Disa intelektual në Pollog të deklaruar si shqiptarë, shumë shpejtë do të kthehen në gjakun e tyre, në turq!
Është çështje kohe kur do të ndodh që disa intelektual të deklaruar deri më tani si shqiptarë do të përqafojnë gjakun e tyre, identitetin real të tyre, identitetin turk, këtë na e tha një intelektual në Pollog, i cili deshi të mbetet anonim!
Realisht, çka na tha ky intelektual deri tani shqiptar, tani e tutje turk?!
-Është e natyrshme që secili njeri të shpehet hapur, ashtu si ndjehet!
Unë asnjëherë në jetë nuk e kam ndjerë veten se jam shqiptarë!Këtë ndjenjë me vite të tëra e kam bart mbi supe dhe kam gabuar shumë!Unë nuk kam asgjë kundër shqiptarëve, përkundrazi kam shumë miq, por thuajse asnjëherë nuk ju kam folur për atë se çka në të vërtetë kam pas në gjak e zemër!
Numri i këtyre, i bashkëmendimtarëve tanë është i madh dhe, vin një ditë të gjithë do të deklarohen hapur!Kjo punë dihet, sa të futesh në rrejtet sociale e kupton këtë fakt dhe ky fakt për mua nuk është ofendues!Përkundrazi, unë e dua Turqinë, jam turk, s’jam shqiptarë!
Në rrjetet sociale takon persona që përkrahin Turqinë, përparimin e shtetit tonë, e duan Edroganin, e duan me të drejtë, sepse na lidh shpirti me të jemi fund e krye turq!
Në anë tjetër ne e përuruam për qëndrimin e tij dhe ndamë mendimin se, secili ka të drejtë jetike të deklarohet ashtu si ndjehet; është e pandershme që të proklamosh shqiptari duke ëndërruar Turqinë!
Urime, unë jam shqiptare, ti je turk, punë e kryer është kjo!
Bukra HALILI@MAQEDONIASHQIPTARE.COM