Shteti në këmbë, Ritvani rrah gjoks në Facebook!

Ritvan Zykaj është autori që vrau tetë persona të dy familjeve Zykaj pasditen e të premtes në Vlorë.

Në një kohë ku i gjithë shteti është vënë në kërkim të tij dhe askush nuk e di ku është, Ritvani “bëhet i gjallë” në Facebook.

Kanë qenë të shumtë ata që i kanë komentuar në profilin e tij, ndërsa vetëm pak minuta më parë ai u është kthyer keq.

Nga ana tjetër, një person e ka kontaktuar në inbox, duke e pyetur se përse e kreu këtë akt dhe i mori jetën vajzës 8-vjeçe.

Mesazhi i tij ka qenë:

Ashtu përqef”

Ndërkohë, në një status të publikuar në Facebook, më 23 Maj 2016, ka një koment  për 24-vjeçarin, “që të mos bëjë fjalë me kushërinjtë”.

Ndërsa i riu i përgjigjet:

Unë kot s’u bie në qafë, por kam një gjë, po me ngacmuan atëherë s’i lë rehat. Unë s’kam bëj, por ja që e kam këtë gjë”

Deri më tani ka dyshime se ai mund të fshihet edhe në ndonjë prej shpellave që ka në këtë zonë, ndërsa errësira e bën të vështirë lokalizimin e tij.

Përveç forcave të rendit, në terren janë marrë edhe qen të policisë.

Sakaq, nuk përjashtohet edhe mundësia që autori të jetë larguar përmes një rruge që të nxjerr edhe në autostradën Levan-Tepelenë.

SHPIFJE SHQIPTARÇE | Gruaja bashkë me fëmijën braktis burrin!Thonë e ka nga magjia!

Një situatë të pazakontë është duke përjetuar një i ri nga Tirana.

I martuar me një vajzë nga Pojani i Korçës, me të cilën ka dhe një djalë, ai thotë se prej një muaji po përjeton makthin më të madh të jetës së tij.

Krejt papritur gruaja u largua për t’u zhvendosur në fshatin e saj së bashku me fëmijën, duke braktisur bashkëshortin.

Ky i fundit, teksa shkon ta kërkojë, përballet me një situatë mjaft të padëgjuar.

Gruaja nuk i flet, ndërsa fëmija vetëm qan. Askush nuk i jep shpjegime. Të vetmit që i flasin janë banorët përreth.

Dhe e dini çfarë i thonë? Që gruas së tij i kanë bërë magji, pasi në atë fshat të gjithë dinë të bëjnë gjëra të tilla.

I dëshpëruar, ai shkruan në redaksinë e JOQ.al:

Qytetari shkruan: Më ka ikur gruaja me fëmijën. Vajta të takoja fëmijën dhe qante me të madhe. Nuk i kam bërë asgjë as gruas, iku se tha që do rrinte tek babi i vet. Nuk mban as telefon asgjë. Nuk më thotë as çfarë i kam bërë, kam qenë mjaft i dashuruar me të. Mos e nxirr emrin tim se më njeh gjithë Tirana. Pyeta në Korçë dhe më thanë të tërë që në Pojan bëjnë magji. Më kanë thënë të gjithë dhe ndaj dua ndihmëne  fansave tuaj nëse është e vërtetë. Unë e lash gruan një muaj atje, por u turbullua çdo gjë”

15 arsye pse nuk çajë kokë të martohem!VIDEO

-Pse ta pastroj shtëpinë nga mëngjesi deri në mbrëmje!

-pse të gatuaj se burri do të vij në shtëpi!

-pse ta pastroj mutin e fëmijës!

-pse të bëhem shërbetore e vjehrrës, e vjehrrit!

-pse të bëhem shërbëtore e lagjes, farefisit, gjithë botës!

-kurse, unë atë që ha e kam përpara, atë që se ha e kam mbrapa!

-ushqimi më vjen gati!

-teshat më pastrohen!

-shtëpinë e pastron nëna!

-flej sa dua edhe deri në mbrëmje!

-edhe po nuk u martove do vdesësh, edhe po u martove do vdesësh!MAQEDONIASHQIPTARE.COM

Çka folën dy shokët e idealit?!

Kretari kosovar Hashim Thaçi ka realizuar një takim me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.

Thaçi përmes profilit të tij në Facebook ka shkruar:

Sapo zhvillova një takim të shkëlqyer me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin. Ne biseduam për integrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, të cilin e shohim si interes strategjik, si dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte konkludim i përbashkët, se ky proces duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe me anëtarësim të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

ÇOHU MOJ NËNË ! 

Poezi nga Shefik Arifi

ÇOHU MOJ NËNË ! 

Çou moj nënë se të kanë ardhë fëmija,
Ngrihu e na thuaj ndonjë fjalë,
Plot me njerëz është mbushur shtëpia,
Zemra jashtë po kërkon të dalë.

Malli për ty nënë më ka mbytur,
Çou e shtrenjta ime se të ka ardhur djali,
Dashuria për ty kurrë s’është venitur,
Çou të më shuhet malli !

NDROJTJEN TEK UNË E THEVE 

Më erdhe në heshtje,më erdhe,
Heshtjen tënde përbrenda ndjeva.
Ca ngjyra ylberi tek unë i derdhe,
Dhe mbrapsht nga ti asgjë nuk ktheva.

Më erdhe në heshtje,më erdhe,
Si zog i ndrojtur kur vjen në strehim.
Dhe ndrojtjen pak e nga pak e theve,
Si qelq e theve te trupi im.

KOHË UDHËKRYQESH 

Dhe zëri im, si tel këputet,
Me askënd nuk del të matet.
Një udhëkryq këtu më zhduket,
Më tej një tjetër nis e shfaqet.

Era më lidh me gërshetat e saj,
Në udhëkryqet e botës më hodhi.
A thua ka qenë bota shtatzanë?
Që kaq shumë udhëkryqe polli.

Dhe zëri im si tel këputet,
Me askënd nuk del të matet.
Një udhëkryq këtu me zhduket,
Më tej një tjetër nis të shfaqet.

MË LER, O DET! 

S’erdha si det, kur vjen në breg,
Se deti prap në bazë kthehet.
Malli për ty bjonde më djeg,
Si puthje, malli le të shprehet.

Më ler o det, më ler, të shprehem,
S’t’i dua valët, sot s’t’i dua.
Nga puthjet sot më ler të dehem,
Se puthjet janë si valë për mua.

Dhe bjondja si një varg i lirë,
Si metaforë rri për mua.
Më ler o det, më ler më mirë,
Ti shprehem bjondes, sa e dua.

NGJYRAT E VENDLINDJES 

Për pigmente s’kam nevojë,
T’i marr me vete në xhep.
Fshati im dhe të ndryshojë,
E ruan ngjyrën e vet.

Se vendlindja s’është erë,
Po është si shpërthim i prillit.
Te vendlindja kemi ndjerë,
Gjithnjë ngjyrën e fillimit.

Pigmentet, s’kanë ç’na duhen,
Për t‘i dhënë fshatit ngjyrë.
Ngjyrat e vëndlindjes ruhen,
Si tek deti dhe më mirë!

Se vendlindja s’është erë,
Po është si shpërthim i prillit.
Tek vendlindja kemi ndjerë,
Gjithnjë ngjyrën e fillimit.

DO TË DALË ZEMRA TË TË PRESË 

Nëse fjalën lashë në mes,
S’do të thotë që une s’të dua.
Dhe po s’dola të të pres,
Do të dalë zemra për mua.

Ne s’i thamë fjalët të gjitha,
Ca gjëra dhe nënkuptohen.
Dhe nëse s’do mjaftojë dita,
Te zemra do sistemohen.

Nëse fjalën lashë në mes,
S’do të thotë që une s’të dua.
Dhe po s’dola të të pres,
Do të dalë zemra për mua.

KROJET E DASHURISË 

Të kam thënë, e dashura ime,
Dhe sot ta them më mirë.
Nëpër kroje, nëpër kroje dashurie,
Nuk lëviz asnjë grimë.

Asnjëherë s’të kam kërkuar dalje,
Të dilja prap prej shpirti tënd.
S’e mendoja puthjen që më falje,
Puthja dashurinë nuk e tremb.

Të kam thënë e dashura ime,
Edhe sot ta them më mirë.
Nga krojet e dashurisë nuk iki,
Nuk do iki asnjë grimë.

U THASHË VALËVE : -LAMTUMIRË ! 

Po ecje me hap të shpejtë,
Era flokët t’i trazoi.
Tek sa trupin mbaje drejt,
Zemra rrahjet prap m’i shtoi.

Mbeta në minura, mbeta,
Në breg të detit i shtrirë.
Kur me sy ty të gjeta,
U thashë valëve : – Lamtumirë !

BRENDA NË VJERSHË 

Dritën e fika mbrëmë vonë,
E fika pas vargut të fundit.
Në thanë iku, le të thonë,
Për të mirën e katundit.

Nesër mund të mos bëj gjumë,
Edhe mund, s’është çudi.
Të bëj dhe një varg më shumë,
Mendja prapë atje më ri.

Dritën e fika mbrëmë vonë,
E fika se prapë do ta ndez.
Në thanë iku, le të thonë,
Të mbetem brenda në vjershë.

AROMË SHTËPIE 

Me vete kisha marë një trëndafil,
Që mbante akoma aromë shtëpie,
Pranë meje u ulë aqë afër një yll,
Dhe aromë vendlindje vjen e më bie.

Atë ditë mes aromave gjithë ditën,
Nga fshati në qytet sa u ktheva.
Dhe aromat nga unë nuk iken,
Sa u bënë tokë me gjakun në vena.

Nuk është Austria, as Gjermania, as Zvicra, është Tropoja!

 

Nga Denis Dyrnaja

Kjo pamje në foto nuk është në Austri apo Gjermani, nuk është as në Spanjë, Skoci, Zvicër apo Suedi, por është në Shqipëri.

Është thjeshtë një mrekulli.

Kjo mrekulli quhet Curraj i Epërm, një pikëtakim me Thethin dhe Valbonën.

Kështu duhej të ishte 80% e Shqipërisë, sikurse është 80 % e Bavarisë.

Por gjermanët “idiotë” i ruajtën pyjet, ndërsa ne të “zgjuarit” i zhdukëm.

Çuam beton edhe në Valbonë, masakruam pyje e lumenj.

Pasi shtruam gjithçka poshtë me beton, tani kemi filluar te veshim edhe qiellin me beton, në vend që ta mbanim stolisur me pisha, ah, bredh, frashër e lis.

Curraj i Epërm kaq madhështor, kaq i bukur dhe kaq jetësor.

Si një pikë uji e freskët në shkretëtirën më të re të betonizuar në Europë, me emrin Shqipëri.

 

Ligjërime që lartësojnë shpirtin njerëzor

Mendime meditative për librin me refleksione artistike “Ligjërimet e mendjes dhe shpirtit njerëzor” të shkruar nga Naun  Sina  / 

Nga Pëllumb Gorica
Naun Sina, vjen me një libër të një natyrë poetike krejt të veçantë, të shkruar me një stil narrativë ku përcillen mesazhe me ngjyrim paqeje dhe harmonie. Autori i frymëzuar nga mençuria dhe shija njerëzore, me ndjesi njerëzore ka thurur vargje në forëm përmbledhje aforizmash, duke prekur shumë veti të arrira të cilat shqiptari i ka manifestuar gjatë shekujve para vetes dhe para botës, si bujarinë e fisnikërinë, tolerancën e njerzillëkun, ndihmën reciproke e arsimdashjen e ndjenjën e së bukurës, besimin e sinqertë tek zoti. Nga këto urtësi mëson se jeta është si një strukturë skenike e kësaj bote, ku aktorët janë variacionet e shpirtit, të cilat i bëjnë thirrje ndërgjegjes njerëzore, për të mos harruar kurrë vetveten, edhe pse thithim ajër të ndotur nga mbeturinat e kësaj bote, e cila duhet të ketë lidhje vetëm me jetën e vërtetë, e zhytur në zemrën  e shpirtin, me dashuri njerëzore në thelbin e saj. E zhytur në lakuriqësinë e saj, nga skaji i dashurisë tek ai i lakmisë, i dhimbjes, i dhunës, i mirësisë, i fjalës me hapësira pa mbarim të paradokseve njerëzore. Gjithmonë e liga, hakmarrja, cmira, padija, pabesia, errësira, e keqja, e shëmtuara kanë qenë dhe janë gjatë gjithë jetës në luftë e papajtueshmëri me të mirën, dritën, kthjelltësinë, besimin, shpresën e ardhmërinë, ku gjithmonë ka fituar e mira dhe e drejta, shpresa dhe e vërteta.Autori shkruan pasi ka bërë një histori të përplasjeve historike dhe biblike:”Kur e liga shtypet si krimi/Sipërfaqja e tokës/Kthehet në pavion shërimi”. Në këtë libër ka mësime të vlefshme për jetën njerëzore, ka gjithçka që i nevojitet njeriut që nga çasti që lind e deri në çastin kur ai vdes. Për sa i përket personazheve të pranishëm aty, rregullsive gjuhësore që zbatohen, si dhe ndjenjave, përjetimeve, ideve dhe mendimeve mjaft të mençura, ato rrjedhin natyrshëm. Si për ta theksuar edhe më tepër këtë ide shërben edhe titulli i librit: “Ligjërimet e mendjes  dhe të shpirtit njerëzor”. Në konceptimin e këtij të fundit është shfrytëzuar përftesa gjuhësore e pranëvënies dhe e kundërvënies. Në këtë mënyrë shpirti, si një vatër e pasioneve të zjarrta, nuk mund të  durojë  kufizimet e përcaktuara nga ligjshmëria. Nga ana  tjetër, ligjshmëria kurrsesi nuk mund të ndryjë atë që buron prej shpirtit e që është ushqim përvoje e individit. Ato te dyja shërbejnë për rritjen morale, shpirtërore e fizike me dinjitet të  qënies njerëzore. Nëpërmjet asaj që flitet në libër, autori: ndien, përjeton, shpreh, dhe në të njejtën kohë mundohet të qartësojë  e të mësojë të tjerët, mbi mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të botës.  Libri “Ligjërimet e mendjes dhe shpirtit njerëzor” improvizohet nga një vend i shenjtë siç është mali i Tomorrit i cili mban mbi shpatulla madhështinë shekullore të shenjtërisë: Shenjtorët janë njerëz të mrekullive, ndërmjetës të qiellit ku qëndrojnë e të tokës ku kanë jetuar.”Kjo majë madhështore/Është kështjella më e lartë/E urtësisë njerzore”. Autori Naun Sina është njëkohësisht mendimatar e psikolog. Ai është në gjendje që nëpërmjet origjinalitetit krijues, të depërtojë në brendësi të qënies njerëzore, duke futur në lojë, Nobelisten Shqiptare dhe shenjtorin Abaz Alinë. Ai bën një paralelizëm midis shenjtërisë së Baba Tomorrit dhe madhështisë së Nënë Terezës. “Nënë Tereza/dorë për dore me Abaz Alin/ Nga Tomorri/me gëzim e shohin Shqipërinë./Zoti brenda tyre rri/Ata brenda Zotit bëjnë shënjtëri” Poeti, duke i vendosur përballë Nënë Terezën e lartësuar nga bamirësia dhe malin e përjetsuar nga shënjtëria, mundohet të bisedojë me to dhe nga të dy të nxjerrë sentenca që i kanë dhënë gjenerim e pulsim jetës. Por, së pari libri i Naun Sinës “Ligjërimet e mendjes dhe shpirtit njerëzor”, përbën një monument të shkruar për gruan famëmadhe Nënë Tereza, me të cilën krenohet kombi dhe bota. Ky trill me bamirësen tonë rrjedh nga një shpirt e penë që gatuan urtësi e aftësi, për ta nxjerrë Nënë Terezën para lexuesit me fytyrën e një Humanisteje me famë botërore ashtu siç është e tillë. Dhe këtë madhështi ëngjëllore e shtjellon mrekullisht në qindra vargjet e tij. Poeti e thekson që në fillim: “Lindi shqiptarja e rrallë/Legjenda e gjallë/Humanistja, dhuratë qiellore/Për racën njerëzore”. Autori vazhdon : “Nënë Tereza, sikur të ishte krijuesi vetë/diti të zgjonte nga gjumi dëshirën e vërtetë/duke u bërë shtylla kryesore/në ndërtimin e shtëpisë së bukur shpirtërore.” Ajo amanet ja la shqiptarit që fjala e tij, të mos humbasë shkëlqimin e saj si shufra e arit. Nënë Tereza jonë predikonte shumë e fliste pak, duke u bërë ADN-ja jonë në gjak. E më tej: “Nënë Tereza të shtinte fall nuk dinte/Jezusin zbulonte ditë pas dite/gjersa u bë imazhi i Zotit/që me gjuhën e tij ajo predikonte në sytë e veshët e popullit”/Do të jetë fatlum ai që kërkon të zbulojë prej saj/gjithnjë e më shumë./Mos e kërkoni Zotin në Qiell /as te dollapi /Ai është brenda nesh/në fillimet e hedhjes së cdo hapi./Ngrohtësia e fjalëve të Nënë Terezës/i jep harmoni trupit e shpirtit/bashkon zemrat e njerëzve me atë te Krishtit… “ Përmasat e veprës së Nobelistes Shqiptare, në hartën e zemrës së autorit për lexuesit, sjellin urtësi, dashuri, dhimbje, frymëzim.  Në këto vargje autori synon atë çka dëshironte të predikonte Nënë Tereza: Shërimin e shpirtit dhe të mëndjes njerëzore, zhdukjen e instikteve gri, që janë fryti i pandërgjegjes, si dhe lindjen e një drite të re vezulluese në ndërgjegje. Ai, në bashkëbisedim me Nënë Terezën, psherëtin, flet, trishtohet kur njerëzit ecin në drejtim të kundërt, kur ata zgjedhin rrugën e gabuar e në fund, lumturohet e krenohet, kur sheh që ata mbajnë mbi shpatulla peshën e pendesës. Në këtë libër tregohet se si urtësitë, dashuria dhe bamirësitë e humanistes shqiptare e shoqërojnë njeriun nga pas, nuk i ndahen për asnjë çast, deri sa ai e kupton gjendjen e vet, deri sa ai ndërgjegjësohet e vetëgjykohet. “Urtësite e Nënë Terezes janë qumësht  i bardhë/ që serviren në odat e shpirtit shqipëtar” Nënë Tereza qe jo vetëm një grua me zemër e famë të madhe, që luftoi varfërinë e mjerimin, iu përkushtua lutjeve e perendisë, por ajo qe edhe një mëndimtare e filozofe që la gjurmë. Shumë mendime dhe thënie të saj për jetën dhe punën, harmoninë dhe besimin njerëzor, kanë zënë vend të nderuar në kulturën dhe filozofinë e popullit tonë. Anët pozitive, ndjenjat e mëdha, fisnikërinë dhe madhështinë e kësaj bamirëseje autori mundohet ta vërë në dukje nëpërmjet shprehjeve që në shumicën e rasteve marrin trajtën e aforizmave dhe fjalëve të urta. Është kjo arsyeja që tek lexon këtë libër duket sikur lexon një poemë epike ose këngë nga cikli i kreshnikëve: “Gjithë jetën me të mirat bëri ujdi/Atë dëshironte të bënte dhe tani.Ajo mësonte: ‘Flisni açik/Se ajo që s’thuhet s’vlen asnjë pike/Kur s’beson /Fjalët asgjë s’thonë” Ajo duke u bërë mbështetje dhe shpresë për njerëzit e braktisur e të vetmuar, hapi me qindra shtëpi jetimorësh nëpër botë. Në disa faqe autori Naun Sina  shpreh qëndrimin e padrejtë që u mbajt ndaj kësaj misioniereje në kohën e diktaturës dhe meraku që mbeti plagë asaj në zemër për atdheun e saj të mohuar: “Vendi i bukur i shqiponjave/Në shpirt i mbeti/Jo vetëm për të lindur/ Por edhe për të vdekur/ Kërkoi sy/I gjeti aty.” Ndenjë shkrirë në një trup e shpirt të kësaj bamirsje të pashembullt në historinë botërore, e duke gjetur në zemrën e saj të madhe male dashurie e bese, por edhe duke shpalosur palodhshmërinë dhe përkushtimin e saj në rrugën e bukur të besimit dhe harminisë njerzore e qiellore, autori konkludon se njerëz si Nënë Tereza, rrezatojnë shembuj frymëzimi jo vetëm për në rrugën e zotit por edhe në rrugën e zhvillimit dhe përparimit, e me veprën e tyre ngrenë përjetsinë në cdo zemër që ka gjak njerzor e beson tek i madhi zot, kur shkruan:”Nënë Tereza e shenjtëruar/Monument i përjetsuar/Mbi Tomorrin madhështor/ Vigjilon/ Bija e kombit tonë”. Për Humanisten e Madhe, brezi i ri zbulon e mëson këtu mekanizmin strukturor të qënies njerëzore, e cila është shumë e ndërlikuar. Për ta fiksuar këtë, ai ka nevojë për një levë sugjestionuese e autosugjestionuese që ta bëjnë individin sa më të ndërgjegjshëm në lidhje me veprimet e tij. Fijet strukturore që e lidhin dialogun me Nënë Terezën, nga kapitulli në kapitull, mund të jenë të ndryshme, por tematika dhe mesazhi, ideja, shprehja artistike origjinale dhe  gjuha e thjeshtë, janë ato ç’ka e bashkojnë në një bosht të vetëm. Komunikimi autor-lexues është proces i realizuar qartë, bukur e thjeshtë në këtë libër, e kjo vjen si rezultat i natyrshmërisë e forcës artistike të shkrimtarit kuçovar. Personazhet që lëvizin nëpër faqet e librit, janë personazhe me moshë e përvoja të ndryshme, me origjinë e tipare të largëta nga njëri-tjetri, personazhe realë dhe jo realë, vijnë bindshëm në ndërgjegjen e lexuesit. Proçedimi artistik që lidh konvencionin kohë e hapësirë e bën veprën të realizueshme.  Autori Zenun Sina arriti që nëpërmjet këtij  trilli, të realizojë misionin e vet si krijues dhe t’ua lërë trashëgim këtë libër interesant e me vlera, brezave të ardhshëm. Duke i uruar suksese në krijime të tjera dhe një pleqëri të bardhë e përfundoj mendimin tim  për këtë libër-ligjërim zemre të Naun Sinës me disa vargje të tij:  “Për Shqiptarët/ Nënë Tereza nuk vdes kurrë/duke mbetur një tufë-floku mbi Flamur”.

