Hiri i Bekim Fehmiut

 

Namik SELMANI

Para vetvrasjes së tij aktori madh shqiptar Bekim Fehmiu la një amanet që trupi i tij të bëhej hi dhe të hidhej në lumin e Lumëbardhit në Prizren

Lumbardhi nuk ka gojë 
Të flasë për dhimbjen fehmiane në brinjët e tij të blerta
Për të
U bë skenë pa drita, pa mikrofonë, pa pëshpëritës
Ai,
I heshturi dhe sokollitësi i viteve të rreptë.
Ai,
cicëroni i heshtjes, misterit dhe i diellit rrëzëllitës

Ajo krisëm vdekjeje 
të gjithë na pat qëlluar nga pak së largu
Na le mistere 
Si të ishin ca çelësa të hedhur në një det të pafund
Na duhej 
të pëshpërisnim monologjet që trokisnin si lypësa te pragu
E diellit t’i thonim 
të na jepte një rreze të re a një ditë më shumë.

Hiri bekimian
u bë ushqim për gjitarët e detit e ugarët ndër Lugina
e zëri 
u mbyt mes zinxhirëve mes zinxhirëve ujorë
Ah, pse iku kështu?
Të na godiste me kamxhikun e fatit me fshikullima
Te skena 
po fiken dhimbshëm dritat ku të gjithë jemi spektatorë.

Ah, Bekim!
Mbete në bekimin e shenjtë të kujtesës!
Ku ora e jetës 
Ndali e rinisi sërish të lëvizë akrepat
Hesht, o vdekje! Hesht!
Në atë varr të blertë është arkivoli i antiharresës 
Ja këtu te Lumëbardhi 
Do të ndalin të menduar për shumë vite në breza

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *