Vuçiç | Sërbët po ikin nga Nishi ne Beograd e le më të kthehen në Kosove

Ptesidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dje ishte krejt i shfryrë. Ai nuk e kishte më atë krenarinë sterile antishqiptare që e kanë trashëguar nga Nikola Pashiç, nga Tito dhe nga Milosheviçi. Dhe me shpirt ndër dhëmbë tha: “Duhet të pajtohemi me realitetin.

Prej 600 vitesh ne e genjejmë vetveten. Kosova sot është e pavarur, duhet me arrit kompromis. Nese vazhdojme kështu, per 100 vjet, asnjë serb nuk do te mbesë më ne Serbi, të gjithe do ikin. Sërbët po ikin nga Nishi ne Beograd e le më të kthehen në Kosove”.

Pas Berhamit, shqiptari tjetër që do përjashtohet nga Kombëtarja e Zvicrës

Ditën e djeshme në të gjitha mediat bëri bujë lajmi që futbollisti me origjinë shqiptar Valon Berhami u përjashtua nga Kombëtarja e Zvicrës pas një vendimi që trajneri Petkoviç mori.

Siç tregoi dhe Valoni në një intervistë, ai u lajmërua për largimin nëpërmjet një telefonate dhe i zhgënjyer akuzoi se vendimi që u morë ishte tërësisht politik.

Mirëpo siç duket fatin e Berhamit  do ta ketë dhe një shqiptar tjetër i Zvicrës. Sipas ‘RSI’ pas Berhamit nga Zvicra do të largohet edhe futbollisti Blerim Xhemaili. Përveç dy shqiptarëve, Petroviç ka vendosur që të përjashtojë edhe Zhorzhu dhe  Gelson  Fernandes.

E përdhunuan për 15 muaj rresht, gazetarja rrëfen tmerrin

Një gazetare që u rrëmbye, torturua dhe u përdhunua për 15 muaj në Somali, ka treguar për herë të parë në një intervistë momentet e tmerrit. Amanda Lindhout, nga Alberta, Kanada, ishte vetëm 26 vjeç kur udhëtoi në kryeqytetin lindor të Afrikës Mogadishu në vitin 2008 me të dashurin e saj, 36-vjeçarin Nigel Brennan dhe u rrëmbye ditën e tretë të udhëtimit të tyre. Sulmuesit të armatosur me kallashë, kërkuan 1.1 milion dollar nga familjet e tyre ose kërcënuan se do t’i prenë kokat. 

Amanda dhe Nigel

Tani, 9 vjet pas dhe 2 muaj pasi rrëmbyesi u burgos, Amanda foli në një intervistë për tmerrin duke u shprehur se fakti që ajo dhe i dashuri nuk kishin të paguanin 1.1 milion dollar bëri që të mbaheshin në robëri. Gjatë kësaj kohe, ata u rrahën, u lanë pa ngrënë dhe Amanda u përdhunua në mënyrë të përsëritur.

“Abuzimi seksual ishte kaq shkatërrues dhe kaq e frikshme. Koha kalonte, kushtet bëheshin më keq”, u shpreh Amanda. Gazetarja tregoi edhe momentin sesi ndodhi rrëmbimi. “Ishim në  autostradë dhe pamë një makinë. Kishte rreth një duzinë njerëzish të armatosur që ishin fshehur pas asaj makine të parkuar”, tregoi Amanda. Gazetarja tregoi se një ditë rrëmbyesit e kërcënuan se do t’i prinin kokën. 

“Më çuan nga makina nën një pemë dhe më tërhoqën kokën. Më vendosën thikën në fyt”, tregoi gazetarja. Pas 13 muajve në robëri, Amanda zbuloi se kishte planifikuar të përdorte një brisk për t’i dhënë fund jetës së saj, por e ndryshoi mendjen në sajë të një zogu që pa. “Ai zog ishte një lajmëtar”, tha ajo. Pas 460 ditëve të mbajtjes peng, çifti u lirua pasi familjet e tyre arritën të gjejnë shumën e parave.

Më 18 qershor, Ali Omar Ader, u dënua me 15 vjet burgim në Kanada. Një gjyqtar vendosi që nacionalisti 40-vjeçar somalez ishte ‘pjesëmarrës’ në marrjen e pengjeve. 

 

Uthull molle me sodë buke për kolesterolin, tretjen, veshkat. Duhet ta provoni…

Uthull molle me sodë buke për kolesterolin, tretjen, veshkat. Duhet ta provoni...

Uthulla dhe soda e bukës kanë gjetur përdorim të zgjeruar në shumë kura shëndetësore dhe të bukurisë.

Këto dy produkte janë tepër efikase, kushtojnë pak dhe gjenden lehtë në çdo dyqan ushqimor.

Uthullën dhe sodën e bukës mund ta përdorni për të zmbrapsur një sërë sëmundjesh.
Përse Duhen Kombinuar Uthulla Me Sodën e Bukës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, uthulla dhe soda e bukës kanë një nivel të kundërt pehashi.

Njëri është alkalin tjetri është acidik që do të thotë se kjo kurë mund të konsumohet pa shkaktuar dëme në organizëm.

Rrjedhimisht, ju do të përfitoni të gjitha vlerat pa rritur nivelin e aciditetit në trup.
Vlerat Më Të Rëndësishme Të Uthullës

Uthulla e mollës është një lëng i shëndetshëm që pastron trupin dhe e gjallëron atë.
Eliminon toksinat dhe ndihmon në metabolizimin e yndyrnave.
Parandalon infeksionet urinare.
Ndihmon në eliminimin e lëngjeve të tepërta.
Parandalon përtharjen e syve.
Përmirëson tretjen dhe parandalon konstipacionin.
Ul kolesterolin, trigliceridet dhe acidin urik.
Lehtëson kollën dhe dhimbjen e fytit.
Parandalon gurët në veshka.
Përmirëson shëndetin dentar.
Uthulla përmban vitaminat A dhe B, acide yndyrore, enzima dhe shumë minerale siç janë kalçiumi, fosfori, kaliumi, magnezi, sulfuri, zinku, hekuri dhe silikoni.
Si Të Përgatisni Kurën Me Sodë Buke Dhe Uthull

Merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe shtoni një lugë gjelle me uthull molle dhe një majë luge me sodë buke.
AgroWeb.org ju sugjeron të zgjidhni sodë buke jo të pasterizuar, ose siç përgatitej njëherë e më parë.

Si Ta Konsumoni

Ju mund të pini një deri në tre gota në ditë. Idealja është ta pini me stomak bosh ose të paktën një orë përpara se të ushqeheni.
Nëse dëshironi të bëni një detoks të organizmit, pini nga një gotë përpara çdo vakti.
Disa ekspertë e rekomandojnë këtë kurë edhe kundër inflamacionit apo artritit. /AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burrat rrjenë më shumë, gratë rrejnë më mirë!

Mëngjeset gdhihen me një gënjeshter të madhe
Aq sa mendojmë se kjo është dita jonë,
Gënjejmë në punë plot njerëz me halle,
Gënjejmë pa u skuqur e s’na bëhet vonë.

Gënjejmë shokë e miq dhe gruan e tjetrit,
Gënjen politika me nenin famëkeq,
Mendojmë gënjeshtrën që do i themi tjetrit,
Kur ne të mos jemi në këtë botë për dreq.

Në u përmbystë kjo varkë s’do na ngelin as eshtra,
As një të njëmijtat e trupit s’do na ngelin,
Do na sulen peshqit të mbushur me gënjeshtra,
Se prej qindra vitesh u kemi vënë karremin.

Poezi nga: Albi Lushi

Trajtime të reja për kancerin e trurit

Trajtime të reja për kancerin e trurit

Senatori republikan John McCain është ndoshta personi më i njohur me kancer në tru. Ai ka llojin glioblastoma të kancerit, më vdekjeprurësin.

Ish kandidati për president njoftoi se ishte i sëmurë vitin e kaluar. Nuk ka shërim për llojin e kancerit që ai ka; edhe kur mjekohen, shumica e njerëzve me atë lloj kanceri nuk jetojnë më shumë se tre vjet pas zbulimit të tumorit, por shkencëtarët po eksperimetojnë trajtime të reja shpresëdhënëse.

Lori Mines u diagnostikua me kancer në tru dy vjet më parë:

“As që doja të dija më tepër për këtë lloj kanceri, doja vetëm të bëhesha më mirë,”– thotë ajo.

Edhe forma jo-kanceroze të tumorit në tru mund të bëhen vdekjeprurëse, në se prekin pjesë të trurit që komandojnë funksionet vitale të trupit.

Trajtimi i tyre mund të bëhet me ndërhyrje kirurgjikale, kimioterapi, ose rrezatim, ose me kombinim të të gjithave.

Glioblastoma është forma më e zakonshme e tumoreve kanceroze të trurit dhe më pak se 6 për qind e personave të prekur mund të jetojnë 5 vjet pas zbulimit të tumorit. Këtë lloj tumori ka Lori Mines.

“Shpresoj të jetoj më gjatë, por jam realiste. Jam me glioblastoma, por unë do të vazhdoj të luftoj,”– thotë ajo.

Shkencëtarët në Univeritetin “Duke” zbuluan se mund t’i shtojnë shanset e mbijetesës për disa pacientë, duke injektuar tek tumori i tyre një virus të modifikuar të poliomelitit. Ky është shembull i një terapie me goditje të përcaktuar.

Studjues të tjerë po përpiqen me terapinë e goditjes së tumorit përmes sistemit imunitar të trupit.

“Jemi duke studjuar metoda të reja klinike, me terapi të përcaktuar, me imunoterapi, disa prej të cilave duken shumë premtuese. Ka shumë shpresa për pacientët me këtë sëmundje.”– thotë Dr. Arnab Chakravarti.

Dr. Arnab Chakravarti ((ARE-neb CHAK-rah-VAR-tee)) udhëhoqi një studim të Qendrës së Kancerit në shtetin e Ohajos, që bazohej tek përbërja gjenetike e gliomave, tumoreve të trurit, qofshin ato kanceroze, ose beninje.

Mines u përfshi në këtë studim.

Studjuesit zbuluan se mund të arrihej më tepër se sa thjesht dyfishimi i viteve të jetës për pacientët me një lloj të veçantë kanceri, kur ata trajtoheshin me kimioterapi dhe rrezatim.

“Është shumë e rëndësishme që çdo pacient të ketë trajtim individual për llojin e tij të kancerit, prandaj është duhet të njihen mirë predispozitat biologjike, treguesit dhe shenjat paralajmëruese të sëmundjes.”– thotë Dr. Chakravarti.

Ekspertët thonë se analizat me treguesit gjenetikë do të bëhen standarte për të gjithë pacientët me tumor malinj në tru. Po ashtu, ata po shqyrtojnë përdorimin e terapive të përqëndruara me ilaçe, si pjesë e trajtimit të individualizuar. Ka shpresa se një ditë, diagnostikimi me kancer në tru nuk ka për të qenë më si një dënim me vdekje për pacientin.(voa)

Dula Lipa flet në konferencë për Era Istrefin, Rita Orën e Majlinda Kelmendin

Dula Lipa flet në konferencë për Era Istrefin, Rita Orën e Majlinda Kelmendin

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka arritur sot në Kosovë.

Ajo do të perfomojë në Prishtinë të premtën (10 gusht), në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, i cili mbahet për tri ditë radhazi, shkruan lajmi.net.

Pas arritjes, këngëtarja i është drejtuar medieve në një konferencë për medie, ku tregoi emocionet e të qenit e pranishme në vendlindje, dy vite pas koncertit të fundit që mbajti këtu.

“Faleminderit shumë, po më vjen shumë mirë që jam këtu sonte, dhe po e bëjmë një festival për të cilin kemi folur shumë gjatë për ta bërë.”, ka thënë ajo.

Dua ka thënë se pret që vitet e ardhshme në këtë festival t’i sheh edhe Rita Orën, Bebe Rexhën dhe Era Istrefin.

E pyetur se cili është mesazhi që dëshiron ta dërgojë përmes këtij koncerti që e mban në “Sunny Hill” ajo shtoi “Kur më pyesin se nga jam dhe u përgjigjem nga Prishtina, Kosova, më pyesin se si është me qenë nga ai vend dhe pyetja tjetër ku gjendet. Këto reagime nuk është se i mirëpres, dua të dëgjoj duke thënë e njoh sepse Rita Ora vjen nga Kosova, Majlinda Kelmendi vjen nga Kosova. Kemi qejf që me këtë festival me pa që ka shumë talenta nga Kosova dhe shumë arsye me vizitu Kosovën.”

Në konferencë ishte i pranishëm edhe ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell, babai i Duas, Dukagjin Lipa dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kujtojmë që përveç Dua Lipës në “Sunny Hill” do të perfomojë edhe Action Bronson dhe DJ i famshëm, Martin Garrix.

OSMANI: NISËM KEQ NDESHJEN, DUHEJ TË SHËNOJMË

Ndeshja e parë e raundit të tretë të eliminatoreve të Champion League në transfertën me Red Bull Salzburgun solli disfatë për Shkëndijën, e cila gjithsesi në ndeshjen e kthimit javën e ardhshme në Shkup do të provojë shanset e saj. Trajneri i kuqezinjëve në konferencën për shtyp pas ndeshjes në ‘Red Bull Arena’ pranoi se ekipi nuk hyri në ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa shprehi keqardhje që skuadra nuk mundi të shënojë të paktën një gol nga disa mundësi të mira që krijoi para portës kundërshtare.

“Është fakt se ndeshjen nuk e nisëm ashtu si që u morrëm vesh. Me kalimin e minutave e gjetëm veten, konsoliduam lojën dhe krijuam disa mundësi që për fat të keq nuk i shfrytëzuam. Kemi rezultat të keq, por sigurisht se do të përgatitemi dhe do të japim më të mirën nga vetja në ndeshjen e kthimit në Shkup. Mendoj se është shumë e natyrshme të besosh në deri sa ka gjasa minimale edhe pse e përsëris se kemi rezultat shumë jo të favorshëm”, deklaroi trajneri Qatip Osmani në konferencën për shtyp pas ndeshjes së parë me Red Bull Salzburgun në Austri.

Për ato që shesin mend e nuk kanë dy lidhje me futboll kam një porosi!

 

E vetmja gjë që momentalisht më bën të ndihem krenar është SHKËNDIJA.

E vetmja gjë e cila edhe nëse kurrë nuk do kualifikohet do më bëj krenar është SHKËNDIJA.

Për ato që shesin mend e nuk kanë dy lidhje me futboll kam një porosi:

Shkëndija ngerthen në vete gjak, djersë, sakrificë, dinjitet dhe krenari.Unë si tifoz i Shkëndisë kurrë nuk e kam menduar se do e shoh ekipin tim të zemrës në kualifikime Europiane.Sa i përket Qatip Osmanit, nuk kam koment, është i vetmi njeri që e ka formulën se si ta mbajë gjallë Shkëndinë!E dini pse?-sepse pikërisht është Qata ai i cili luajti për Shkëndinë në ato vite kur e gjithë elita sllave ishte kundër SHKËNDISË.Respekt për Qatip Osmanin dhe Respekt për lojtarët e Shkëndisë.

Xhelal Selimi |MAQEDONIASHQIPTARE.COM