Njihuni me burrin e parë që ka sjellë në jetë një fëmijë

 

Burri i parë që ka sjellë në jetë një fëmijë në Britaninë e Madhe do t’i nënshtrohet operacionit që do ta transformojë tërësisht.

22 vjeçari, Hayden Cross, që ka lindur femër, pasi solli në jetë fëmijën tashmë po pret që të plotësojë tërësisht ndryshimin e gjinisë duke hegjur edhe gjinjtë.

Duke përkëdhelur vajzën e tij 15-muajshe, Hayden u shpreh:

Kam pothuajse një jetë përfekte. Pas operacionit të radhës, më në fund do të kem mundësi ta vazhdoj jetën ashtu siç duhet.”

22-vjeçari mbeti shtatzënë duke përdorur një shiringë me spermë të cilën e mori nga një donator që e njohu në Facebook. Vajza e tij, Trinity-Leigh lindi në qershor të vitit 2017.

Duke folur për vajzën e tij, Cross thotë:

E vetmja gjë që kam dashur është të isha prind. Tani kam çdo gjë për të cilën kam ëndërruar. Ajo është një vajzë shumë e lumtur. Tashme jemi unë dhe ajo kundër gjithë botës.”

Hayden Cross ka më shumë se 6 vite që jeton si mashkull, por ju desh të ndalonte marrjen e hormoneve mashkullore ndërkohë që ishte shtatzëne në mënyrë që të mos dëmtonte foshnjën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *