Historia e rrallë e Stallones me qenin e tij/E shiti në kushte urie, për ta riblerë i pasur

 

Çdo njeri që ka bërë apo po bën emër në këtë botë për diçka, padyshim që ka dhe pjesën e “çmendur” të jetës. Këtu përfshihen dhe aktorët, ku jeta apo karriera e tyre, është e përshkuar nga lloj-lloj çudirash e befasish.

Njëri prej tyre është Sylvester Stallone.

Në filmin kult “Rocky”, Stallone shihet gjithnjë me qenin e tij duke vrapuar rreth qytetit.

Qeni e ndoqi atë në film, si dhe në jetën e tij. Ndaj, historia e marrëdhënieve të tyre është e tillë që mund të prekë edhe zemrat më të ngurta. Stallone ishte shumë i varfër dhe kishte një jetë të vështirë përpara se të bëhej popullor.

Ai e pranon dhe sot se momenti më i vështirë në jetën e tij ishte ajo kur hyri në një tavernë dhe u detyrua të shesë qenin për 25 dollarë, në përpjekje për të mbijetuar duke blerë ushqim.

Pasi futi diçka në stomak, një hamburger, doli duke qarë dhe i ndjerë i poshtëruar. Pas dy javësh të asaj ngjarje, ai po shikonte ndeshjen midis Muhammad Ali dhe Chuck Wepner dhe mori frymëzim për të shkruar një skenar, pikërisht “Rocky”-n.

Skenari u përfundua për 20 orë dhe Stalone e ofroi për shitje në kompanitë filmike. E dha për 125 mijë dollarë, por me kushtin për ta luajtur vetë rolin kryesor.

Blerësit e hodhën poshtë atë, sepse donin një aktor më afirmativ. Por pas disa javësh u detyruan ta marrin me një pagesë prej 35 mijë dollarësh.

Gjëja e parë që Stallone bëri me këto para, ishte të kërkonte njeriun që ia shiti qenin e tij në kushte urie.

E gjeti dhe ia bleu për…15 mijë dollarë. Pas çdo vështirësie të kaluar, ata ishin sërish bashkë, kësaj here me para e famë bashkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *