Ajax shkatërron AEK-un, Shakhtar “paqe” me Hoffenheim (VIDEO)

Ka nisur me gola dhe spektakël mbrëmja e dytë e Ligës së Kampionëve. Ajax mposhti 3-0 AEK-un e Athinës, në Amsterdam.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, kur që në minutën e parë të këtij fraksioni Nicolas Tagliafico shënoi për vendasit. Donny van de Beek realizoi golin e dytë për Ajax. Në minutën e fundit pati kohë edhe për golin e tretë “firmosur” nga sërish nga mbrojtësi argjentinas Nicolas Tagliafico.

Ndërkohë, Shakhtar dhe Hoffenheim ndanë nga një pikë në ndeshjen e luajtur në Ukrainë, e cila u mbyll 2-2. Florian Grillitsch shënoi golin e parë për gjermanët, ndërsa vendasit barazuan me anë të Ismaily, megjithatë Havard Nordtveit i dha mundësinë Hoffenheim ta mbyllte pjesën e parë në avantazh duke shënuar golin e dytë. 9minuta para fundit, braziliani Maycon shmangu humbjen për Shakhtar, teksa shënoi golin e barazimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *