Babai i Leonorës kthehet në vendlindje

Rreth 20 vite pas vdekjes së Qazim Jakupit, trupi i tij po prehet në vendlindje. Eshtrat e babait të këngëtares së njohur, Leonora Jakupi janë kthyer të enjten (20 shtator) në Kosovë ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot.

“Mirë se erdhe në Kosovën e lirë heroi im,”-shkruan Leonora në videon ku shihet makinat me trupin e të atit.

Së bashku me Qazim Jakupin do të prehet edhe bashkëluftëtari i tij, Kolonelit Ahmet Krasniqi. Homazhet do të zhvillohen në Kuvedin e Kosovës rreth orës 12:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *