Të gjithë pas meje, me dimija e kovraka! Ama u bë deputet për katër vjet

 

Një mesele do ua tregoj

Mbaheshin zgjedhjet parlamentare në vitin 1998, kandidatit X nuk i dilte hesapi me votat.Duke u endur nëpër fshat helbete mos takon ndonjë votues, dëgjon do dahire. Hynë në lamë dhe sheh se aty mbahej një sirë grash. Ç’të shohe aty, ruzi – masher. U bërtet dajrexhicave :
– Ndalni ato daire, a nuk e dini se unë kam mort e ju hidheni e përdridheni.
– Pse kush paska vdek?
-Lini llafet ai, bohi resht ene ini të më votoni se mzoort të madh jam.
I morri gratë me dimija, me kovraka, me japështërma i çoj në vendvotim. Ama u bë deputet për katër vjet.

Zejni BILALLI-UKSHETINA  @ MAQEDONIASHQIPTARE.COM

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *