Punonjësi i Barcelonës fiton 6.6 milionë euro falë Neymarit

 

Punonjësi i Barcelonës, Andre Kuri ka fituar një shifër të lartë parash për shkak të brazilianit Neymar.

Ai ishte një prej emrave më të besuar të ish-presidentit Sandro Rosell dhe ndër ata që u morën me transferimin e Neymar nga Santos.

Kuri kishte kontaktuar disa herë personalisht me brazilianin dhe babain e tij.

Si rrjedhojë, kur futbollisti nënshkroi me katalanasit, u vendos në kontratë një klauzolë e cila parashikonte që ai do të merrte 3% të shumës së transferimit të ardhshëm.

Sigurisht, askush nuk priste që Neymar të transferohej për 222 milionë euro.

Megjithatëm, kur PSG pagoi çekun në arkat e Barcelonës, atëherë u kuptua se katalanasit i detyroheshin një shifër relativisht të lartë punonjësit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *