Skandaloze/Piloti i Blue Panorama kapet i dehur, shmanget një tragjedi në ajër

 

Pas vonesave të shumta në fluturime dhe trajtimit si mos më keq të klientëve, një tjerë situatë skandaloze ka përfshirë kompaninë e fluturimeve Blue Panorama.

Këtë herë thuhet se një prej pilotëve të kësaj kompanie është kapur i dehur dhe nën efektet e alkoolit pak para se të hipte në bordin e avionit, këtë të shtunë.

Report Tv shkruan se ky pilot është italiani Emilio Leone, i cili është zbuluar nën efektet e alkoolit nga punonjësit e tjerë të linjës, të cilët kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Efektivët e komisariatit të Rinasit janë vënë në lëvizje pasi kanë marrë njoftimin duke i bërë testin e alkoolit pilotit Emilio Leone. Nga testi me paisjen Drager ai ka rezultuar alkooli në trupin e tij kapte vlerën e 0.32 % mbi normën e lejueshme.

Avioni ishte gati për nisje me 200 pasagjerë në bord kur u zbulua se piloti ishte i dehur.

Në të tilla kushte është anuluar menjëherë fluturimi për të pritur zëvendësimin e pilotit të dehur. Pikërisht ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur një situatë të paprecedentë në historinë e aviacionit shqiptar kur një pilot është zbuluar se ka tentuar të pilotojë i dehur.

Ndaj pilotit italian Emilio Leone nuk është aplikuar masa a arrestit, kjo pasi nuk e parashikon ligji shqiptar por vetëm i është ndaluar të fluturojë.

Për rastin në fjalë janë njoftuar dhe pala italiane, e cila e ka licensuar Emilio Leonen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *