Bayern Munich ndalet për herë të parë në këtë sezon të ri, teksa nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj ndaj Augsburg, në derbin e Bavarisë. Pas një pjese të parë pa gola, në fraksionin e dytë do të ishte Ribbery, i cili do të realizonte golin e avantazhit në minutën e 48-të, pas një asisti të Gnabry.
Ky ishte goli numër 98 i holandezit në Bundesliga, vetëm gjashtë futbollistë kanë shënuar më shumë se ai nga të gjithë të huajt që kanë luajtur në kampionatin gjerman. Festa e Bayernit u prish 3 minuta nga fundi i kohës ë rregullt, teksa Felix Gotze barazoi për miqtë. Ai është vëllai i vogël i Mario Gotze dhe është rritur pikërisht në akademinë e Bayernit.
Në vendin e dytë të kampionatit, dy pikë larg Bayern është Ëerder Bremen, që fitoi 3-1 ndaj Hertha të vendit të tretë.