Edhe kriminel edhe “poet”!!!

Autori i dyshuar i masakrës së Vlorës, ku 8 persona kanë humbur jetën, 24-vjeçari Ridvan Zykaj, duket se paraqet rrezikshmëri të lartë, pasi shfaq probleme të shëndetit mendor. Ky i fundit pak pas masakrës u arratis nga vendi i ngjarjes, ndërsa forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij.

Por si njihet i riu në fshatin e tij? Mësohet se 24-vjeçari ishte i papunë, ndërsa më herët kishte qenë i shtruar për disa muaj në spitalin psikiatrik të Vlorës, për shkak të problemeve mendore. Ndërkohë, në profilin e tij në ‘Facebook’ i riu përveç fotove që ka postuar, shihet se pa pasion dhe poezitë.

Nuk dihet nëse ka qenë vet Ridvani që ka shkruar ato poezi, të cilat duket i dedikohen një vajze. Po ashtu, Ridvani ka postuar edhe një poezi dedikuar politikës shqiptare. Aktualisht i riu është arratisur, ndërsa policia është ngritur në këmbë për ta kapur.

Dy familje u shuan në tragjedinë e Vlorës, kanë shpëtuar vetëm tre djem që nuk ishin në shtëpi

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Ritvan Zykaj, 24-vjeç vrau për vdekje tetë persona nga i njëjti fis, por nga dy familje të ndryshme.

Nga deklaratat e fqinjëve, në fokus të 24-vjeçarit kanë qenë familja e Azem Zykaj dhe Besim Zykaj.

Sipas deklaratave, ata ishin kushërinj të dytë, ose thënë ndryshe familja e vëllait të gjyshit.

Për News24 një fqinj u shpreh:

Nga familja e Besimit ka shpëtuar vetëm një djalë, ndërsa nga familja e Azemit dy djem, Falkao dhe tjetri që është në Greqi”

Edhe dy djemtë e tjerë që kanë shpëtuar nuk kanë qenë në banesë në kohën kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Policia vijon kërkimet për të kapur autorin, por duhet theksuar se 24-vjeçari është bari dhe e njeh shumë mirë zonën.