Gjatë një interviste për gazetat britanike në vitin 1934, një gazetar anglez i drejton At Gjergj Fishtes këtë pyetje ironike dhe fyese njëkohësisht: “Kam dëgjuar se shqiptarët tuaj janë shumë hajdutë! Si e komentoni ju këtë?!”

“Ashtu na ka dalë nami ore zotëri”, përgjigjet Fishta, -“Unë kam parë se si vidhet një bankë në Londër në mes të ditës, dhe askush në Shqipëri nuk mendon se të gjithë anglezët janë hajdutë. Shqiptari edhe nese vjedh këtë e bën nga halli i madh, ku mundet të marrë ndonjë dele, derr apo edhe pushkë.”

Më pas vjen pyetja e dytë dhe e fundit, pasi Fishta e detyroi gazetarin të tërhiqet.

“Sikur shqiptarët të kishin mbetur të krishterë, atëherë edhe bashkimi juaj kombëtar do te ishte bërë i mundur shumë më shpejt. Pra, ndërrimi i besimit është një pjesë tjetër e errët e karakterit të shqiptarit” –vijoi pyetjen ai.

“Unë vërtetë nuk po të marr vesh more zotëri”, -vijon At Fishta – “Po si guxon dhe mundet të flasë për mangësi karakteri të shqiptarëve një anglez?! E gjithë bota e di, se ju anglezët, për një bythë gruaje, ia ndërruat besimin fetar një Perandorie të tërë”. Kreshnik Osmani/27.al