“Anëtarët e bandës së Safet Bajrit punonin si truproja të ministrit Bushati”

 

Arrestimi i Safet Bajrit, i cili njihej si personi që drejtonte organizatën më të madhe kriminale në veri të Shqipërisë ka trazuar sërish politikën shqiptare.

Ditën e sotme kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka akuzuar ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati se ka pasur lidhje me “të fortin” e Shkodrës.

Kryemadhi tha se disa prej personave të tjerë të bandës të cilët u arrestuan mbrëmë së bashku me Bajrin, janë përdorur si truproja nga Bushati, gjatë fushatës elektorale vitin e kaluar.

Kryetarja e LSI tha në emisionin “Kjo Javë”:

E inkurajoj Policinë e Shtetit për këtë operacion, por uroj që të disponojnë dokumente dhe prova që gjykatat mos t’i lirojnë pas disa orësh. Ky ishte operacion në bashkëpunim me partneritet ndërkombëtarë, por jam e shqetësuar se është i lidhur Rama e Bushati me këtë bandë e sa kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor 2017, jam e shqetësuar se sa janë përfshirë në institucionet shtetërore. Bushati i ka patur bodiguardët e vet në fushatën elektorale, ndërsa Rama i ka lejuar të qarkullojnë me makina të blinduara në Shkodër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *