ditët artistike të festivalit ndërkombëtar artistik “K’tu Fest” në Strugë. Ndërkohë që në kuadër të “K’tu Fest’ Junior”, teatri i Kukullave të Tiranës dhà premierën e shfaqes “Dasma Shqiptare” duke mbledhur dhjetra dhe qindra vogëlushë në sallën e teatrit Poshka për të ndjekur këtë përformancë, sonte në darkë, në orën 21.00, do të shfaqet filmi “Tuneli” i regjisorit Ilir Harxhi. Për herë të parë në Maqedoni filmi “Tuneli” trajton realitetin absurd të atyre që abuzojnë me pushtetin duke trajtuar tragji-komedinë e një vendi të vogël ku duket se jeta ka mbetur në vend por që në të vërtetë etja për para ndez motorët e intrigës.

Me aktorë si Enver Petrovci, Arben Derhemi, Sokol Angjeli dhe pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Robert Ndrenikës, filmi i Ilir Harxhit është një vepër që kërkon të hedh dritë në skutat e errëta.Sonte në teatrin Poshka të gjithë mund të kenë mundësinë të shohim këtë prodhim me gjigandët e ekranit shqiptar.

(ASH) ka reaguar ndaj veprimtarisë propagandistike njëetnike në vend

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar ndaj veprimtarisë propagandistike njëetnike në vend, që po fshehë dhe injoron vlerat dhe realitetin multietnik.

“Vlerat europerendimore dhe perspektiva euro-integruese ka qenë dhe do te ngelet objektiv dhe përcaktim esencial i ASH në veprimin e saj politik. Qeveria e Maqedonisë, në fushatën e saj, po shpërndan afishe she materiale propandistike, duke e bërë vetëm kombin maqedonas ekzistent në Maqedoni, duke shkelur mbi realitetin multietnik te vendit”, nënvizon ASH.

Sipas reagimit, afishet që zyrtarë të LSDM po i ndajnë me opinionin : Hyjmë në NATO dhe BE si maqedonas” “ Me marrëveshjen e sigurojmë ardhmërinë maqedonase” dhe “Gjuha Maqedonase është e mbrojtur” konfirmojnë shqetësimin dhe reagimet e ASH se kjo qeveri tenton ta zhbëj kombin shqiptar, madje ta paraqes si inekzistent dhe të paqenë.

“Shqiptarët, e duan integrimin BE dhe NATO-n,ata pa fajin e tyre kane ngelur me dekada jashta këtyre institucioneve ndërkombëtare pikërisht ndaj kontesteve politike te maqedonasve me fqinjët e tyre dhe sot kjo qeveri tenton tju mvesh kombin politik “maqedonas” E rikujtojmë Qeverinë LSDM dhe BDI se shqiptarët do të integrohen në BE dhe NATO si shqiptar dhe europian, por jo edhe si maqedonas”, reagon Aleanca për Shqiptarët. (INA)

Maqedonia godet rrjetin e xhihadistëve

Në një bastisje të hënën, policia maqedonase arrestoi shtatë persona të dyshuar për pjesëmarrje si luftëtarë të huaj në konfliktet në Siri dhe Irak.

Të dyshuarit e ndaluar, të gjithë shtetasit maqedonas të moshës ndërmjet 23 dhe 47 vjeç, dyshohen për pjesëmarrje aktive në konfliktet në Siri dhe Irak si luftëtarë të huaj, tha Ministria e Brendshme në një njoftim për shtyp të martën.Megjithëse shumica e ekspertëve të sigurisë thonë se koha për rekrutimin e luftëtarëve xhihadistë nga Maqedonia dhe pjesa tjetër e Ballkanit ka kaluar, vlerësimet e policisë tregojnë se së paku 30 njerëz nga Maqedonia kanë vdekur deri tani në konfliktet në Lindjen e Mesme dhe se më shumë se 70 janë kthyer në shtëpi.fb Nexhat Haziri

Facebook, iTunes dhe Spotify qëndrim të përbashkët kundër “gjuhës së urrejtjes”

Facebook, iTunes dhe Spotify hoqën nga platformat e tyre qindra publikime të InfoWars, markës Jones dhe teoricienit të komplotit Alex Jones.

Në një deklaratë të publikuar nga Apple theksohet se publikimet e Alex Jones dhe InfoWars janë hequr nga iTunes dhe aplikacionet e rrjedhës së transmetimit. Ndër të tjera në deklaratë është përdorur shprehja se “nuk tregohet tolerancë ndaj gjuhës së urrejtjes”.

Po ashtu edhe Facebook ka njoftuar se ka hequr nga platforma e saj faqen e InfoWars për shkak të “gjuhës së urrejtjes”.

Spotify, shërbimi për të dhënat dhe rrjedhën e muzikës ka deklaruar për BBC-në se ka hequr nga listat e rrjedhës së publikimeve “The Alex Jones Show”.

Në anën tjetër gjithashtu edhe Spotify, shërbimi për të dhënat dhe rrjedhën e muzikës ka deklaruar për BBC-në se ka hequr nga listat e rrjedhës së publikimeve “The Alex Jones Show”.

Alex Jones, i cili kritikohet në masë për shkak të teorive se qeveria e Washingtonit ka planifikuar sulmet e 11 korrikut, ai gjithashtu kishte pretenduar se kanë qenë aktorë, fëmijët të cilit u deklaruan se kishin humbur jetën në sulmin e kryer në vitin 2012 ndaj shkollës fillore Sandy Hook, shkruan atsh.

Edhe YouTube në muajin korrik hoqi 4 video nga kanali i Jones i cili ka më shumë se 2,4 milionë ndjekës. Jones në disa prej videove të hequra kritikonte emigrantët muslimanë që shkojnë në Evropë.

Lira turke “shkrin” pas konfliktit me SHBA, punët nuk janë hiç mirë për Erdoganin

Lira turke ka hyrë në një fazë zhvlerësimi të shpejt prej disa muajsh duke bërë që brenda vitit ajo të humbasë 40 për qind të vlerës së saj.

Shpejtësinë e zhvlerësimit të saj e ka rritur edhe konflikti me SHBA-të, ku pas embargos ndaj dy ministrave të Erdoganit, administrata Trump ka paralajmëruar sanksione të rëja, tashmë kundrejt kompanive dhe personave të afërt të liderit turk, raporton Albeu.com.

Konflikti SHBA-Turqi shpërtheu pasi këta të fundit burgosen një prift evangjelist, Andrë Brunson, me akuzën e pjesëmarrjes në grushtin e debatuar të shtetit të korrikut 2016.

SHBA e ka cilësuar një peng të Erdoganit priftin në fjalë duke theksuar se nuk ka asnjë fakt kundër tij.

Vetëm ditën e djeshme, lira turke u zhvlerësua me 5 për qind ndaj dollarit dhe euros duke bërë që për të blerë një dollar, turqit të duhet të paguajnë 5.3 lira, ndërsa për një euro, 6.1 lira.

Këto tregues janë rekord që prej krizës së madhe të fillimit të viteve 2 000, e cila solli në pushtet islamistët e AKP.

Banka Qendrore e Turqisë ka ndërhyrë disa herë duke injektuar miliarda dollar në treg, por asnjë prej këtyre ndërhyrjeve nuk ka ndikuar në uljen e ritmit të zhvlerësimit të lirës.

Kjo situatë ka shkaktuar frikë të madhe në vend pasi shumë i tremben falimentimit të kompanive të mëdha dhe më pas bankave duke sjellë një situatë kolapsi financiar në Turqi.

Modelja kthehet në kuzhiniere

Xhesika Berberi është një nga modelet më të sukseshme shqiptare e cila vazhdon karrierën e saj në SHBA. Si një modele e kërkuar ajo lëviz shpesh në vende të ndryshme të botës dhe jeta e saj është nëpër aeroporte e pasarela.

Por, edhe pse me shumë angazhime profesionale, Xhesika Berberi na tregon herë pas here se ka edhe një tjetër pasion, që nuk ka lidhje me profesionin e saj.
Ajo është kulinaria dhe dëshira për të harxhuar orë të tëra në kuzhinë.

Kështu, modelja na ka surprizuar të gjithëve. Ka gatuar ëmbëlsirën e preferuar të shqiptarëve, që është bakllavaja. Një ëmbëlsirë kjo që jemi të vetdijshëm që e konsumojmë më shumë për festën e Vitit e Ri. Xhesika e ka gatuar bakllavanë me rastin e një feste të organizuar në kopshtin e shtëpisë.