Australia po “shkrihet” nën temperatura përvëluese.  Një valë ekstreme të nxehti ka prekur vendin që nga e shtuna e kaluar, duke shkaktuar zjarre, viktima dhe një rritje të numrit të personave që shtrohen në spitale.

Zyra australiane e Meteorologjisë tha se, të dhënat paraprake tregonin një temperaturë kombëtare maksimale prej 40 gradë Celsius.

Temperaturat aktualisht janë mbi 42 gradë Celsius në shumë zona të vendit, me disa pjesë të Australisë perëndimore që do të regjistrojnë temperatura deri në 14 gradë më të larta sesa mesatarja.  Kjo ka bërë që shumë australianë që të dynden në plazhe. (TemA)