
Kujtom Koxha mund të kishte kryer një ngjarje të rëndë nëse një prej të pranishmëve në lokal nuk do të ndërhynte për ta neutralizuar. Në krimin e rëndë të ndodhur në fshatin Shëlli të Matit, mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos rëndë një tjetër.
Së fundmi sipas dëshmive të banorëve mësohet se kjo tragjedi mund të kishte pasur përmasa më të mëdha, pasi në lokal ndodheshin 13 persona, 10 prej të cilëve punonjës të Bashkisë së Matit, dhe tre qytetarë.
Kur Kujtim Koxha ka ardhur i armatosur, një prej banorëve ka ndërhyrë që ta kapte dhe ta neutralizonte ku pasojat e ngjarjes mund të ishin edhe më të rënda. “Po mos t’i kishte hequr armën do na kishte vrarë të gjithëve”, shprehet një prej personave që ka parë tmerrin me sy.