Olsi Lelo 38-vjeç dhe e dashura e tij, 23-vjeç, janë viktima të një dashuri që u kthye në tragjedi. Gjatë një sherri në ambientet e një lokali te Unaza e Re, babai i vajzës e qëlloi me thikë të riun, ndërsa dje ai ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.
Rezmi Çaushaj, 51-vjeç kundërshtonte lidhjen e tyre të dashurisë. I ndjeri ka qenë i divorcuar dhe pikërisht ky fakt kundërshtohej nga babai i vajzës, kur kjo e fundit kishte marrë edhe një urdhër mbrojtje nga gjykata.
Rezmi Çaushaj kërkonte me ngulm që i riu Olsi Lelo të linte të qetë vajzën e tij dhe prandaj e plagosi një ditë më parë në një nga lokalet në zonën e ”Astirit”. 38-vjeçari nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra një ditë më parë duke ndërruar jetë mesditën e së enjtes.