Gafa e madhe e bashkëshortes së Buffon: Championsin e fiton … Chelsea

Këtë sezon Liga e Kampionëve do të transmetohet në Itali nga platforma “Sky Sport”, teksa pjesë e stafit është edhe bashkëshortja e Buffon, Ilaria D’Amico. Kjo e fundit ka bërë një gafë të madhe në lidhje me ekipin që shihet si favorit për të ngritur kupën me “veshë të mëdhenj”.

“Në ëndrrën time romantike, mund të them Paris Saint-Germain, sepse dua ta shohë Buffon duke ngritur Kupën. Në finale mendoj se d të dalë Juventus-Manchester City ose Manchester City-Chelsea. Bardhezinjtë për mua janë favorit, pasi janë forcuar shumë. Por duhet pasur kujdes edhe nga Chelsea i Sarrit, i cili e ka nisur mjaft mirë, edhe pse ka pak kohë që është në krye të kësaj skuadre”, ka thënë Ilaria për numrin special “Fuorigioco” në gazetën “Gazzetta dello Sport”.

Chelsea në fakt luan në Europa League këtë sezon, por bashkëshortja e Buffon e ka harruar këtë fakt. /Koha Jone/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *