Welcome back to Old Trafford, Sir Alex. #MUFC pic.twitter.com/RpDnitdrJZ
— Manchester United (@ManUtd) September 22, 2018
Prej 6 muajsh legjenda e Mançester Junajtid, Sir Alex Ferguson ka vuajtur pasi u prek nga një sëmundje e rëndë.
Pas shumë peripecive, skocezi ia doli të shërohet me sukses dhe tashmë ka vendosur të shfaqet në publik.
E ku mund ta bënte vizitën e parë Fergusoni, përveçse në “Old Trafford”.
Trajneri skocez ka udhëtuar drejt stadiumit të “Djajve të kuq” për të ndjekur ndeshjen e këtyre të fundit kundër Volverhampton.
Pritja ka qenë shumë e ngrohtë për teknikun legjendar nga tifozët e Junajtid.