Tani, dihet më se marrëveshja e Prespës duhet të finalizohet në Parlamentin e Maqedonisë!
Ka zëra me refrene të njohura, por ka zëra edhe me refrene që të lodhin!
Megjithatë, do punë tanimë janë të njohura dhe, dihet si shqiptarët do të veprojnë në këtë rast!
E para, shqiptarët, partitë politike shqiptare janë nën ndikim të plotë nga faktori amerikan dhe evropian dhe për këto vota këto dy faktorë as që çajnë kokë, sepse ata e dinë se shqiptarët kokën e kanë me ta!
E dyta, as Zaevi as Ahmeti nuk do të merren me dy votat e Aleancës, sepse këtë punë e kryejnë faktorët!
E treta, nëse Alenaca nuk i hudh këto dy vota në kutinë e faktorëve tanë, kuptohet, nuk i shkruhet mirë!
Dritëro Zeqiri@MAQEDONIASHQIPTARE.COM